Connect with Us

Marrëveshja e fshehtë për Reformën në Drejtësi/ Ngjela zbulon pse dyshon ambasadorja e SHBA

Politikë

Marrëveshja e fshehtë për Reformën në Drejtësi/ Ngjela zbulon pse dyshon ambasadorja e SHBA

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për Reformën në Drejtësi.

Sipas Ngjelës, ambasadorja e di që i gjithë korrupsioni shqiptar kërkon të vrasë Reformën.
Ai thekson se Kim po dyshon për një marrëveshje të fshehtë dhe sipas tij, ajo ka prova edhe për Ramën.

Mes të tjerash, Ngjela shkruan se ‘të gjithë këta të korruptuar janë në tërbim sidomos Meta; dhe bashkë kanë gjetur një kalë të ngordhur që të destabilizojnë Shqipërinë, por ambasadorja po dyshon se kalin e ka vrarë Rama për të krijuar destabilizim’.

“Pse po dyshon kaq thellë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim?
Ambasadorja amerikane doli në thelb të çështjes: ajo sot pyet: mos ka një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi? E dini pse, sepse ajo e di që i gjithë korrupsioni shqiptar kërkon të vrasë Reformën. Reforma i fshin të gjithë; kurse tani pas karantinës duhet të fillojë goditja drastike e saj.
Të dyja palët janë nën presionin e akuzës që po iu vjen: Ramës i rrezikohen katër ministra apo ish ministra të korruptuar, me prova nga ndërkombëtarët. Dhe këtë ai e di.
Por, për Reformën në Drejtësi, të gjithë shqiptarët e kanë shpresën tek ambasadorja Yuri Kim. Dhe ajo nuk po i zhgënjen. Kurse ajo tani po dyshon për një marrëveshje të fshehtë.
Po Rama?
Ambasadorja dyshon, për një marrëveshje të fshehtë: domethënë që ajo ka prova edhe për Ramën. Të paktën kështu duket.
Nëse ka prova, duhet të veprojë sa më shpejt, sepse ky është muaji i parë dhe deri në Korrik duhet të përfundojë themeli i Reformës. Këtu qëndron edhe frika e të korruptuarëve të mëdhenj të Shqipërisë.
Të gjithë këta të korruptuar janë në tërbim sidomos Meta; dhe bashkë kanë gjetur një kalë të ngordhur që të destabilizojnë Shqipërinë, por ambasadorja po dyshon se kalin e ka vrarë Rama për të krijuar destabilizim. Të paktën kështu mendoj unë.
A të jetë e vërtetë?
Këtë e din Yuri Kim. Por nuk është pak, sepse kjo don të thotë se këta të çartallosur me frikë nga Reforma, duan destabilitetin e Shqipërisë.
Por, a është e mundur kjo? Aspak, asgjë nuk bëjnë dot. Nuk e kanë fare të mundur, sepse nëse e kanë shpresën te Rama-Basha, dhe ambasadorja godet Ramën, socialistët e Ruçit e rrëzojnë Ramën, sepse e kanë parë një herë se çdo të thotë për ta të jesh kundër Amerikës.
Megjithatë, të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet pas dyshimit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, shkruan Ngjela në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

DASH fut në listën e zezë zv.ministren e Ramës/ Lorena Haxhiut i ndalohet hyrja në SHBA

Publikuar

-

Nga

Një zyrtare shqiptare është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan Të Shtetit.

Bëhet fjalë për zëvendës ministren e Arsimit, Lorena Haxhiu, së cilës i është ndaluar hyrja në SHBA bashkë me familjen.

Dyshohet që shkak i këtij vendimi të jetë pjesëmarrja e babait të saj në grupin kriminal që trafikonin qënie njerëzore nga Shqipëria për në SHBA, Britani të Madhe dhe Kanada.

Babai i zv.ministres Eduart Haxhiu është një nga 24 të arrestuarit që akuzohen se falsifikonin dokumenta dhe i dërgonin njerëzit me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani.

Sipas policisë, nga aeroportet e këtyre vendeve, shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ilir Meta: Ta votojmë brenda qershorit, i detyrohemi qytetarëve

Ndaj 52-vjeçarit Haxhiu me banim në Tiranë, është marrë masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ CNA.al

Trafik njerëzish me dokumenta false/ Shkatërrohet grupi kriminal, Veliu nxjerr emrat

Megaoperacioni i vizave false/ Ambasada amerikane nxjerr detajet: Si u arrestuan 22 personat

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshje pas krahëve për Reformën në Drejtësi”/ Rama i përgjigjet Yuri Kim: Të gjithë djajtë janë këtu

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bie dakord me shqetësimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për Reformën në Drejtësi.

Rama i është përgjigjur ambasadores së SHBA, pas deklaratës së fortë se mund të ketë marrëveshje pas krahëve mes politikanëve shqiptarë për Refromën në Drejtësi.

Kryeministri ka komentuar te postimi i ambasadores Kim në “Twitter” teksa publikon thënien e William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nuk ndal thirrjet/ Koha për reflektim të thellë, të mos humbim rrugën europiane!

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij në Facebook shkrimin e gazetës franceze “Liberation”, që vë në dukje se pas shembjes së TK, demokracia në Shqipëri është në rënie.

Bashkëngjitur artikullit, Kreu i Shtetit ka një tjetër apel për politikën. Ai thotë se është koha për një reflektim të thellë që vendi të mos humbë rrugën europiane.

LEXO EDHE:  SHBA vihet në lëvizje për Reformën Zgjedhore/ Zbardhet qëllimi i takimeve të Yuri Kim me Ramën, ja çfarë proprozon

“Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane!”, shkruan Presidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE