Connect with Us

Sistemi elektoral danez/ Zbardhet email-i i ambasadores Yuri Kim drejtuar Këshillit Politik

Politikë

Sistemi elektoral danez/ Zbardhet email-i i ambasadores Yuri Kim drejtuar Këshillit Politik

Publikuar

-

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka bërë një sugjerim për tu marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i reformës zgjedhore sistemi elektoral danez.

Gazetari Muhamed Veliu, në një lidhje me emisionin Open ka zbuluar përmbajtjen e tekstit të këtij e-maili.

Sipas tij, ky e-mail është dërguar disa ditë më parë dhe në të ambasadorja Yuri Kim thotë:

“Unë e kuptoj se keni bërë progres të mirë por nuk ka mbaruar debati për sa I përket listave të hapura apo atyre të mbyllura. E ndërkohë që ju jeni duke marrë në konsideratë opsionet unë doja t’ju pyes nëse e keni parë edhe mundësinë e një sistemi hibrid. Një shembull që më vjen në mëndje është ai i Danimarkës që ka një sistem hibrid me lista të korrektuara sipas metodës D’Hondt. Unë nuk jam një eksperte në çdo imagjinatë të mundshme por do të doja t’ju kërkoja ta merrnit në konsideratë këtë opsion si një i tillë që mund të jetë i realizueshëm drejt kompromisit. Mbase mund ta konsultoni këtë mundësi me ekspertët e OSBE-ODIHR” shkruan ambasadorja amerikane.

LEXO EDHE:  Yuri Kim i shkon në zyrë Ramës/ Tregon prioritetet e SHBA në Shqipëri

Ekzistencën e kësaj qasje amerikane për reformën zgjedhore e kanë pranuar republikani Fatmir Mediu dhe deputetja Rudina Hajdani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    22 Maj, 2020 at 6:54 am

    Mos ha m…me shume

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më dhunuan”/ Balla nuk duron më, i kthehet Lelës: Çohu rrih Ramën

Publikuar

-

Nga

Gazetari Sokol Balla ka ndërhyrë në debatin e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Alfred Lela për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Balla nuk e ka duruar më Lelën duke u ankuar që prej fillimit të emisionit se e dhunuan dhe iu kthye ashpër duke i thënë të ngrihet të rrahë Ramën.

Debati në “Real Story”:

Alfred Lela: Po unë u dhunova…

LEXO EDHE:  Meta dekretoi anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Reagon Yuri Kim: Hap pozitiv

LEXO EDHE:  Koha më e përshtatshme për të dërguar një e-mail nëse prisni një përgjigje

Sokol Balla: Po çohu rrihe dhe ti. Ça të të them unë o burrë?

Alfred Lela: Jo unë nuk çohem se jam katolik.

Sokol Balla: Po rri pra tashi se spo mbarojmë dot. Respekto emisionin, mos respekto kryeministrin. Se s’po mbarojmë dot një pyetje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Shumë shpejt do krijohet lëvizje e re politike, ja kush do ta drejtojë

Publikuar

-

Nga

“Shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që do bëhet partia politike e Presidentit”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pak momente më parë në emisionin “Real Story” teksa po fliste për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Rama u pyet edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta që nëse do nxjerrë dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerrë dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë.

Kryeministrit u shpreh se kjo është një frazë në teatrin dhe në kohën e vjetër. Sipas tij, Meta do krijojë një parti me artistët dhe të gjithë ata që protestojnë për Teatrin Kombëtar.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA mban fjalën e parë në Tiranë/ Mesazhi në shqip: Ne jemi me ju krah për krah

LEXO EDHE:  Aludimet e Yuri Kim për marrëveshje prapa krahëve/ Soreca: Nuk është koha për të rihapur diskutim

“Kjo është një frazë në tetarin e vjetër në kohën e vjetër. Jo, jo, nuk e ka thënë. Unë këtë frazë e kam dëgjuar në një shfaqje atëherë në kohën kur luheshin ato… që thonin populli do ta marrë në dorë.

Unë po ju them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që pak nga pak do transformohet në një parti. Një karikaturë komike këtu do ndodhi, kjo është e sigurt. Është e sigurt sipas meje, jo se kam informacione”, nënvizoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta me gruan e tij nuk shpëtojnë dot”/ Ngjela plas bombën: Ja çfarë i pret këto 4 ministra të Ramës

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela, në një intervistë për Ora news, është shprehur se katër ministra të qëverisë Rama do i kapë Reforma në Drejtësi.

Ngjela tha se këtë informacion ia ka dhënë vetë Rama, por sipas tij, më i frikësuar është Meta me Kryemadhin.

“Gjykata Kushtetuese është në formim e sipër. Më i trembur është Meta me gruan e tij dhe do shpronësohen, nuk shpëtojnë dot. Edhe të tjerët pas tyre. Rama e di që 4 ministra të tij, më ka thënë vetë, i kap reforma. E kam deklaruar që janë 4, por nuk di emra unë. Rama e di këtë sepse ma ka thënë me gojë, nuk më duhen emrat mua.

LEXO EDHE:  Pas kthimit nga zyra e SPAK-ut/ Yuri Kim takim me Bashën dhe Kryemadhin

Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar, është i vjedhur. Kush e ka kontrolluar, prokurori i përgjithshëm që iku? Të gjithë kanë qenë grup korruptiv edhe pushteti gjyqësor edhe politik me marrëveshje të heshtur. Unë vjedh popullin ka thënë gjyqësori, unë vjedh shtetin ka dhënë ky tjetri. As ti mos më prek as unë nuk të prek. Reforma këta i fshin. Unë njoh reformën. Reforma në drejtësi drejtohet nga ndërkombëtarët” , tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE