LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta me gruan e tij nuk shpëtojnë dot”/ Ngjela plas bombën: Ja çfarë i pret këto 4 ministra të Ramës

21 Maj 2020, 20:58, Politikë CNA
“Meta me gruan e tij nuk shpëtojnë dot”/ Ngjela plas

Avokati i njohur Spartak Ngjela, në një intervistë për Ora news, është shprehur se katër ministra të qëverisë Rama do i kapë Reforma në Drejtësi.

Ngjela tha se këtë informacion ia ka dhënë vetë Rama, por sipas tij, më i frikësuar është Meta me Kryemadhin.

“Gjykata Kushtetuese është në formim e sipër. Më i trembur është Meta me gruan e tij dhe do shpronësohen, nuk shpëtojnë dot. Edhe të tjerët pas tyre. Rama e di që 4 ministra të tij, më ka thënë vetë, i kap reforma. E kam deklaruar që janë 4, por nuk di emra unë. Rama e di këtë sepse ma ka thënë me gojë, nuk më duhen emrat mua.

Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar, është i vjedhur. Kush e ka kontrolluar, prokurori i përgjithshëm që iku? Të gjithë kanë qenë grup korruptiv edhe pushteti gjyqësor edhe politik me marrëveshje të heshtur. Unë vjedh popullin ka thënë gjyqësori, unë vjedh shtetin ka dhënë ky tjetri. As ti mos më prek as unë nuk të prek. Reforma këta i fshin. Unë njoh reformën. Reforma në drejtësi drejtohet nga ndërkombëtarët” , tha Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga