Connect with Us

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Politikë

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Publikuar

-

Dje, pas shumë kohësh investigime dhe mbledhje materialesh, CNA.al publikoi dosjen ose dokumentin e parë të dosjes së pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, i cili rezulton të jetë një person me emër dhe mbiemër të ndryshuar, i dënuar për trafik droge në Turqi, dhe jo vetëm kaq.

Në shkrimin tonë, me fakte ne treguam sesi të dhënat e gjendjes civile ishin shkatërruar në njësinë bashkiake numër 2 dhe sesi familjarët e zotit Ndroqi kishin mbiemra të ndryshëm, Pasmaçiu. Pra, një akuzë e bërë shpesh publikisht ndaj këtij personazhi, por ai ka luftuar fort me këdo që ka mundur të thotë të vërtetën.

Në fakt, as qeveria dhe askush nuk po e sulmon Ylli Ndroqin. Edi Rama duket se po e përkëdhel bashkë më Erion Veliaj, që po përpiqen ta faktorizojnë në tregun mediatik dhe opozitar Ndroqin, një mik i ngrushtë i presidentit Meta.

Të gjithë kanë qënë prezent në aktivitetet e tij dhe prej vitesh, në institucionet shtetërore, atje ku ndodhet dosja e Ylli Ndroqit, ata janë në dijeni dhe thjeshtë dhe vetëm nuk kanë folur.

Tani për të bërë reklamë, për të shfrytëzuar situatën, Zoti Ndroqi përpiqet të justifikohet me opozitën dhe të politizojë çdo të vërtetë ndaj tij, megjithëse ska asnjë akuzë.

Por, le të shohim një tjetër dokument.

Dje ne treguam regjistrin e Gjendjes Civile të njësisë dy, i cili ishte sakatuar. Shkrimin mund ta lexoni këtu.

Gjithashtu thamë se Ylli Ndroqi është shtetasi Xhemail Pasmaçiu, pra një ish-trafikant droge i dënuar në Turqi, dhe gjithçka është publikuar në këtë shkrim të gazetës turke Hurriyet, të cilën mund ta lexoni këtu, dhe ku zoti Ndroqi nuk mund të heqë linqet dhe nuk mund të ushtrojë presion apo shantazhe, siç po bën ditët e fundit, me disa nga personat dhe bashkëpunëtorët e tij edhe ndaj nesh.

Sot po nxjerrim një dokument të dytë.

Dje dokumenti i vitit 2006 tregonte sesi ishte dëmtuar regjistri i gjendjes civile, tek njësia numër dy. Por, e shkuara nuk mund të blihet. Ditëlindja nuk mund të ndryshohet.

Regjistri i Gjendjes Civile mund të jetë në një njësi bashkiake, por ka qënë edhe në komunë, atje ku ka lindur Zoti Ndroqi, apo Xhemail Pasmaçiu.

LEXO EDHE:  Grushti i shtetit në Turqi/2745 gjyqtarë shkarkohen, 2800 ushtarakë arrestohen

Ka qënë në prefekturë dhe dosja është e plotë. Mund të ndryshosh emrin dhe mbiemrin tënd, por nuk mund të ndryshosh emrat dhe mbiemrat e familjes. Nuk mund të ndryshosh dot trungun, çertifikatën e lindjes.

Sot po sjellim trungun, ku trgohet qartë se në datën 11 maj të vitit 1965 ka lindur shtetasi Xhemail Pasmaçiu dhe jo ky që ne njohim publikisht, Ylli Ndroqi.

Dokumentin e keni këtu të plotë. 

Faktin e ndryshimit të emrit e ka pranuar dje publikisht edhe gazetari Ilir Demalia, një nga bashkëpunëtorëtb e Ora News, i cili ka thënë se është e vërtetë ndryshimi i emrit në vitin 1993 dhe se Zoti Ndroqi nuk mund të ishte nostradamus, për atë që i kishte ndodhur në vitin 1999. (Lexo këtu)

Në fakt ne me dokumentin e mësipërm, po tregojmë se Zoti Ndroqi nuk ka ndryshuar vetëm emrin, por edhe mbiemrin të cilin e ka ndryshuar në vitin 1997.

Pas publikimit të këtij dokumenti, ne nuk pretendojmë se gazetarët që kanë qënë edhe bashkëpunëtorë tanët, të cilët kanë thënë se do të ikin nga puna në rast se do të vërtetohet lidhja e Zotit Ndroqi dhe faktet e bëra publike ndaj tij,  do të jepnin dorëheqjen dhe s’do të pranonin të bashkëpunonin apo të paguheshin kurrë nga një ish-trafikant droge. Kjo nuk do ndodhë, por të paktën të pranojnë të vërtetën me kurajo se po bëhen qesharake, përtej palaçove publikë.

Ka një dokument të dytë dhe i ftojmë ta shikojnë me sy dhe me zemër.

Nga ana tjetër ne themi se asgjë nuk përfundon këtu. Ka edhe të tjera fakte dhe dokumenta, që tregojnë edhe gjëra më të forta, të cilat nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë në Shqipëri. Nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë në Turqi, por janë edhe përtej Adriatikut.

CNA.al do të vazhdojë të publikojë dosjen e plotë dhe nuk do të ndalemi përballë asnjë sulmi, akuze apo shantazhi që po na bëhen ditët e fundit. Fakte, fakte dhe vetëm fakte. E vërteta është një dhe vetëm një./ CNA.al

Ilir Demalia: Ylli Ndroqi ndryshoi emrin

BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë politikës/ Mjaft më me lojëra, reformat nuk janë diçka për pazar

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i ka drejtuar një mesazh mjaft të fortë klasës politike në Shqipëri në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi.

Yuri Kim në një prononcim për mediat, kërkoi që palët politike të lënë lojërat dhe pazaret, dhe të bëjnë atë çfarë populli shqiptar dhe SHBA presin prej tyre.

“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe i aftë i SHBA dhe ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi. Këto nuk janë diça për tu bërë pazar, janë domosdoshmëri. Të reshtin së bëri lojëra. Është koha të realizohet reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore, sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njëlloj sikur e presin ata dhe SHBA.”-tha Yuri Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet dhe drejtësia/ Zbardhen 14 “porositë” e Metës ndaj Ramës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur 14 pikat e platformës së Presidentit Meta ndaj kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha me qëllim përshpëjtimin e procesit të integrimit të vendit.

Sipas Abc news, Platforma përmban 14 pika dhe fokusohet dy shtylla kryesore siç janë Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore.

Platforma e plotë me 14 pika

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

LEXO EDHE:  Turqi/ Kamikazi hedh veten në erë në dasëm, 8 të vdekur, 60 të plagosur

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Ia arritëm edhe kësaj dite…

Publikuar

-

Nga

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të pangjashëm, ngado që ta kapësh. Jo vetëm si tipologji politikanësh, por edhe në stil, në shije, në formim, madje edhe si karaktere njerëzore janë të pakrahasueshëm. Ky nuk është opinion, por një fakt, që e njeh dhe e pranon i madh e i vogël në Shqipëri.

Aq e thellë është diferenca me tyre, saqë kryeministri nuk lë rast pa u tallur dhe pa i përqeshur difektet e mëdha të kundërshtarit. Edhe Luli nuk ia lë mangut, përpiqet me atë të vetën që ta konsiderojë si epërsi të vetën faktin që nuk është si Rama.

Në këtë kontekst, e fundma gjë që mund t’i shkojë ndërmend bijve të shqipes është që Edi Rama të imitojë Lulzim Bashën. Por ja që mrekullia ndodhi mbrëmë.

LEXO EDHE:  Partneriteti i ri SHBA-Turqi kundër ISIS

Kryeministri përsëriti në emisionin e Sokol Ballës të njëjtën frazë që kryetari i Partisë Demokratike e kishte deklaruar një ditë më parë, pasi mbaroi protesta e Aleancës për Teatrin. “Nuk ka propozim të ambasadës amerikane që të shikohet mundësia e sistemit zgjedhor danez, si një zgjidhje për Shqipërinë”.

Si për ironi të fatit, në kohën që Rama po fliste, pothuajse të gjitha portalet e Shqipërisë po botonin me radhë tekstin e plotë të email-it, që ambasadorja Kim u kishte dërguar anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndaj edhe çdo koment për këtë çështje do të ishte i tepërt. Nuk thotë kot populli se ai që të rreh të do më shumë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE