Connect with Us

Manaj tregon karantinën mes librave e sultjashit: Uroj të kthehem shpejt në kombëtare

Sport

Manaj tregon karantinën mes librave e sultjashit: Uroj të kthehem shpejt në kombëtare

Publikuar

-

Rei Manaj mendon se është me fat që këto muaj të mbyllur në shtëpi i ka kaluar me familjen e tij. Sulmuesi shqiptar ka qëndruar në Barcelonë gjatë izolimit dhe për faqen e klubit katalanas ka treguar se si kanë qenë ditët e tij atje, të ndara mes familjarëve, serive TV dhe leximit të librave, për të kaluar kohën që normalisht duhej ta kishte të zënë duke u stërvitur me top në këmbë.

Izolimi – “Kam qëndruar me familjen time. Të paktën nuk isha vetëm. Kam qenë me prindërit e mi, gjyshen dhe qenin tonë, emri i tij është Budino dhe është një labrador. Izolimi ka qenë i çuditshëm pasi nuk e prisnim kurrsesi një gjë të tillë, nuk jemi mbyllur asnjëherë në shtëpi për dy muaj dhe si një futbollist, të qëndrosh dy muaj pa prekur topin është shumë e komplikuar. Tani mund të dalim për vrapime në rrugë dhe ndonëse nuk jemi të gjithë bashkë, po bëjmë mirë për të përmirësuar përgatitjen fizike dhe gjithashtu të qetësojmë mendjen”.

Jeta në karantinë – “Jam kujdesur për dietën time ushqimore, megjithëse një ditë kam ngrënë një pjatë tipike shqiptare, syltjash. Tani po lexoj “Sekrete”, që është motivues dhe në këto kohë të vështira më ka ndihmuar shumë. Në fakt, më pëlqen të lexoj pasi ka më shumë detaje dhe të shërben për të qartësuar mendjen”.

COVID-19 në Shqipëri – “Atje janë më të qetë, ka pasur shumë pak raste dhe kanë jetuar një jetë normale. Ka pasur kufizime, por më shumë si parandalim. Tezja ime jeton në Kodonjo të Italisë, qyteti i parë në Europë i izoluar për shkak të koronavirus. Për fat të mirë ajo është shëndosh e mirë, por ka kaluar disa muaj të vështirë. Izolimi ka qenë shumë i rëndë, edhe pse pak nga pak gjërat po i kthehen normalitetit”.

Situata te Barcelona B – “Lufta për ngjitjen në kategori është entuziazmuese, aq më shumë kur ke mundësinë ta bësh këtë gjë me një ekip si Barcelona. Ne do të përgatitemi për të. Por duhet të jemi të vëmendshëm se ky virus nuk është larguar ende dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe presim që të gjejnë një vaksinë që të jemi të qetë. Por jemi shumë të entuziazmuar që stërvitemi përsëri dhe të përgatitemi që të ngjitemi një kategori më lart.

Para se të shpërthentë COVID-19, unë ndjehesha gjithnjë e më mire në ekip, nuk është asnjëherë e lehtë të ndryshosh skuadër në janar, duhet të takosh shokë të rinj ekipi dhe dinamikë të re. Por unë e bëra këtë duke menduar se është më e mira për të ardhmen time dhe jam i lumtur. Të luash pa tifozë do të jetë e çuditshme, pasi pa ata nuk është njëlloj, por duhet të jemi të fortë që të fitojmë të tre ndeshjet në play-off”.

Kontaktet me përfaqësuesen – “Këto ditë kam qenë gjithashtu në kontakt me lojtarët dhe trajnerin e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ne të gjithë kemi të njëjtën ndjesi, uroj që të takohemi përsëri për të luajtur ndeshjet përgatitore për Kupën e Botës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Xhaka komenton përplasjen me tifozët: E ekzagjeruam të dy palët

Publikuar

-

Nga

Granit Xhaka dhe Arsenali dukej një histori e përfunduar deri pak muaj më parë. Mesfushori dhe tifozët e “topçinjve” filluan një luftë të ndezur në fushë e jashtë saj, që çoi në sharjet e ofendimet në rrjetet sociale e më pas shpërthimin publik të kapitenit që fluturoi shiritin gjatë ndeshjes. Largimi i tij dukej i pashmangshëm por gjërat me sa duket janë qetësuar me Artetën në drejtim.

“Pas ndryshsimit të trajnerit gjërat shkojnë më mirë. Me Artetën jam ndjerë menjëherë mirë. Më kanë bindur idetë e tij, filozofia e tij, si dhe më ka treguar menjëherë besim. Jam i lumtur që kam shpaguar besimin dhe shpresoj që ta bëj në të ardhmen, uroj duke luajtur në Champions. Përplasja me tifozët? Argumenti është mbyllur për sa më përket, ishte një keqkuptim dhe kemi pasur reagime të ekzagjeruara. Mund të jenë të qetë, do të jap gjithmonë gjithçka për Arsenalin. Kam ardhur në Angli për të fituar tituj dhe është ende objektivi im”, tha Xhaka në një intervistë për “Bild”.

Ai pranoi se kishte pasur bisedime me Hertën për një transferim të mundshëm në janar, ndërsa shtoi se do t’i mungonte Aubamejang nëse do të largohej në verë siç përflitet. “Ai është një njeri fantastik dhe një lojtar që jeton për golin. Person pozitiv, optimist, gjithmonë i gjindshëm dhe profesionist”, ishte përshkrimi që mesfushori i bëri sulmuesit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kontrata me “Air Albanian”, ja sa milionë euro do të përfitojë FSHF

Publikuar

-

Nga

Stadiumi i ri kombëtar në Tiranë ka emrin “Air Albania”, pas një kontrate që “Shoqëria Kuq e Zi” ka nënshkruar me kompaninë ajrore që ka të njëjtin emër.

Në bazë të kontratës, bëhet fjalë që për pesë vite impianti të mbajë këtë emër, ndërsa në adresë të “Shoqërisë Kuq e Zi”, ku FSHF-ja ka 75% të aksioneve, shkojnë 650 mijë euro për çdo vit. Në total, mbi 3 milionë euro nga kjo kontratë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Jap Staam i rikthehet futbollit, zyrtarizohet si trajner te…

Publikuar

-

Nga

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Milanit, Jap Staam, i është rikthyer futbollit. Holandezi është zyrtarizuar si trajner i ekipit të MLS në Amerikë, FC Cincinnati.

Faqja zyrtare e klubit amerikan, zyrtarizoi firmën e Staam pak çaste më parë, duke shkruar: “Duam të raportojmë një lajm… shikoni videon deri në fund”, ndërsa më poshtë kanë bërë dhe një video-prezantim shumë të bukur të Staam.

Si futbollist, 47 vjeccari holandez ka qenë shumë i suksesshëm, duke fituar tre Premier League me fanellën e Manchester United, si dhe një Champions League me fanellën e “Djajve”. Ndërsa me Milanin, Staam ka fituar dy Superkupa të Italisë.

 

LEXO TE PLOTE