Connect with Us

Basha i vendosur/ Opozita do bëjë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR

Politikë

Basha i vendosur/ Opozita do bëjë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se i qëndron propozimit të bërë në janar për ndryshimin e sistemit.

Basha tha në studion e Abc Neës, se në atë tryezë opozita do të bëjë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR, për t’i garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore. Kemi thënë se kjo tryezë t’i japë garancinë shqiptarëve për të shkuar në zgjedhje. Ne duam ndryshim sistemi, Edi Rama nuk do. E kam bërë publike që në janë për një senat me dy dhoma. Por kjo nuk është kjo beteja sot. Ky është një njeri që nuk e ka problemin te sistemin por te vjedhja e zgjedhjeve. Ne do bëjmë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne kemi nisur punën për të mobilizuar bashkimin më të madh kombëtar për të krijuar një sistem. Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme ne fitojmë në zgjedhje. Ne nuk kemi arsye t’i mohojmë forca politike të bëjnë koalicion. Ky vend ka mundësitë të mbështetëse një ekonomi të shëndetshme”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tryezë me karta të hapura”/ Manjani: Të paktën gjërat do thuhen ballë për ballë

Publikuar

-

Nga

Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani mbështet tryezën ‘me karta të hapur’a që ka propozuar kryeministri Edi Rama për integrimin.

Sipas Manjanit, nga një anë integrimi nuk bëhet veç e veç, por nga ana tjetër aty mund të propozohen edhe zgjidhje si Teatri apo zgjedhjet.

Ai thotë se edhe nëse nuk merret ndonjë vendim në atë tryezë, të paktën gjërat do thuhen hapur dhe ballë për ballë në sy të popullit.

“Sugjerim:
Do tryezë me karta të hapura Bosi?!
Shumë mirë!
Të hapura që çke me të.
Po të ma dëgjonin këtë këshillë Presidenti dhe Opozita zyrtare, duhet të ulen menjëherë në atë tryezë.
Tani, pa humbur asnjë sekond kohë.
Në një zyrë shteti.
Me letra të hapura çarçaf.
Ku ma gjen që tja plasësh në fytyrë letrat e hapura të zullumeve që ka bërë. Ooooo sa letra zullumesh ka..!
Ku më mirë sesa ballazi dhe burrërisht i lexohen letrat e hapura zotnisë që nuk njeh asnjë letër?!
Përse hezitohet?! Jeni ulur me letra të mbyllura e pa letra fare, përse jo me letra të hapura?!
Aty ballazi i bëhen me dije edhe zullumet e drejtësisë edhe të zgjedhjeve. Kartat tona i ka hapur gjithë europa. I ka hapur media. I hapi BILD, RAI,Frankfurter Allgemeine Zeitung, Stern etj, pse jo opozita?! Pse jo Presidenti?!
Kush më shumë se zullumqari ka frikë nga letrat e hapura?!
Opozitën nuk e ndalon askush edhe të mbështesë protestën e Aleancës së Teatrit edhe të ulet në tryezën e kartave të hapura.
Aty në tryezë propozohet dhe ideja oër rindërtimin e teatrit si në origjinal dhe në po atë vend. Aty në tryezë thuhen të gjitha edhe për zgjedhjet edhe për drejtësinë. Mbase dhe merret ndo jë vendim. Por edhe po s’u mor, të paktën gjërat thuhen ballazi, qoftë dhe për ti dalë borxhit njëri-tjetrit burrërisht.
Nuk i besoj asnjë fjale që sundimtari thotë, por ftesa për të folur me karta të hapura në parim qëndron. Integrim nuk bëhet veç e veç, por të gjithë bashkë, pavarësisht roleve politike. Ky është parim, jo dëshirë personale.
Por edhe nëse e ka bllof ftesën e kartave të hapura, e vetmja mënyrë për ta provuar është duke u paraqitur me karta të hapura në tryezë. Mundësisht edhe me propozime për zgjidhje”, shkruan Manjani në një postim në rrjetët sociale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta për Teatrin/ Bllokohet qarkullimi tek pedonalja

Publikuar

-

Nga

Sot pritet të zhvillohetprotesta e 3-të nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tek Teatri Kombëtar.

Më herët ishtelajmëruar se protesta do të fillonte në orën 19:30, ndërkohë që në këto momente disa qytetarë kanë filluar të lëvizin afër Teatrit ndërkohë që tek pedonalja është bllokuar qarkullimi.

Mësohet se deri tani tek pedonalja janë mobilizuar 100 efektivë policie nga 6 komisariate.
Po ashtu po merren masa për të mbrojtur Ministrinë e Brendshme.

LEXO EDHE:  Luan Rama bën paralajmërimin e fortë/ Po shkohet drejt një grushti shteti

Më herët, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillou një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar përpara Pallatit të Kulturës në Durrës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flackenstain si këshilltar i Ruçit/ Ironia e Palokës: Jam kurioz të di, me çfarë rroge do të paguhet?

Publikuar

-

Nga

Emërimi i Knut Flackenstain si këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, solli reagime të shumta nga personalitete të politikës.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka pyet me ironi se me çfarë page do të paguhet këshilltari i ri i Ruçit.

“Jam kurioz te di ; ky “keshilltari” me i fundit , nga tani qe do jete zyrtarisht ne bordero, do paguhet me te njejten rroge qe merrte ne te zeze apo do ja mbajne taksat ?
Pyes me qe edhe ky do paguhet nga taksat e mia…”, shkruan Paloka në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Ruçi sulmon PD-në/Po destabilizoni vendin, ja kur ikën qeveria

Kujtojmë se sor kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi emëroi këshilltar për integrimin” pranë kabinetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, ish- raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian , Knut Fleckenstein, një emër shumë i njohur për vendin tonë dhe politikën shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE