Connect with Us

Basha sulmon Top Channel/ Nuk e di ku e gjejnë guximin…

Politikë

Basha sulmon Top Channel/ Nuk e di ku e gjejnë guximin…

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot i vendosur për të cuar në fund Reformën Zgjedhore, që sipas tij është mënyra për të larguar një orë e më parë kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është e keqja e këtij vendi.

Por, një gazetare e Top Channel, e ka pyetur Bashën sesi do e cojë në fund Reformën, kur është opozita ajo që e ka bojkotuar.

Por, Basha tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë Reformën Zgjedhore.

“Nuk e di ku e gjeni guximin, jo ju Egla, por cili nga televizioni juaj ka guximin të thotë se pas aktit terrorist të 17 majit, opozita mund të ulej në tryezë. Por ne nuk do braktisim reformën zgjedhore, e cila duket se është plan i Ramës. Ne nuk e kemi braktisur tryezën . Mbledhja e 18 majit dhe letrat e mazhorancës erdhën kur opozita po rrihej në rrugë. Ky është një plan dhe lojë mafioze e Edi Ramës”-tha Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Lërini lojërat”/ Basha i përgjigjet ambasadores së SHBA dhe “lan duart”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe thirrjen e fortë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila kërkoi që palët politike të lënë lojërat dhe pazaret në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për mediat, Basha ka “larë duart” duke tentuar të heqë cdo përgjegjësi nga vetja.

Basha tha se ai që po bën lojëra është Edi Rama.

LEXO EDHE:  Basha për negociatat/ Koha për t’i kërkuar falje shqiptarëve

“Ai që po bën lojëra është ai që hodhi teatrin në erë dhe që po tenton të hedhë në erë edhe Reformën Zgjedhore, që po tenton të hedhë në erë edhe integrimin në BE”-tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një mesazh publik/ Sa shumë e duam Erion Veliajn

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, CNA.al publikoi dokumentet e gjendjes Civile, ku vërtetohej se pronari i Ora News, Ylli Ndroqi, është i njëjti person me shtetasin Xhemal Pasmaçiu, një person i arrestuar dhe dënuar në Turqi, për trafik droge.

Nga të dhënat që dalin nga gazeta turke Hyrriet, rezulton se shtetasi Xhemalil Pasmaçiu është një person i arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Turqi.  (kliko këtu)

Ndërkohë, sipas dokumentit të gjendjes civile, të publikuar ditën e djeshme nga CNA.al, të cilën mund  ta lexoni këtu, shihet se regjistri i të dhënave familjare në njësinë dy është shkatërruar.

Sipas fotos të mëposhtme kjo ka ndodhur në 20 tetor të vitit 2006, ku punonjëset e zyrës kanë mbajtur dhe një proces verbal.

Në 30 prill të vitit 1993, fillimisht është ndryshuar mbiemri nga Pasmaçiu në Ndroqi duke marrë mbiemrin e fshatit të tij. Po në këtë regjistër figuron se në datën 23 janar të vitit 1997, është ndryshuar dhe emrin nga Xhemail në Ylli.

Po ashtu sot CNA.al publikoi një dokument të dytë, që është  trungu i familjës, ku tregohet qartë se në datën 11 maj të vitit 1965 ka lindur shtetasi Xhemail Pasmaçiu dhe jo ky që ne njohim publikisht, Ylli Ndroqi. (Lexo këtu)

Por, pas publikimit të këtyre fakteve të pakundërshtueshme nga CNA.al, Ylli Ndroqi hodhi në “sulm” shëbëtorët e tij.

Ylli Ndroqi tentoi të mbrohet duke thënë se ne jemi të sponsorizuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në sulmin ndaj tij, ashtu siç ka thënë tre vite më parë se ne na sponsorizonte Digitalb dhe Vjollca Hoxha që ta sulmonim, kur ne në fakt jemi e vetmja media në Shqipëri që kemi sulmuar edhe Vjollca Hoxhën, edhe Aleksandër Frangajn, edhe Ylli Ndroqin, edhe Irfan Hysenbelliun, pasi besojmë se një nga fatkeqësitë më të mëdha të situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri, është media, e cila është palë me krimin, politikën dhe korrupsionin në vend.

Ne duam aq shumë Erion veliajn sa kemi me qindra e mijëra shkrime për skandalet, bëmat dhe gjëmat e tij. Të tilla fakte dhe investigime që mediat e ylli Ndroqit nuk i kanë publikuar as dje dhe as sot. Por, kanë reaguar pasi janë përplasur për interesa të dyshimta.

LEXO EDHE:  Basha nis takimet me vendet anëtare të BE/ Pritet nga zyrtarë grekë

LEXO EDHE:  Basha nis takimet me vendet anëtare të BE/ Pritet nga zyrtarë grekë

Kemi aq shumë shkrime këto gjashtë vite dhe do kemi pafundësisht ndaj Veliajt, aq sa Yllit, “thithlopat” e Monës, që lëpihen tek LSI, etj, iu duhen nja pesë vite punë t’i publikojnë, por së bëjnë dot se dhe se kanë bërë deri më sot.

Më poshtë ne po sjellim pak nga shkrimet tona, megjithëse janë me qindra, shkruar për problematikat dhe kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj./ CNA.al

A do ta shpëtojë drejtësia,Veliajn nga akuza për vrasjen e Ardit Gjoklajt

 

Erion Veliaj, a mund të lahet gjaku i Ardit Gjoklajt me sulme ndaj biznesit?!

Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Veliaj iu shmanget akuzave, zhytet më thellë në skandal

Vrasja e Ardit Gjoklajt, varri politik i Veliajt

Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

Shënim/ Kur do ta thotë Veliaj të vërtetën për vrasjen e Ardit Gjoklajt?  

Pse tmerrohet Erion Veliaj nga vrasja e Ardit Gjoklajt

“Të vret natën dhe të qan ditën”/ Bamirësi Erion Veliaj, i “përlyer me gjakun” e Ardit Gjoklajt

Milioneri që “vrau” Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria

Petrit Fusha “vrau” Ardit Gjoklajn në bashkëpunim me Veliajn/ “Peshku i madh” drejt prangave

Një “vrasës” pa pagesë, në krye të Bashkisë së Tiranës

Skandali me dosjen e “Ardit Gjoklajt”/ Prokurori deklaron “fajtor” viktimën

Një “vrasës” në ekran

Vendimi skandaloz për Gjoklajn/ Ilirjan Blloshmi “kryqëzon” gjyqtarët

Foto-Veliaj sulmon mediat/ CNA.al i përgjigjet  

Ndërtimi i kullave/ Veliaj përgënjeshtron veten

Foto-Premtoi bllokimin/ Kullat, suksesi më i madh i Erion Veliajt

“Vrasja” e Veliajt dhe heshtja e Ramës, Metës dhe Bashës

“Vrasësi” i veshur me Prada

Tre gjyqtarë të përfshirë në “vrasje”/ Skandal, Krimet e Rënda i amnistojnë

Mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt/ “Arratiset peshku i madh” 1 milionë dollarësh

“Duart me gjakun” e Ardit Gjoklajt/ Si tenton Veliaj të mbulojë skandalet e tij?

“I mori jetën Ardit Gjoklajt”/ Studentët “masakrojnë” Veliajn

Fundi i “Lali Erit”?/ Veliaj akuzohet për vrasje

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përgjigjet Ramës/ Që gënjen nuk është më lajm as për të huajt

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama vijojnë replikat në distancë.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk kishte marrë asnjë platform nga Meta, ka ardhur sërish reagimi i këtij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta akuzon Ramën se gënjen publikisht, pasi sipas tij, në 8 prill ia ka depozituar platformën për Integrimin Europian edhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.”, shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE