LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot mblidhet parlamenti/ Zbardhet rendi i ditës

21 Maj 2020, 07:30, Politikë CNA
Sot mblidhet parlamenti/ Zbardhet rendi i ditës

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në orën 10:00 në një seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar 11 pika.

Por, krahas rendit të ditës, në seancën e sotme pritet të ketë debate edhe në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, gjë e cila ka sjellë përplasje dhe akuza të forta.

Po ashtu, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën plenare të së enjtes ?Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë?, i cili legjitimon kriptomonedhat.

Shqipëria bëhet në këtë mënyrë një nga të paktat vende të Europës që legalizon dhe rregullon kuadrin ligjor për monedhat virtuale.

Lajmet e fundit nga