Connect with Us

Lela heq pantallonat në emision dhe i tregon shenjat Ramës/ “Po më dhunon për herë të tretë”

Politikë

Lela heq pantallonat në emision dhe i tregon shenjat Ramës/ “Po më dhunon për herë të tretë”

Publikuar

-

Gazetari Alfredi Lela që u shoqërua nga policia mëngjesin e 17 majit kur u shemb Teatri Kombëtar, u përplas mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Lela iu drejtua me tone të ashpra Ramës, i cili tha se gazetari nuk është dhunuar, ndërsa ky i fundit e akuzoi se po e dhunon për herë të tretë.

Lela hoqi pantallonat në emisionin “Real Story” dhe tregoi shenjat e dhunës nga policia.

Debati:

Lela: Nuk ka si i prishen Edit, do flas me ti, në njëjës se je një njëjës i bëshëm për këtë vend.

Rama: Si urdhëron zoti prokuror.

Lela: Tani do flasësh në këtë mënyrë.

Rama: Si urdhëron.

Lela: Po më dhunon për herë të tretë.

Rama: Drejtohu me edukatë.

Lela: Ty me edukatë që gënjeve?

Rama: Unë them atë që shoh, lëri njerëzit t’i gjykojnë.

Lela: E kanë gjykuar njerëzit.

LEXO EDHE:  Rama i jep premtimin mësueses së sëmurë/ Reagon deputeti i PD-së

Rama: Kush e ka gjykuar, vëllezërit Budina apo Ledi Makbeth?

Lela: Nuk të ka pëlqyer zoti Rama ai gjest…

Rama: Cili gjest?

Lela: Ai gjesti i futjes, i hedhjes dhe mbrojtjes së vajzës. Thonë që je krah dhunës për vajzat dhe ti po i mbulon.

Rama: Këta janë tregime, unë flas për atë që pamë në video, tregimet dhe përrallat t’i lë ty.

Lela: Do t’i shohësh shenjat e dhunës, do t’i shohësh?

Rama: Jo fare…

Lela: Do ti shohësh, ja ku i ke…

Rama: Fare, fare…

Lela: Mund t’i heq pantallonat t’i tregoj (I drejtohet Ballës)?

Balla: Tani ti po më drejtohesh mua?

Lela: Jam goditur me shkelma dhe do të të sjell raportin.

Rama: Ku i ke shkelmat. Mesa ne kemi parë nuk ka shkelma, ka marrje për krahësh mbërtheu…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta bën deklaratën e fortë/ “Po të dojë populli e shpërndaj Parlamentin”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Syri tv ka folur për mundësitë e shpërndarjes së Parlamentit.

Meta tha se që të ndërmarrë këtë nismë do ti duhet mbështetja e shqiptarëve dhe 20 burra që të çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

“Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamundur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtë qeveri nuk shkohet në zgjedhje. Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar. Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Projekt për qendër tregtare tek Teatri”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Një mashtrues ordiner, i pafytyrë!

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha i ështëpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama se në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës i ka ardhur një ofertë për prishjen e godinës së teatrit për të ndërtuar aty një “shoping plazza” dhe që kishte miratimin e kryeministrit të asaj kohe.

“Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investiroësh gjerman me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, tha Rama në një studio televizive ditën e djeshme .

LEXO EDHE:  Kufiri Detar/ Spahiu: Bushati duhet arrestuar, Rama po teston popullin

Në studion e “Opinion”, Berisha tha se ky është një mashtrim dhe se nuk ka ekzistuar kurrë një ofertë për të ndëtuar në truallin e teatrit një qendër tregëtare.

“Një mashtrues ordiner, i pafytyrë sepse kurrë nuk kam patur asnjë ofertë për të ndërtuar aty qendër tregtare. Kam patur oferta për stadium dhe kam qenë kategorik por për teatrin kurrë nuk më ka ardhur njeri për të ndërtuar qendër tregtare. Është një trillim për të mbuluar genocidin kulturor që bëri Rama kur shembi një nga simbolet kombëtare”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do e çoj në Gjykatën Evropiane/ Meta: Qeveria bëri autogol me Teatrin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Syri tv, ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Duke e quajtur si një provokim serioz për demokracinë dhe stabilitetin e vendit, Meta tha se qevria deshi të bënte gol për bëri autogol.

“Çfarë mund të bënte më shumë Presidenti kur plasi dhuna naj Budinës para një viti! Ne e kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo një herë, por kemi bërë disa padi.

Është një ndërhyrje e pabesë, futën forca të paautorizuara me armë, urdhëruan shembjen e godinës kur brenda ka patur artistë, gra, madje dhe policë.

LEXO EDHE:  Kufiri Detar/ Spahiu: Bushati duhet arrestuar, Rama po teston popullin

LEXO EDHE:  Raporti i “Reporterët pa kufij”/ Rama përplaset me opozitën

Kjo nuk ishte thjesht një hakmarrje ndaj Teatri, jo thjeshtë vetëm një aferë korruptive, por ishte një provokim serioz jo vetem për demokracinë, por edhe stabilitetin e vendit.

Ishte një përpjekje për të realizuar një gol, por doli një autogol shumë i madh.

Si president po ju them që unë këtë çështje do ta ndjek në Gjykatën Kushtetuese. Edhe në Gjykatën Evropiane, do ta çoj deri në fund. Jam i gatshëm për tu angazhuar dhe në hetim ndërkombëtar” tha Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE