LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita nuk duhet t’i dilte garant Teatrit”/ Patozi: Nuk mbron dot çështjen e vet

21 Maj 2020, 16:02, Politikë CNA
“Opozita nuk duhet t’i dilte garant Teatrit”/ Patozi: Nuk

Koorodinatori i Bindjes Demokratike tha se nuk duhet t?i kërkohet llogari opozitës për shembjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

Politikani deklaroi se opozita nuk duhet t?i dilte garant Teatrit, pasi theksoi se ajo nuk mundi të mbrojë zgjedhjet dhe çështjen e vet.

?Unë besoj që është e padrejtë, madje diabolike që ditën që dikush vodhi lopën t?i kërkojnë llogari atij që se ruajti se atij që e vodhi. Kjo është e padrejtë. Unë nuk kam asnjë provë, që PD nuk donte ta mbronte teatrin. Por nga ana tjetër unë nuk mund të mos shpreh kundërshtim për mënyrën si PD iu qas kësaj çështje. E keqja është që opozita jonë apo ajo pjesë e opozitës që e mori përsipër, nuk ka arsye se pse t?i dalë garant një gjëje që nuk është detyrim. Opozita nuk ka policë, nuk është gardiane dhe nuk ka pse thotë do kalojë mbi trupat e mi. Nuk mund t?i kërkohet opozitës pse nuk mbrojtje godinën e Teatrit kur nuk mbrojti zgjedhjet. Në rast se opozita nuk mbron dot çështjen e vet si mund të mbrojë Teatrin Kombëtar që është një gjë minore me gjithë respektin që kam?, nënvizoi Patozi.

Më tej, ai theksoi se opozitës i takon të bëjë protestë, të denoncojë qeverinë dhe të nxjerë fakte për shkeljet që thotë se janë bërë me shembjen e Teatrit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga