LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më ke ndjekur në disa maja”/ Meta kritikon Çim Pekën: Po abuzoni me mua

21 Maj 2020, 19:16, Politikë CNA
“Më ke ndjekur në disa maja”/ Meta kritikon Çim

Presidenti Ilir Meta e ka nisur intervistën e mbrëmjes së sotme me kritika ndaj gazetarit Çim Peka.

Peka e hapur emisionin me fjalimin e kryeministrit Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar, por kjo duket se nuk është pëlqyer aspak nga presidenti.

Meta i kujtoi Pekës se së bashku kanë ngjitur disa maja malesh, ndërsa deklaroi se gazetari po abuzon me videon e Ramës në hapje të emisionit.

“Jam shumë i hapur me ju dhe nuk i refuzoj sfidat sepse edhe më ndjekur në disa maja. Por ju abuzoni menjëherë me këtë detyrim ndaj jush si malësor dhe ngjitës malesh. Kur të ftoni kryeministrin, niseni me kryeministrin, kur të ftoni presidentin, niseni me presidentin. Unë nuk di të bëjë teatër me gjëra që kanë të bëjnë me integrimin e vendit dhe trashëgiminë kultutore. Ky është një akt mafioz dhe i paligjshëm në të gjitha aspektet. Këto i janë dhënë edhe ambasadorëve, të cilët janë të shokuar. E gjithë Europa është e shokuar?, theksoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga