Connect with Us

Rama dhe Veliaj luajnë teatër/ Çfarë do ndodhë me kullat

Politikë

Rama dhe Veliaj luajnë teatër/ Çfarë do ndodhë me kullat

Publikuar

-

Ndërtimi i teatrit të ri është kundërshtuar me forcë edhe për shkak të kullave që mund të bndërtohen.

Ndonëse ishte thënë se kullat nuk do ndërtohen, një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë çfarë të dojë mbi teatrin e ri dhe askush nuk mund t’i kërkojë llogari për pronën e tyre.

Ai pranoi se po rishikohet skenari për ndërtimin e kullave, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi pak më parë në emisionin “Real Story” gjatë një debati me Robert Rakipllarin se nuk do ndërtohen.

Kështu duket sikur kreu i qeverisë dhe kryebashkiaku po luajnë teatër me qytetarët, pasi njëri thotë se do ndërtohen e tjetri thotë të kundërtën.

LEXO EDHE:  Ironizon Blushi/Edi Rama, kryeministri i vetëm në botë që bie nga çadra!

Debati i Ramës me Rakipllarin:

Rama: Nuk ka kulla aty, sa herë duhet tjua them. Nuk ka kulla aty.

Rakipllari: Unë dua të di nëse ka kulla?

Sokol Balla: Ta tha pra nuk ka

Rama: Nuk ka kulla aty! Nuk ka kulla aty! Nuk ka kulla aty! Nuk ka kulla aty! Tani do edhe ndonjë nga mekanizmat e tjera të dorës. Unë kam thënë dhe jua përsëris, ne shkuam me një skemë me PPP. E kam thënë hapur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    21 Maj, 2020 at 11:23 pm

    Cfare kujton kjo kurva e bashkuse sr prone e badhkise qenks prone e tij dhe .und te bej cte doje

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më dhunuan”/ Balla nuk duron më, i kthehet Lelës: Çohu rrih Ramën

Publikuar

-

Nga

Gazetari Sokol Balla ka ndërhyrë në debatin e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetari Alfred Lela për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Balla nuk e ka duruar më Lelën duke u ankuar që prej fillimit të emisionit se e dhunuan dhe iu kthye ashpër duke i thënë të ngrihet të rrahë Ramën.

Debati në “Real Story”:

Alfred Lela: Po unë u dhunova…

LEXO EDHE:  Blushi zbulon skenarin/Çfarë rrezikojnë Rama dhe Meta

LEXO EDHE:  Ironizon Blushi/Edi Rama, kryeministri i vetëm në botë që bie nga çadra!

Sokol Balla: Po çohu rrihe dhe ti. Ça të të them unë o burrë?

Alfred Lela: Jo unë nuk çohem se jam katolik.

Sokol Balla: Po rri pra tashi se spo mbarojmë dot. Respekto emisionin, mos respekto kryeministrin. Se s’po mbarojmë dot një pyetje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Shumë shpejt do krijohet lëvizje e re politike, ja kush do ta drejtojë

Publikuar

-

Nga

“Shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që do bëhet partia politike e Presidentit”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pak momente më parë në emisionin “Real Story” teksa po fliste për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Rama u pyet edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta që nëse do nxjerrë dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerrë dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë.

Kryeministrit u shpreh se kjo është një frazë në teatrin dhe në kohën e vjetër. Sipas tij, Meta do krijojë një parti me artistët dhe të gjithë ata që protestojnë për Teatrin Kombëtar.

LEXO EDHE:  Asnjë kilometër e të ashtuquajturit Korridori Blu adriatikas dhe e Autostradës së ashtuquajtur Nish-Durrës nuk do të ndërtohet në Shqipëri

LEXO EDHE:  Ironizon Blushi/Edi Rama, kryeministri i vetëm në botë që bie nga çadra!

“Kjo është një frazë në tetarin e vjetër në kohën e vjetër. Jo, jo, nuk e ka thënë. Unë këtë frazë e kam dëgjuar në një shfaqje atëherë në kohën kur luheshin ato… që thonin populli do ta marrë në dorë.

Unë po ju them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që pak nga pak do transformohet në një parti. Një karikaturë komike këtu do ndodhi, kjo është e sigurt. Është e sigurt sipas meje, jo se kam informacione”, nënvizoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sistemi elektoral danez/ Zbardhet email-i i ambasadores Yuri Kim drejtuar Këshillit Politik

Publikuar

-

Nga

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka bërë një sugjerim për tu marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i reformës zgjedhore sistemi elektoral danez.

Gazetari Muhamed Veliu, në një lidhje me emisionin Open ka zbuluar përmbajtjen e tekstit të këtij e-maili.

Sipas tij, ky e-mail është dërguar disa ditë më parë dhe në të ambasadorja Yuri Kim thotë:

“Unë e kuptoj se keni bërë progres të mirë por nuk ka mbaruar debati për sa I përket listave të hapura apo atyre të mbyllura. E ndërkohë që ju jeni duke marrë në konsideratë opsionet unë doja t’ju pyes nëse e keni parë edhe mundësinë e një sistemi hibrid. Një shembull që më vjen në mëndje është ai i Danimarkës që ka një sistem hibrid me lista të korrektuara sipas metodës D’Hondt. Unë nuk jam një eksperte në çdo imagjinatë të mundshme por do të doja t’ju kërkoja ta merrnit në konsideratë këtë opsion si një i tillë që mund të jetë i realizueshëm drejt kompromisit. Mbase mund ta konsultoni këtë mundësi me ekspertët e OSBE-ODIHR” shkruan ambasadorja amerikane.

LEXO EDHE:  Ministri kolumbian dhe gjenerali amerikan nxjerrin gënjeshtar kryeministrin Edvin

LEXO EDHE:  Shokon Kryemadhi/ Kusht BE-së për hapjen e negociatave

Ekzistencën e kësaj qasje amerikane për reformën zgjedhore e kanë pranuar republikani Fatmir Mediu dhe deputetja Rudina Hajdani./CNA.al

LEXO TE PLOTE