Connect with Us

Xhaka komenton përplasjen me tifozët: E ekzagjeruam të dy palët

Sport

Xhaka komenton përplasjen me tifozët: E ekzagjeruam të dy palët

Publikuar

-

Granit Xhaka dhe Arsenali dukej një histori e përfunduar deri pak muaj më parë. Mesfushori dhe tifozët e “topçinjve” filluan një luftë të ndezur në fushë e jashtë saj, që çoi në sharjet e ofendimet në rrjetet sociale e më pas shpërthimin publik të kapitenit që fluturoi shiritin gjatë ndeshjes. Largimi i tij dukej i pashmangshëm por gjërat me sa duket janë qetësuar me Artetën në drejtim.

“Pas ndryshsimit të trajnerit gjërat shkojnë më mirë. Me Artetën jam ndjerë menjëherë mirë. Më kanë bindur idetë e tij, filozofia e tij, si dhe më ka treguar menjëherë besim. Jam i lumtur që kam shpaguar besimin dhe shpresoj që ta bëj në të ardhmen, uroj duke luajtur në Champions. Përplasja me tifozët? Argumenti është mbyllur për sa më përket, ishte një keqkuptim dhe kemi pasur reagime të ekzagjeruara. Mund të jenë të qetë, do të jap gjithmonë gjithçka për Arsenalin. Kam ardhur në Angli për të fituar tituj dhe është ende objektivi im”, tha Xhaka në një intervistë për “Bild”.

Ai pranoi se kishte pasur bisedime me Hertën për një transferim të mundshëm në janar, ndërsa shtoi se do t’i mungonte Aubamejang nëse do të largohej në verë siç përflitet. “Ai është një njeri fantastik dhe një lojtar që jeton për golin. Person pozitiv, optimist, gjithmonë i gjindshëm dhe profesionist”, ishte përshkrimi që mesfushori i bëri sulmuesit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kontrata me “Air Albanian”, ja sa milionë euro do të përfitojë FSHF

Publikuar

-

Nga

Stadiumi i ri kombëtar në Tiranë ka emrin “Air Albania”, pas një kontrate që “Shoqëria Kuq e Zi” ka nënshkruar me kompaninë ajrore që ka të njëjtin emër.

Në bazë të kontratës, bëhet fjalë që për pesë vite impianti të mbajë këtë emër, ndërsa në adresë të “Shoqërisë Kuq e Zi”, ku FSHF-ja ka 75% të aksioneve, shkojnë 650 mijë euro për çdo vit. Në total, mbi 3 milionë euro nga kjo kontratë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Jap Staam i rikthehet futbollit, zyrtarizohet si trajner te…

Publikuar

-

Nga

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Milanit, Jap Staam, i është rikthyer futbollit. Holandezi është zyrtarizuar si trajner i ekipit të MLS në Amerikë, FC Cincinnati.

Faqja zyrtare e klubit amerikan, zyrtarizoi firmën e Staam pak çaste më parë, duke shkruar: “Duam të raportojmë një lajm… shikoni videon deri në fund”, ndërsa më poshtë kanë bërë dhe një video-prezantim shumë të bukur të Staam.

Si futbollist, 47 vjeccari holandez ka qenë shumë i suksesshëm, duke fituar tre Premier League me fanellën e Manchester United, si dhe një Champions League me fanellën e “Djajve”. Ndërsa me Milanin, Staam ka fituar dy Superkupa të Italisë.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

“Jam krenar që luaj për Shqipërinë”, Strakosha leksion italianëve: Ja pse Lazio po lufton për kreun

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha po e kalon problemin fizik prej të cilit ka vajtur prej disa muajsh. Më 22 prill ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të rikuperuar një frakturë të vogël në gishtin e pestë të këmbës. Në një intervistë të fundit “gardiani” i Lazios foli për shumë tema, veçanërisht për objektivat e Lazios.

“Kam një problem të vogël, por po kthehem. Gjendje, krahasuar me tri javë më parë është përmirësuar, tani presim që të rinisë kampionati për të bërë atë që na pëlqen të gjithëve. Nuk e kemi hequr nga mendja, dashuria jonë është futbollit. Nuk të largohet nga mendja, jetojmë me të.”

Objektivat e Lazios: Objektivi unë është të mbetemi në zonën Champions. Për momentin, jemi të dytët dhe aspirojmë edhe për titullin. Askush nuk e priste që do të mund të luftonim për vendin e parë. Në fillim, as që e besonim se mund të luftonim për kreun, më pas patëm një rritje shumë të rëndësishme gjatë sezonit. Ajo që ndodhi gjatë këtij sezoni, është diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Do të shihet se cilët trajnerë dhe përgatitës atletikë janë treguar më të zotë. Në ndeshjet e para duhet të rigjejmë formën fizike, pra do të lodhemi pak. Problem do të jetë edhe i nxehti, nuk më kishte ndodhur më parë që të luaja në qershor dhe korrik.

Aftësia për të luajtur më këmbë: Nisëm ta provonim që kur mbërriti Inzaghi, u desh kohë dhe tani po marrim frytet. Në lojën tonë dëfrehen të gjithë dhe krijohet shumë, edhe pse pse rrezikojmë pak. Pa rrezikuar, ndeshjet do të përfundonin 0-0. Më pëlqen të luaj me këmbë, më mban aktiv në lojë. Në stërvitje nuk ka ndryshuar asnjë, ruajmë mentalitetin për të qarkulluar gjithmonë topin.

I pari për topat e qartë: Nuk më interesojnë shumë të dhënat, jam i kënaqur kur skuadra fiton. E di ku gaboj dhe si duhet të korrigjohem. Pastaj, të kesh në fushë një si Milinkovic është njësoj sikur ta kesh topin në bankë, për të rinisur më pas.

Familja Lazio: Jemi të gjithë djem të zotë, nuk është e lehtë të gjesh një skuadër të tillë. Trajneri na heq stresin dhe ne qëndrojmë të qetë. Dhe kur je i qetë, gjërat shkojnë mirë. Mbrotja më e mirë? Është diçka e bukur, pastaj ende nuk është mbyll asgjë, jemi në mes të rrugës. Është krijuar një familje e vërtetë, edhe sepse nuk ka ndryshuar organika gjatë këtij cikli, pra ka një vazhdimësi të grupit. Shpresoj që në përfundim të sezonit të jemi mbrojtja më e mirë. Po luajmë për njëri-tjetrin dhe kjo është meritë e trajnerëve tanë që kanë futur këtë frymë.

Kombëtarja: Më vjen mirë që Kombëtarja po rinovohet. Jam krenar që kam shkuar të luaj për Shqipërinë. Fjalët e mira më gëzojnë, por dua të përmirësohem për të dhënë më shumë si te Lazio dhe të Shqipëria.

Skema 3-5-2: Ndihem mirë me këtë rreshtim për mënyrën sesi e qarkullojmë topin. Unë mund të gjej më shumë zgjidhje. Të jesh portieri i Lazios nuk është e thjeshtë, me ka dhënë shumë motivim. Është privilegj të luash kaq i ri titullar te Lazio dhe sigurisht kënaqësi.

LEXO TE PLOTE