LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ardhmja e Ikardit në ajër, PSG i drejtohet Interit me një ofertë konkrete

22 Maj 2020, 20:24, Sport CNA
E ardhmja e Ikardit në ajër, PSG i drejtohet Interit me një

Interi nuk e do më në skuadër dhe po dëgjon ofertat drejt tij. Mauro Ikardi këtë verë do të vendosë përfundimisht rreth të ardhmes. PSG e ka si të huazuar këtë sezon, me argjentinasin, që ka arritur të jetë autor i 20 golave.
Francezët e duan, por pandemia nuk i lejon të bëjnë ofertën e duhur për Interin. Zikaltërit kërkojnë 70 milionë euro, por francezët propozojnë një shumë më të ulët.

Oferta e përgatitur nga drejtori sportiv, Leonardo është 50 milionë euro plus 10 milionë bonuse, që nuk janë lehtësisht të arritshme. PSG ka nxituar për këtë ofertë, duke patur parasysh se në fund të këtij muaji përfundon marrëveshja e nënshkruar mes klubeve për huazimin e ish-kapitenit zikaltër.

Marota me drejtuesit e tjerë pritet ta mendojnë mirë këtë propozim, pasi situata është e tillë që nuk do ketë shumë blerës për Ikardin në verë. Pandemia nuk ia lejon këtë luks gjigantëve të Europës dhe drejtuesit nuk munden kurrsesi ta mbajnë Ikardin te zikaltërit sezonin e ardhshëm.

Lajmet e fundit nga