LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Firmosa kontratë me Mançester Sitin dhe shënova 3 gola", ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare rrëfen karrierën e bujshme

22 Maj 2020, 15:40, Sport CNA
"Firmosa kontratë me Mançester Sitin dhe shënova 3

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Eduart Abazi, i cili jeton prej shumë vitesh në Portugali, është rikthyer të flaës në karrierën e tij të suksesshme, pas një mungese tepër të gjatë me mediat vendase. Në një prononcim për emisionin ?Fan Zone?, Abazi, ka rrëfyer karrierën e tij të pasur, ku ka qenë pjesë e Dinamos të Tiranës, Hajdukut të Splitit, Benfikës, Boavistës, etj.

Ai arriti t?i bashkohej edhe gjigantëve të Mançester Sitit, ku shënoi edhe 3 gola në miqësoren me Bolton, por u rikthye sërish në Portugali pas nuk siguroi dot lejën e qëndrimit.

Tranferimi te Hajduku i Splitit- Kam filluar te Dinamo në 1983. Kam pasur një eksperiencë shumë të bukur në Kroaci. Ia dëshiroj të gjithë sportistëve shqiptarë. Kam lujtur në një ndeshje miqësore në Budva dhe kam bërë 3 gola. Fati ishte që drejtori i Splitit pa ndeshjen miqësore, më morën bëra 6 gola dhe më mbajtën. Dhashë gjithccka për Hajdukun e Splitit dhe jam krenar.

Kam qenë me Ardian Koznikun, një nga talentet më të mëdha të futbollit Kosovar. Ishte shumë e lehtë kur ke një patriot. Ishte puna kolosale e ime, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm stërvitesha. Ndonjëherë kjo të heq edhe shoqërinë, mirëpo kjo bëri që ta kisha të lehtë të Hajduku. E falenderoj nga zemra dhe i uroj suksese. Nderova veten dhe familjen. Të 2 bashkë ndëruam njëri-tjetrin.

Transferimi te Mançester Siti- Gjatë gjeneratave të futbollit në Shqipëri ka pasur shumë lojtarë që nuk i shpalosën dot vyrtytet e tjera. Ka qenë një brez jashtëzakonisht i fortë. Ccdo ekip mund të transferonte 12 veta. Në atë kohë kam shkuar te Mançester Siti. Kam shkuar nëpërmjet një miku. Kam luajtur një miqësore me Boltonin dhe shënova 3 gola. E di dhe Rudi Vata.

Bëra kontratë 2 mujore, pasi prisnim nga ministria e punës lejën e qëndrimit. Në 5 mars të 1996, për të mos humbur rezidencën e Portugalisë, u ktheva te Boavista. Më pas firmosa me klubin historik Akademica. Jam shumë krenar për karrierën time. Jam shumë krenar për të gjithë, kanë qënë të shkëlqyer dhe i respektoj.

Goli me roveshatë ndaj Lituanisë ? Unë kam firmosur me Benfikën në 93-94. Më huazuan te Boavista. Jam shumë krenar që i kam përfaqësuar të dyja. Jam i respektuar si njeri dhe sportiest. Kanë kaluar mbi 20 e ca vite që lashë futbollin.

Brezat kishin konkurencë të madhe. Ne si ekip kombëtar nuk e analizonim lojën e kundërshtarit. Ishim të papërgatitur. Në qoftë se do të shohim lojën ndaj Lituanisë kemi humbur 10-12 raste. Unë e kam cilësuar që është goli më i bukur.

Lojtari shqiptar që i ngjan- Nuk merrem me futbollin shqiptar. Është intervista e dytë mbas 20 e ca vite që jap. Por mund të them Salihi. Ishte një djal jashtëzakonisht i talentuar.

Lajmet e fundit nga