LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH: Bota e pasur duhet t’iu kushtojë vëmendje të varfërve

21 Maj 2020, 14:20, Kosova & Bota CNA
OBSH: Bota e pasur duhet t’iu kushtojë vëmendje të

?Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim të madh në vendet e varfra prandaj shtetet e pasura duhet t?i kushtojnë vëmendje kësaj situate?, ka thënë i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro.

Ai ka theksuar se shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse

?Në njërën anë është sëmundje që është e lidhur me rreziqe serioze të vdekjes dhe në të njëjtën kohë, shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse. Është e habitshme shpejtësia e varfërisë me të cilën përballen njerëzit, kur iu kërkohet të ulin aktivitetin ekonomik, në mënyrë që të ndalin përhapjen e virusit?, ka deklaruar ai.

?Kam dëgjuar nga disa komunitete në Azi, ashtu sikur edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine, ku është rritur shpejt varfëria ekstreme, dhe supozoj se ne do të shohim që kjo pandemi do të ndikojë në rritje të kequshqyerjes të nivelit që nuk e kemi parë për dekada?.

Deklarata e tij vjen në ditën kur numri i rasteve të infektuarve me këtë virus në botë ka arritur në mbi 5 milionë./CNA.al

Lajmet e fundit nga