LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Projekt për qendër tregtare tek Teatri”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Një mashtrues ordiner, i pafytyrë!

21 Maj 2020, 19:28, Politikë CNA
“Projekt për qendër tregtare tek Teatri”/ Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha i ështëpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama se në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës i ka ardhur një ofertë për prishjen e godinës së teatrit për të ndërtuar aty një ?shoping plazza? dhe që kishte miratimin e kryeministrit të asaj kohe.

?Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investiroësh gjerman me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri?, tha Rama në një studio televizive ditën e djeshme .

Në studion e ?Opinion?, Berisha tha se ky është një mashtrim dhe se nuk ka ekzistuar kurrë një ofertë për të ndëtuar në truallin e teatrit një qendër tregëtare.

?Një mashtrues ordiner, i pafytyrë sepse kurrë nuk kam patur asnjë ofertë për të ndërtuar aty qendër tregtare. Kam patur oferta për stadium dhe kam qenë kategorik por për teatrin kurrë nuk më ka ardhur njeri për të ndërtuar qendër tregtare. Është një trillim për të mbuluar genocidin kulturor që bëri Rama kur shembi një nga simbolet kombëtare?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga