Connect with Us

“Lela nuk është dhunuar”/ Rama: Fragment i teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat

Politikë

“Lela nuk është dhunuar”/ Rama: Fragment i teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë se gazetari Alfed Lela nuk është dhunuar, ndonëse ky i fundit pretendon të kundërtën.

Rama tha se e gjithë kjo është fragment i teatrit të viktimizimit që pretendon se u vu në skenë për mediat.

Sipas tij, policia nuk njeh gazetarë apo qytetarë në raste protestash.

“Jo vetëm që nuk shoh asnjë dhunim të qytetarit, por shikoj një fragment të gjithë teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat qysh se u doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupat e tyre atë godinë deri në fund, duke u përpjekur të ngrenë në re të zezë për shtetin dhe perceptimin e shtetit. Nëse flasim për dhunë është se ka një mënyrë për tu përcaktuar. Unë ngre një pyetje se çfarë kërkon gazetari Lela kur është kapur nga duart? Për çfarë shkoi zoti Lela aty për t’ju kërkuar ndonjë intervistë. E di zoti Lela dhe të gjithë ata që flasin për dhunë, që sipas ligjit, policia në raste protestash nuk njeh individ. Pse e kapërceu gardhin Alfredi, kishte ndonjë lajm Breaking News dhe ku është dhuna?”, deklaroi Rama në Real Story”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta bën deklaratën e fortë/ “Po të dojë populli e shpërndaj Parlamentin”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Syri tv ka folur për mundësitë e shpërndarjes së Parlamentit.

Meta tha se që të ndërmarrë këtë nismë do ti duhet mbështetja e shqiptarëve dhe 20 burra që të çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

“Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamundur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje. Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lela heq pantallonat në emision dhe i tregon shenjat Ramës/ “Po më dhunon për herë të tretë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Alfredi Lela që u shoqërua nga policia mëngjesin e 17 majit kur u shemb Teatri Kombëtar, u përplas mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Lela iu drejtua me tone të ashpra Ramës, i cili tha se gazetari nuk është dhunuar, ndërsa ky i fundit e akuzoi se po e dhunon për herë të tretë.

Lela hoqi pantallonat në emisionin “Real Story” dhe tregoi shenjat e dhunës nga policia.

Debati:

Lela: Nuk ka si i prishen Edit, do flas me ti, në njëjës se je një njëjës i bëshëm për këtë vend.

Rama: Si urdhëron zoti prokuror.

Lela: Tani do flasësh në këtë mënyrë.

Rama: Si urdhëron.

Lela: Po më dhunon për herë të tretë.

Rama: Drejtohu me edukatë.

Lela: Ty me edukatë që gënjeve?

Rama: Unë them atë që shoh, lëri njerëzit t’i gjykojnë.

Lela: E kanë gjykuar njerëzit.

LEXO EDHE:  “Kë do besojmë, ligjin apo banditët?”/ Balliu thirrje punonjësve të IKMT: Braktisni detyrën

LEXO EDHE:  “Me Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë”/ Ish deputetja: Kryeministri, ka dhunuar nënën dhe partneret e veta

Rama: Kush e ka gjykuar, vëllezërit Budina apo Ledi Makbeth?

Lela: Nuk të ka pëlqyer zoti Rama ai gjest…

Rama: Cili gjest?

Lela: Ai gjesti i futjes, i hedhjes dhe mbrojtjes së vajzës. Thonë që je krah dhunës për vajzat dhe ti po i mbulon.

Rama: Këta janë tregime, unë flas për atë që pamë në video, tregimet dhe përrallat t’i lë ty.

Lela: Do t’i shohësh shenjat e dhunës, do t’i shohësh?

Rama: Jo fare…

Lela: Do ti shohësh, ja ku i ke…

Rama: Fare, fare…

Lela: Mund t’i heq pantallonat t’i tregoj (I drejtohet Ballës)?

Balla: Tani ti po më drejtohesh mua?

Lela: Jam goditur me shkelma dhe do të të sjell raportin.

Rama: Ku i ke shkelmat. Mesa ne kemi parë nuk ka shkelma, ka marrje për krahësh mbërtheu…

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Projekt për qendër tregtare tek Teatri”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Një mashtrues ordiner, i pafytyrë!

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha i ështëpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama se në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës i ka ardhur një ofertë për prishjen e godinës së teatrit për të ndërtuar aty një “shoping plazza” dhe që kishte miratimin e kryeministrit të asaj kohe.

“Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investiroësh gjerman me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, tha Rama në një studio televizive ditën e djeshme .

LEXO EDHE:  Operacioni “Spiderman”/ Arrestohet 29-vjeçari, autor i disa vjedhjeve

Në studion e “Opinion”, Berisha tha se ky është një mashtrim dhe se nuk ka ekzistuar kurrë një ofertë për të ndëtuar në truallin e teatrit një qendër tregëtare.

“Një mashtrues ordiner, i pafytyrë sepse kurrë nuk kam patur asnjë ofertë për të ndërtuar aty qendër tregtare. Kam patur oferta për stadium dhe kam qenë kategorik por për teatrin kurrë nuk më ka ardhur njeri për të ndërtuar qendër tregtare. Është një trillim për të mbuluar genocidin kulturor që bëri Rama kur shembi një nga simbolet kombëtare”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE