Showbizz
Graciano ‘përplaset’ live me Rudina Magjistarin/ Nuk e dija që isha ftuar për këtë temë

Balerini Graciano Tagani ka qenë i ftuar së fundmi tek “Rudina”, Por intervista nuk ka shkuar sipas parashikimeve të balerinit.
Moderatorja Rudina Magjistari e ka pyetur për deklaratën e bërë gjatë një tjetër interviste ku pretendohej se Graciano kishte thënë se VIP-at konsumojnë këto lloj substancash gjatë jetës së natës.
Balerini e ka mohuar një deklaratë të tillë, duke thënë se është një keqinterpretim i portaleve. Por, Rudina ka insistuar duke publikuar një pjesë nga intervista në fjalë.
“Dalin për të pirë një pije, por jo për të pirë kokainë njerëzit. Pra Graciano, përgjigja ishte shumë e qartë. Konsumimi i substancave narkotike është i paligjshëm”, i është drejtuar moderatorja, balerinit.
“Unë nuk e dija fare që isha ftuar për të folur për këtë pjesë, për të folur për këtë. Por megjithatë, meqë e hape ti unë po vazhdoj të ta sqaroj edhe njëherë. Konteksti nuk është për akuzë ndaj VIP-ave, është për njerëzit që dalin natën që normalisht edhe pinë, edhe bëjnë, është puna e tyre nuk është puna ime. S’ka çfarë më duhet fare”, është shprehur Graciano.
Më tej, Rudina e ka pyetur nëse është pro apo kundër legalizimit të marijuanës. Një pyetje të tillë, balerini nuk e ka mirëpritur dhe ka sqaruar se ai nuk është as bos droge, as konsumues i lëndëve narkotike. Ai ka theksuar se do të ishte më korrekte nëse të ftuarit do të informoheshin saktë mbi temën e intervistës./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bjondina më provokuese e rrjetit/ Fotot më seksi të modeles së njohur
Colleen Marie është një nga bjondinat më seksi të Instagramit.Bukuroshja çmend meshkujt me linjat e saj, ku në çdo foto më së shumti ekspozon gjoksin...

FOTOT-Bukuroshja e Instagramit tërbon meshkujt me pozat “hot”
Amy Ramirez është një nga influencueset më të reja të Instagramit. Meksikanja çmend ndjekësit me fotot e saj tejet provokuese me bikini minimaliste. Amy nuk...