LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E BUJSHME/ Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet Fenerbahçes

22 Maj 2020, 18:13, Sport CNA
E BUJSHME/ Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është një objektiv i gjigantit turk, Fenerbahce. Lojtari që është në pronësi të Huddersfield, po luan si huazim në Turqi të Kasimpasa, ku ka bërë gjashtë paraqitje që pas transferimit në janar.

Takwim.com pretendon se Fenerbahce janë të interesuar për Hadërgjonajn, i cili është nën kontratë me Huddersfield deri në vitin 2021.

Te Fenerbahce, Hadërgjonaj do të zëvendësonte ish mbrojtësin e Juventusit, Mauricio Isla, që do të largohet në fund të sezonit. Pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mund të ndihmojë në këtë transferim. Gjatë karrierës së tij, Hadërgjonaj ka veshur edhe fanellën e Inglostadt dhe Young Boys

Lajmet e fundit nga