Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Duke kërkuar logjikën e qeverisë

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Duke kërkuar logjikën e qeverisë

Publikuar

-

Në katër muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin 130 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. E gjithë rënia e të ardhurave ka shkuar në defiçit, për shkak edhe të rritjes së shpenzimeve për mbrotjen sociale si pagat e luftës, bonusi dhe ndihma ekonomike.

Të gjitha këto ishin të pritshme e madje edhe optimale. Kjo pasi si rënia e të ardhurave ashtu dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen sociale u diktuan nga politika në funksion të mbrotjes së shëndetit publik.

Por pas kësaj fillon anormalja. Në mes të gjithë kësaj situate, qeveria dhe bashkia fillimisht prishin teatrin. Më pas thonë, që teatrin do ta ndërtojmë po ashtu si ishte, por në një vend tjetër.

Supozojmë se teatri që do të ndërtohet në një vend tjetër do të kushtojë 10 milionë euro. Kjo shifër është e pambështetur në asnjë dokument apo preventiv, por thjesht shërben për efekt ilustrimi.

Ekonomikisht ndodhin keto efekte. Qytetaret paguajne 10 milione euro ose cilado qofte kostoja, per te patur nje teater ashtu sic e kishin para se ta shembte qeveria. Dmth hap nje grope, pastaj e mbush prape me dhe.

Irracionaliteti vazhdon më tej. Për tokën publike ku ishte teatri, qeveria do të vendosë një nga dy zgjidhjet e mëposhtme.

1- E shet
2- Ndërton një vepër tjetër publike.

Në të dy rastet ka dëm ekonomik. Në rastin e parë, atë të shitjes, qytetarët zhvishen nga pronësia e një aseti publik. Dëmi për qytetarët qëndron në faktin se edhe sikur toka ku ishte teatri të shitej me vlerë tregu, përfitimi publik neto do të ishte shumë më i vogël. Saktësisht çmim shitje- koston e teatrit të ri- koston e tokës ku do të ndërtohet teatri i ri.

Në rastin e dytë, atë të ndërtimit të një vepre tjetër publike në tokën ku ishte teatri, dëmi do të ishte sërish kostoja e teatrit të ri. Sepse në vend që të shpenzonte vetëm për ndërtimin e veprës publike, buxheti tani do të shpenzojë për veprën publike plus edhe për ndërtimin e teatrit të ri, identik si ai që u shemb.

Pra në çdo skenar qytetarët dhe buxheti do të kenë dëm. Kjo është e sigurtë. Nga ana tjetër ekziston një risk shumë i madh. Toka publike ku ishte teatri të tjetërsohet nga privatet me një çmim nën vlerën e tregut. Sigurisht përmes marifeteve që ndodhin rëndom, në prokurimet apo ankandet publike.

Në fund lind një pyetje. Cila është logjika ekonomike e të gjithë kësaj dhe ke interes maksimizon qeveria?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bllokimi nga Covid-19/ Bien me 97% lëvizjet e shtetasve në prill

Publikuar

-

Nga

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2020, janë 25.257. Krahasuar me Prill 2019, ky tregues rezulton me rënie 97,1 %. Në Prill 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 12.188. Krahasuar me Prill 2019, ky numër ka rënë me 97,0 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë katër muajve të parë 2020 është 585.911, duke rënë me 47,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Përgjatë katër muajve të parë 2020, Anglia ka rënien më të vogël të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri, me 30,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 73,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Prill 2020, janë 23.925 duke shënuar një rënie me 97,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE:  Dy fjalë për ARMO-n 

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2020 janë 10.638. Krahasuar me Prill 2019, ky numër ka rënë 97,7 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2020, janë 13.287.

Krahasuar me Prill 2019, ky numër ka rënë 96,5 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë katër muajve të parë 2020, është 1.110.928 duke rënë 35,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nis aksioni për kontrollin e biznesit/ Formulari që plotëson ISHMT 

Publikuar

-

Nga

Prej disa javësh punonjës të administratës tatimore, të Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (në varësi të Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë), të policisë shtetërore kanë nisur aksionin ndërgjegjësues te biznesi për zbatimin e masave kundër Covid-19.

“Kontrolli nuk ka si qëllim të gjobisë biznesin, por të sensibilizojë atë për respektimin e masave që nga përdorimi i maskave, dorezave, dezifektantëve, afishimi i rregullave të publikuara nga e-Albania në pjesën e jashtme të biznesit në mënyrë që mund të shikohet nga klientët”, pohojnë inspektorët e kontaktuar në terren nga Monitori gjatë inspektimet të disa bizneseve në Tiranë.

Në fillim të muajit Maj u hapën dyqanet e veshjeve, shërbimi taxi, fast-food-et që vijoi me tej me hapje graduale të tyre. Më 11 maj pas 2 muaj e gjysëm të mbyllur nisën punën qëndrat tregtare, qëndrat estetike, parukeritë, klinikat dentare, berberët kundrejt rregullave të posaçme të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të publikuara në e-Albania. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave më 11 Maj rinisën punën 11 mijë biznese dhe 22 mijë të punësuar. Baret, restorantet, kafenetë u hapën më 18 maj deri në orën 21:00, duke bërë një hapje të plotë ekonomisë.

Por kur kanë kaluar pak ditë nga hapja e aktivitetit, përveç ushqimoreve, furrave të bukës dhe farmacive të cilat kanë funksionuar edhe për muajt e karantinës, nga përfaqësuesit e ISHMT-së konstatohet se jo të gjitha bizneset respektojnë masat kundër koronavirusit. “Vërehet një papërgjegjshmëri, si nga pronarët e dyqaneve, por edhe nga klientët në respektimin e masave. Shumë prej tyre nuk vendosin maskë apo nuk kanë të përcaktuara shënjuesit për distancimin. Duhet të jenë pronarët e bizneseve ata që duhet të japin shembullin e mirë edhe te klientët për respektimin e masave, që nga vendosja e maskës që është më elementarja”, theksojnë inspektorët.

LEXO EDHE:  Mima bën deklaratën e fortë/ Zbulon parapaskenat e buxhetit të 2019

Pas kontrollit inspektorët plotësojnë një formular me të dhënat e subjektit që nga kodi i veprimtarisë, NIPT, numri i licencës në QKB, adresa e biznesit si dhe problematikat e hasura, masat dhe risku që paraqitet. I njëjti formular që plotësohet fizikisht pas kontrollit, plotësohet nga inspoktorët edhe online në portalin e-Albania.

Sipas inspektorëve të terrenit nëse klientët refuzojnë përdorimin e maskave dhe dorezave, biznesi ka të drejtë t’i refuzojë shërbimin.

Zamira pronare e një dyqani të vogël me veshje të përdorura në rrugën “Shefqet Kuka” pohon se kontrollet për zbatimin e masave kanë ditë që po vijojnë të jenë të njëpasnjëshme. “Edhe dje erdhën të tjerë inspektorë për kontrollin e masave, që nga respektimi i distancës, afishimi i rregullave dhe përdorimi i maskës. Nuk kanë vendosur gjoba, vetëm është kontrolluar respektimi i masave”, pohon ajo.

Pas hapjes të plotë që iu bë veprimtarisë të biznesit, si dhe zgjatjes të fashës të lëvizjeve të qytetarëve edhe në zonat e kuqe, aktualisht vijojnë të mbeten të mbyllura transporti publik, palestrat, klubet e natës, kinematë, muzeu, sallat e sportit të mbyllura./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pandemia rrit deficitin buxhetor me 463% në janar-prill/ Shtohen ndjeshëm shpenzimet sociale

Publikuar

-

Nga

Teksa të ardhurat buxhetore shënuan një ulje dramatike gjatë muajit prill, me rreth 30 për qind, për shkak të kufizimeve që shkaktoi pandemia Covid, shpenzimet buxhetore u rritën lehtë në raport me prillin e vitit 2019, duke ndikuar në këtë mënyrë në thellimin e ndjeshëm të deficitit buxhetor.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë prillit, shpenzimet buxhetore arritën gjithsej në 41,7 miliardë lekë më një rritje 4,1 për qind në raport me prillin 2019. Shtimi i shpenzimeve këtë muaj u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve për pagesa sociale.

Transferimet sociale që u dhanë për shkak të pandemisë shënuan vlerën e 7,1 miliardë lekëve në muajin prill, duke pësuar një rritje me 238 për qind në raport me prillin e vitit të kaluar.

Teksa fondet buxhetore për pagesat sociale u rritën, alokimet për shpenzimet Operative dhe Mirëmbajtje dhe pushtetin vendor pësuan rënie përkatësisht me 22 dhe 45 %.

Gjithashtu ulje shënuan edhe shpenzimet kapitale, të cilat në prill pësuan rënie me 7,3 për qind në raport me vitin 2019. Ecuria e këtij zëri edhe gjatë pandemisë ka qenë në normalen e tij historike.

Shpenzimet korrente  u rriten me 6 për qind sipas pasojë e fondeve shtesë për sektorin e shëndetësisë me qëllim blerjen e furnizimeve të nevojshme.

Deficiti buxhetor në këtë muaj pësoi rritje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Balanca ishte minus 13,5 miliardë lekë nga një suficit 752 milionë lekë që ishte në prill 2019.

LEXO EDHE:  Meta leksion qeverisë/ Çfarë duhet të bëjë për të lehtësuar përballimin e situatës

4-mujori, deficiti buxhetor përkeqësohet me 463 %, rriten investimet kapitale

Balanca buxhetore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë katërmujorit për shkak se të ardhurat buxhetore kanë rënë rreth 11 për qind dhe nga ana tjetër shpenzimet janë rritur me 2,8 për qind në raport me katërmujorin e parë 2019.

Për pasojë deficiti buxhetor gjatë katërmujorit 2020 arriti në -15,6 miliardë lekë nga një suficit prej 4,2 miliardë lekësh që ishte vitin e kaluar.

Shpenzimet kapitale këtë katërmujor kanë përmbysur tendencën e viteve të shkuara, duke pësuar rritje. Edhe në vite normale shpenzimet kapitale vinin në ulje në muajt e parë të vitit, për shkak të vonesave në tendera, por këtë vit gjatë katërmujorit shpenzimet për investime kapitale arritën në 16,5 miliardë lekë me një rritje 12.8% në raport me janar-prill 2019.

Edhe përgjatë 4 -mujorit shpenzimet operative dhe ato për pushtetin vendor ranë përkatësisht me -5.4% dhe -24.4%.

Zëri me rritjen më të lartë të shpenzimeve ishin pagesat sociale me një vlerë 14,5 miliardë lekësh, me një rritje 91 për qind në raport me vitin 2019, për shkak të alokimeve direkte që qeveria bëri për “ndihmën financiare”./ Monitor

LEXO TE PLOTE