Connect with Us

Dritëhijet e rrënimit të Teatrit Kombëtar

Opinione

Dritëhijet e rrënimit të Teatrit Kombëtar

Publikuar

-

Nga Tanush Çaushi

Nga përgjumja e Pandemisë?…

Natyrshëm më lindin disa pyetje që rrjedhin nga kulmimi ekstrem i çështjes pikërisht në prag të çeljes së negociatave në BE. Një veprim i tillë i papritur, pikërisht në kohën e përgjumjes së globit nga kuçedra Pandemi a i shërben dëshirës dhe ëndrrës sē shqiptarëve drejt integrimit në BE?
E thënë ndryshe, a u shërben vallë interesave bashkëkohëse të Shqipërisë apo forcave e qarqeve antishqiptare? Pse pikërisht tani? Pse ky nxitim marramendës, a nuk mund të shtyhej pas Qershorit për hir të interesave të vendit?

Medalja ka dy anë

Shikojmë pak anën tjetër, atë që ndodh në mes të ditës në dritë të diellit. Shumë monumente kulture dhe vepra historike janë në rrezik shembje dhe zhdukje (në fakt po zhduken pupas veças në Jug). Ato gjenden në Gjirokaster, Butrint, Konispol, Finiq, Mesopotam dhe kanē lashtësi mijëra vjeçare. Ç’ndodh me këto vlera të paçmuara të identitetit tonë mijëra vjeçar? Sikur harrohen, sikur qellimisht u fshihen syrit të banorëve vendas dhe u tjetërsohen syrit të vizitorëve të huaj
Përse një Teatër as 100 vjeçar është kthyer në arenë të egër lufte politike, ndërsa për muret Pellazgjike që mbahen heshtur në Butrint nuk flet askush? Kujt i shërben kjo lloj heshtjeje dhe fshehje?

Tjetër e tjetër…

Shikuar në një kënd tjetër mbase ky aksion i nxituar kërkon të tërheqë vëmendjen nga problemet e mëdha ekononike e sociale që po kalon vendi duke e spostuar diku tjetër. Gjithçka është e mundur me këta mbi krye që vetë kanë thënë e janë bërë pronarë tē pafryrë të timonit e tepsisë.
Tjetër. A mos vallë kërkojnë që populli të “hajë gola” edhe me reformën në drejtësi dhe mosndryshimin e sistemit zgjedhor?

LEXO EDHE:  Pas paketës Anti KÇK/ Rama prezanton tjetër projekt: Xhevahir i nxjerrë në dritë

Një fakt tridhjetë vjeçar

Asnjë nga qeveritë “demokratike” nuk e ka rikonstruktuar këtë Teatër gjatl 30 viteve të “ndryshimit të madh”. Mos vallë kjo është bërë me qëllim dhe fsheh interesa të forta klienteliste sapo të vinte momenti për këtë truall të lakmuar?
Pushteti i sotëm ka thënë se bashkë me Koronën i erdhi lepuri në shteg dhe vendosi ta shfrytëzojë deri në pikën e fundit momentin. Atëherë, le të ndizet zjarri në vatër, vrap ruspat mbi teatër! …
Në anën tjetër mbase Kryeministri i ka bërē rrengun e radhēs opozitës, përpjekje që ta “fusë në kurth” duke i imponuar lëvizje të detyruara dhe të vogla pa dobi politike për zgjedhjet e ardhshme. Mendoj që opozita e pjekur tashmë për qeverisje nuk duhet të bjerë në këtë grackë dhelprash duke gëlltitur çorbat e qëllimshme që gatuan dhe servir pozita e djallëzuar.

Ferra e vogël dhe lepuri i madh!…

Sinqerisht edhe vrapi i medias pas berihait nuk më pëlqen fare. Pse duket kaq shumë e shqetësuar vetëm për Teatrin lukunia mediatike shqiptare?
Po varfëria e shqiptarëve, drejtësia e munguar, papunësia dhe shumë probleme madhore për vendin përse nuk trumbetohen me të madhe?
A mos vallë edhe ato janë të varura nga Pushteti si varet nga këmbët keci?!…
Ja, këto qenë pyetjet që më lindēn nga mendimi se pas ferrës së vogēl të djegur, mbase fshihet lepuri i madh i prerë e i pjekur!…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Edi Rama si spektatori dhe aktori i vetëm i Teatrit !

Publikuar

-

Nga

* Dje, mbrëmë më mirë, në emisionin e Sokol Ballës, “real story”, gazetar që është me mjeshtri të lartë, miku im shumë i vlerësuar, kishte ftuar Edi Ramën, përballë analistëve dhe gazetarëve.

Isha duke bërë yoga dhe nuk e ndoqa dot, madje e pashë siç isha me kokëposhtë, por kur pashë si ishte organizuar skena, nuk kisha se çfarë dëgjoja më për përmbajtjen.

Gazetarët dhe analistët ishin ulur në skenë, kurse Edi Rama i vetëm, ulur nja pesëmbëdhjetë rradhë larg skenës, në plate. Mos infektohej edhe nga covid-19! Kastat duhet të qendrojnë larg njera tjetrës si në Indi!

I vetëm!
I ndriçuar nga projektorë gjigandë.
Ulur në kolltuk spektatori.
Salla bosh!
Gjysëm e ndriçuar si për shfaqje.
Pa spektatorë të tjerë, kokër koke miu nuk dukej në sallë.
Fiste nga salla pavarësisht se spektatori në teatër sheh shfaqen në heshtje dhe vetëm duartroket performancën e skenës!
Alfred Lela i shkretë tamam si në një shfaqje teatri ku edhe gjuha e trupit duhet të flasi, u detyrua të heqi pantollat për të treguar plagët e marra, por ato në ekranin e telefonit tim nga që kamera i merrte nga larg nuk dukeshin.
Një shfaqje multimediale, teatër, televizioni, dokumentar, video amatore integruar në një.

Bravo Sokol Balla!

LEXO EDHE:  “Braktisja e familjeve në nevojë, kriminale”/ Bardhi thirrje Ramës: Lëri fjalët boshe dhe teatrin

LEXO EDHE:  “Nuk ke parë gjë akoma”/ Paralajmërimi i fortë i aktorit për Veliajn

Dje ka qenë emisioni më i madh i këtij shekulli!

Besoj se edhe në 30 vitet e tjerë deri në 2050 nuk do të ketë tjetër me këtë performancë organizimi studjoje!

Pierre Bourdië do të jetë ngritur dje fantazmë nga varri!
Erving Goffman do të jetë endur varrezave si hije duke uluritur si ujk i vetmuar!
Huuuuuuuuu, huuuuuuu, huuuuuuuu
Ata kanë argumentuar se skenografia e studios është më e rëndësishme se përmbajtja e dialogut!
Se kanali është më i rëndësishëm se content-i!
Hajde Marshall McLuhan, hajde!

Edi Rama si spektator i vetëm i teatrit, që si spektator është edhe aktori i vetëm sepse nga kolltuku i spektatorit, është ai në thelb çfaqja në vetvete. Eshtë aktori i vetëm dhe spektatori i vetëm njëkohësisht i çfaqjes së tij!

Si shfaqjet teatrale postmoderne ku aktori luan rolin e tij edhe si spektator sepse skena është atje ku ai është, zhvendoset bashkë me të!

Sokooooooool!

Bravoooooooooo!

Jam zbavitur shumë!

Në analet e historisë të gazetarisë televizive do të mbetet

Debat në studio ku fjala nuk ka vlerë dhe gjithçka e rrëfen me skenografi!

Ke nxjerrë lakuriq gjithçka!

Sa të kem frymë nuk do le rast pa ua treguar brezave të specialistëve të komunikimit si një rast shkollor mësimor!

Urimeeeeeeeeeee!

Mik!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

* Për herë të parë pas 30 vitesh një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër establishmentit politik të 3 liderve që sundojnë Shqipërinë.

Publikisht dhe pa dorashka diplomatike, ambasadorja Yuri Kim dje deklaroi:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” – deklaroi ajo.

Po pse pikërisht tani ky alarm i ambasadës kundër një marrveshje anti-amerikane: Meta-Rama-Basha?
– sepse Edi Rama hoqi dorë nga shkarkimi Ilir Metës dhe hyri në negociata për ruajtjen e xhaketave të vjetra.
– Sepse Meta dhe Basha u takuan për një strategji mbi bllokimin e reformës në drejtësi duke shkarkuar Dvoranin dhe duke diktuar emrimet në gjykata.
– Sepse Basha-Kryemadhi-Rama nuk po reagojnë për propozimet amerikane mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sitemit danez.
– Sepse Meta dhe Berisha janë të gatshëm të këmbejnë me Edi Ramën reformën në drejtësi me reformën zgjedhore.
– Sepse gjykatat e Edi Ramës i dhuruan pafajsinë Lulzim Bashës për pastrim parash ruse në Washington.
– Sepse Edi Rama po siguron mandatin e tretë si Kryeministër në këmbim të amnistisë penale për Sali Berishēn dhe Ilir Metën duke i garantuar paprekshmëri tē bizneseve të tyre.
– Sepse të 4 së bashku aktruan para teatrit dhe krijuan “luftë” artificiale për t’iu shmangur dialogut mbi sistemin elektoral dhe propozimeve amerikane për listat e hapura.
– Sepse ambasadorja amerikane ka refuzuar çdo takim me Sali Berishën, ndërsa Rama përmirësoi mardhëniet me familjen Berisha në mediat e tyre.
– Sepse pas mitingut të 2 Marsit, ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që Ilir Metës i ndalohet mbajtja e flamurit amerikan dhe nuk mbështet presionet e tij.
– Sepse Amerika ka 8 vjet kërkon proçedimin e Ilir Metës por ai mbrohet nga Rama dhe Berisha. (Kujtojmë që Rama e votoi Metēn si president edhe pasi ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlautin i kërkuan prokurorit përgjithash proçesim penal për Ilir Metën)

LEXO EDHE:  “Meta gati të hidhet nga mali, me Çimin si parashutë”/ Rama “teatër” në parlament, nuk kursen as artistët

LEXO EDHE:  Përparim Kabo “shuplakë” pedagogëve/ Mos bëni teatër

Për këto arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tejet të zhgënjyera me pazarin tresh Rama-Meta-Basha.
Amerika priste që fadromat të çoheshin në presidencë për të shkulur nga themelet modelin Meta, por Rama aktroi me 3 artistët e opozitës dhe i dërgoi fadromat tek teatri.
Amerikanët kishin shpresuar që Rama të sillej si Zajevi me Gruevskin.
Është treni fundit për Edi Ramën, nëse do e ruaj kontratën me amerikanët për dy reforma në drejtësi dhe zgjedhje të lira, apo do kërkoj të blej lirë dy të pandehurit e amerikanve në Shqipëri në këmbim të një mandati të tretë në tavolinë?
Prova e zjarrit është “fadroma”. Amerikanët po presin të fundosi presidencën…../ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Çerçiz Loloçi/ Thesi me m..t, Ylli Dylgjeri

Publikuar

-

Nga

Ky është Ylli Dylgjeri, një ish i njohuri im, që dikur udhëheqja e lartë e KQPPSH na e rekomandoi për ta marrë si instruktor në Komitetin e Rinisë së Tiranës, por që ne e refuzuam sepse kishim filluar të merrnim instruktorë me një shkollë të lartë, pra me universitet.

Nuk e pranuam ne, por e mori instruktor Komiteti Qendror i BRPSH, ku 3 nga sekretaret, shefat e Dylgjerit, ishin si puna e tij. Me vone Dylgjeri punoi per pak kohe menaxher i Koha Jone dhe me pas zyrtar i larte i shokut Nano, pastaj i shokut Meta, ne poste te larta. Natyrisht i pelqen edhe te shkruaje, por kurdohere ne favor te partise qe i jep nje post. Eshte pak a shume si muzika tallava qe do t’i beje sfide muzikes se vertete. Por Dylgjerianet majtas e djathtas, do ta kene kete privilegj publik ne demokraci, pra te jene ze kontestues kur te mos kene lidhe me zyrat e shtetit, perkunder do te jene njesoj si firmosesit e keshillit bashkiak me pastor Gogun dhe te tjere.

LEXO EDHE:  “Meta gati të hidhet nga mali, me Çimin si parashutë”/ Rama “teatër” në parlament, nuk kursen as artistët

Dhe kur thote Dylgjeri qe peshtyni keshilin bashkiak me gjithe Gogun me mjeker dhe Sekretarin e BRPSH me shkolle partie, duhet te peshtyni edhe ata qe kane te bejne me pushtetin ne keto 3 dekada, kur kane bere pune te mbrapshta! Ka gjithmone nje ndarje te madhe mes personalitetit te kultures dhe te angazhuarit dhe te punesuarit ne maxhorancat e radhes dhe ne kesi rastesh te punesuarit dhe militantet e partive jane gjithhere me te rezervuar!

Se kur te kthjellohen pak punet dhe Shqiperia te jete me normale, njerezit do pyesin: Cfare perfaqeson ky njeri?
Dhe kur ketij personi i thua qe te ballafaqohesh dhe e telefonon ne 6 numra celulari (3 te PS dhe 3 te LSI) nuk te del.

LEXO TE PLOTE