LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari i Ylli Ndroqit e pranon publikisht/ Xhemaili ndryshoi emrin

22 Maj 2020, 20:52, Politikë CNA
Gazetari i Ylli Ndroqit e pranon publikisht/ Xhemaili ndryshoi emrin

Gazetari, Elio Laze e ka pranuar publikisht përmes një postimi se të dhënat e Ylli Ndroqit janë ndryshuar në vitin 1993, ky është bashkëpunëtori i dytë i Ylli Ndroqit në 24 orë që pranon ndryshimin e emrit, pas Ilir Demalisë.

Gazetari i Monës dhe Ora News Eljo Laze i cili njihet si një nga ushtarët e Ylli Ndroqit dhe Ilir Metës, në faqen e tij në rrjetet sociale ka shkruar se Ylli Ndroqi, ka ndryshuar emrin në vitin 1993 dhe thekson se kur ka lindur djali i tij në Australi ai ka pasur mbiemrin Ndroqi.

Në fakt gazetari Laze pranon këtë detaj, që emri është ndryshuar në vitin 1993, por ende nuk ka pranuar as ai as shefi i tij ndryshimin e mbiemrit. Tani nga Ylli Ndroqi jemi tek Xhemail Ndroqi, pritet vetëm të pranojnë edhe pjesën Pasmaçiu, më pas s\ka më nevojë për asnjë publikim nga ana jonë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga CNA.al, mbiemri është ndryshuar në 1997, pra shtetasi Xhemail Pasmaciu u bë Ylli Pasmaçiu dhe më pas u bë Ylli Ndroqi.

Këto të dhëna janë në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile. Sa për dokumentat e publikuar anga CNA.al, të gjitha këto të dhëna janë nxjerrë nga regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

Gjatë kohës që është bërë regjistri elektronik, të gjithë regjistrat e Republikës së Shqipërisë janë skanuar një e nga një. Prandaj ne publikuam dokumentin e parë ku Ylli Ndroqi ka mbiemrin Pasmaçiu tek bashkëshortja dhe një nga femijët.
Këto janë të dhëna fillestare kurse dokumenti i publikuar sot tregon emrin dhe mbiemrin e tij të plotë të ndryshuar . Tani emri u pranua, ka ngelur të pranojnë edhe ndryshimin e mbiemrit./CNA.al

Ilir Demalia: Ylli Ndroqi ndryshoi emrin

BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

 

Lajmet e fundit nga