LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lleshaj i përgjigjet opozitës/ “Për çfarë i doni emrat e policëve, ja ku më keni mua”

21 Maj 2020, 10:34, Politikë CNA
Lleshaj i përgjigjet opozitës/ “Për çfarë i

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës  se në protestën për Teatrin, efektivët që ishin në krye të detyrës, nuk kishin numrat identifikues në uniformë.

Lleshaj tha se përgjegjësia penale duhet kërkuar tek drejtuesit e tyre.

?Diskutimet e fundit kanë targetuar policinë e shtetit, një diskutim për kulturën duke e shndërruar në një absurd konceptual, policia është parakusht që ekonomia, kultura të zhvillohet. E pafalshme dhe tragjike që policia të ndodhet në mes të diskutimit për kulturën. Një nga prioritet e mëdha që ndjek unë në detyrën time është që me policinë e shtetit të mundësojmë që shteti shqiptar të mos rrëzohet sa herë që grupe të caktuara kanë një axhendë polike.

Ça duhet të bënte policia në 17 maj, gjatë protestave të dhunshme, gjatë tërmetit, gjatë pandemisë? Po në 17 maj? Përgjigja ishte ‘hiqni kapelen’ policisë së shteti që nuk e realizoi dot në mënyrë demokratike. Kjo është të kthehemi shumë mbrapsht.

Nuk e di nëse ata që artikulojnë pa turp thirrjen ‘hiqni kapelen’, a e mendojnë qoftë një ditë Shqipërinë pa të, le të kujtohet 12 mars 1997 kur vendi nuk kishte policisë. I hoqën kapelet dhe ndodhi ajo që ndodhi, ndaj do të doja që të kishte një reflektim të madh jo vetëm politik, por edhe shoqëror. Pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve, 7 policë të gjakosur nga ata që duan të na kthejnë dhe të na vendosin kulturën, ose në thelb anti kulturën.

Nuk kam të dhëna që pati të lënduar nga protestuesit, pati të ndaluar. Po, pati se duhet ta kemi të qartë, nëse e kemi vendosur për të jetuar së bashku, ajo që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi i policisë është vepër penale, duhet të jemi të gatshëm të pranojmë pasojat e këtij veprimi. Kam dëgjuar që kërkojnë numrat e identifikimit, nuk kanë qenë individualisht, por të strukturuar, nëse kërkoni përgjegjësi penale kërkojeni për drejtuesit e tyre, çfarë ju duhen punonjësit individual, për t’i intimiduar ato”, tha Lleshaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga