Connect with Us

Shkarkimi i Inspektorit të Përgjithshëm/ Pompeo nuk pranon të flasë

Bota

Shkarkimi i Inspektorit të Përgjithshëm/ Pompeo nuk pranon të flasë

Publikuar

-

Thirrja e Pompeos/ Më shumë shtete arabe të bëjnë paqe me Izraelin

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pranoi se ai i kërkoi Presidentit Donald Trump që të shkarkonte Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, por mohoi se ishte një hakmarrjeje për hetimin e inspektorit ndaj tij. Ligjvënësit demokratë dhe Akademia Amerikane e Diplomacisë e shohin shkarkimin si një model shqetësues në administratën Trump.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përball me pyetjet e gazetarëve të mërkurën për pushimin nga detyra të mbikëqyrësit të brendshëm të agjencisë së tij, Inspektorin e Përgjithshëm Steve Linick.

“Në këtë rast, unë i rekomandova presidentit që Steve Linick të shkarkohet. Sinqerisht, duhej ta kisha bërë kohë më parë “, tha Sekretari Pompeo.

Në media u shfaqën njoftimet se Inspektori i Përgjithshëm Linick ishte duke hetuar Sekretarin Pompeo për përdorimin e ndihmësve të Departamentit të Shtetit për të kryer veprime personale për Sekretarin e Shtetit dhe gruan e tij që shpesh e shoqëron në udhëtime jashtë vendit.

Sekretari Pompeo i quajti raportet “një çmenduri” dhe mohoi me forcë që shkarkimi të ishte hakmarrje.

“Le të jemi të qartë, ka pretendime se kjo ishte për hakmarrje, për disa hetime në të cilat ishte angazhuar zyra e Inspektorit të Përgjithshëm këtu. Kjo është me të vërtetë e rreme”, tha Sekretari Pompeo.

Sekretari Pompeo nuk pranoi të përgjigjej përse zoti Linick meritonte shkarkimin.

Ligjvënësit demokratë thonë se zoti Linick po hetonte gjithashtu se si Sekretari Pompeo mundësoi një shitje armësh për Arabinë Saudite prej shtatë miliardë dollarësh vitin e kaluar, duke përdorur një deklaratë emergjence për të anashkaluar Kongresin.

LEXO EDHE:  Shtëpia e Bardhë rikthen konferencat për shtyp mbi koronavirusin

“Kongresi miratoi një ligj për shitjet në Arabinë Saudite, shitjen e armëve në Arabinë Saudite, dhe në atë departament (Departamentin e Shtetit) deklaruan një emergjencë të rreme për të filluar shitjet; pastaj kjo mund të jetë bërë pjesë e hetimit”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Zonja Pelosi tha se Presidenti Donald Trump po dëmtonte demokracinë amerikane duke shkarkuar kohët e fundit katër inspektorë të përgjithshëm. Ajo vuri në dukje se këto pozicione u krijuan pas skandalit Watergate të vitit 1970 për të ekspozuar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet.

Presidenti i Akademisë Amerikane të Diplomacisë i tha Zërit të Amerikës se është dakort.

“… Ky largim, i njërit prej katër inspektorëve të përgjithshëm, është pjesë e një çështjeje më të madhe, që është se administrata po sfidon balancën e fuqive në Kushtetutë dhe aftësinë e Kongresit për të kryer punën e vet. Por, është Kongresi ai që duhet dhe ka fuqinë për ta rregulluar këtë ekuilibër, nëse dëshiron”, tha zoti Neumann.

Sekretari Pompeo u largua nga konferenca për shtyp ndërsa një gazetar u përpoq të pyeste për një hetim të Inspektorit të Përgjithshëm të marrëveshjes së armëve të vitit të kaluar me Arabinë Saudite. Sidoqoftë, Sekretari Pompeo ka të ngjarë të përballet me më shumë pyetje në të ardhmen – ndoshta në Kongres./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuese në Kosovë/ 14 viktima dhe 639 raste të reja Covid në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Situatë shqetësuese në Kosovë/ 14 viktima dhe 639 raste të reja Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 viktima dhe 639 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Regjimi iranian merr vendimin/ Do bombardojë takimin vjetor të opozitës

Publikuar

-

Nga

Rregjimi iranian merr vendimin/ Do bombardojë takimin vjetor të opozitës

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare në iran ka vendosur të bombardojë takimin vjetor të opozitës.

Lajmi është bërë i dituar nga Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo deklaron se ky vendim është miratuar edhe nga Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump i sigurt për fitore/ Biden do përgjigjet për mashtrimin zgjedhor

LEXO EDHE:  Takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Zyrtarja ruse tallet keq me Vuçiç

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare, i kryesuar nga Hassan Rouhani mori vendimin për të bombarduar takimin vjetor të Rezistencës Iraniane në Villepinte dhe Udhëheqësi Suprem i regjimit Ali Khamenei e miratoi atë”, shkruan Rajavi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Trump paralajmëron Biden/ Do hysh në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse…

Publikuar

-

Nga

Donald Trump e ka ndryshuar përgjithmonë politikën amerikane

Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar ish-nënpresidentin e SHBA Joe Biden, se nuk do ta lirojë Shtëpinë e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaron se do ta lërë Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse provon se nuk ka manipuluar votat.

Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur sheh se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milëaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”, shkruan presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE