LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Adriatik Balla/ "Prishja e Teatrit Kombëtar", kush e ka rradhën tani?

21 Maj 2020, 11:19, Opinione CNA
Nga Adriatik Balla/ "Prishja e Teatrit Kombëtar", kush e ka

Kush e ka radhën?
Kur ISIS u fut në Siri disa vite më parë, vuri në shënjestër Palmirën, një trashëgimi botërore. Arsyetimi, sikurse u tha, ishte se fryma që përçonte Palmira i bënte hije Allahut. E kush mund të jetë ai që i bën hije Zotit?! Çështje kulture apo jo?
ISIS-i 30-vjeçar shqiptar është më i sofistikuar.
Së pari, ndryshon varësinë e objektit ( kulturor, sportiv etj). Nga dikasteret qendrore (ministritë) kalojnë në varësi të pushtetit lokal (bashkive).
Së dyti, del pronari i tokës, i cili është habitërisht (çuditërisht) familjar ose i afërm në farefis me pushtetarin.
Së treti, vjen projekti që prezantohet me pompozitet në media për mrekullinë (e domosdoshme) që do të ndërtohet: stadium i ri, teatër i ri, universitet i ri, aeroport i ri, qendër multifunksionale e re etj, ku po çuditërisht shoqërohen me kullë.
Së katërti, vjen arsyetimi ?shkencor? i shembjes së të vjetrës në shërbim të së resë. Dhe këtu dalin në pah disa pika.
1.Arsyetimi fizik: Ngrehina rrezikon të shembet e kështu rrezikohet jeta e njerëzve (sportistëve, artistëve, spektatorëve). ?Larg qoftë të bjerë tërmet, – u tha nga ISIS-asit shqiptarë, – pa teatri do të zerë brenda artistët?. Dy tërmetet e fundit (shtator dhe nëntor 2019), plasaritën betonin isisas shqiptar të 30 vjetëve të fundit, por jo teatrin. Ra poshtë edhe arsyetimi i lëndës helmuese që ndërtonte karabinanë. Pra arsyetimi fizik dështoi me turp. Por teatri u shemb?
2.Arsyetimi ideologjik: ?Është ndërtuar nga fashistët?, – u tha. Me këtë logjikë e shkatërroi edhe ISIS Palmirën. ?Është ndërtuar nga të pafetë?, thoshin edhe ata. Por edhe ky arsyetim u rrëzua, pasi nuk qëndronte dot logjika. Dhe teatri u shemb?
3.Arsyetimi (jo) historiko-kulturor: U tha se teatri ishte kapanon ushtrie, më pas magazinë etj. Dështoi, për këtë teatër kishin dhënë mendime e kontribuar ajka e arkitektëve dhe specialistëve italianë të kohës. Në këtë teatër ishte bërë shumë histori (dhe jo vetëm art). Historia u shemb. Siç bëri ISIS me Palmirën. Teatri ra?
4.Arsyetimi ekonomik dhe pushteti financiar: Ahhh, po, këtu më qëndro. Vendi ku shtrihej teatri është zemra e Tiranës, ka shumë tokë për të ngritur perandorinë (babëzinë) e re financiare, të bazuar mbi betonin dhe çelikun. ?Teatri është pengesë. Fshijmë teatrin historik dhe e sajojmë të riun në katin e 25-të, më pas justifikojmë ngritjen e kullave dhe qendrave tona të biznesit të markave PD-PS-LSI?, dhe, pak më vonë, ringremë domosdoshmërinë e një teatri të ri diku gjetkë, ndoshta në Surrel, Viçidol, apo Çepan. Ka pengesa, se populli e do trashëgiminë dhe historinë e tij, por ne kemi ?opozitën? që në orën e shembjes e zë gjumi. Fundja, a nuk po luajmë teatër prej 30 vjetësh??
Kush e ka radhën?
Fillimisht Teatri i Kukullave, më pas Politekniku, Akademia e Shkencave e në fund vetë parlamenti. A nuk janë dhe ato ndërtesa të vjetra që duhen shembur? Monumente kulture? Jo mor vëlla se kemi ?Maznikët? tanë të partisë që i heqin dhe i vënë në listë siç na do trapi. Ne jemi shteti, jemi qeveria, jemi Zoti.
Dhe pas pak vitesh Tirana do të jetë kryeqyteti i parë dhe i vetëm në botë pa pistë atletike, pa teatër kombëtar, pa universitet shtetëror, pa akademi shkencash, madje pa parlament. Ky i fundit do të zëvendësohet me mbledhjet e ?organizatës?, ku ?Skënderbeu? i radhës do t?u flasë me ëmbëlsi qytetarëve për shtet ligjor, e ku Kryeprokurori i Shtetit do të këndojë refrenin e zakonshëm ?prioritet i punës tonë është lufta ndaj krimit?.
Përfundimi
ISIS 30-vjeçar shqiptar po torturon një popull të tërë, po i zhbën historinë, po i shkatërron sportin, shkencën, artin dhe kulturën, madje vetë ndjenjën e përkatësisë së tij.
Shqiptarët? Ah, po, popull trim i pashoq, dëshmuar veçanërisht në facebook…

Lajmet e fundit nga