LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kulluri nxjerr “zbuluar” Bashën dhe Ramën/ Bëjnë sikur zihen për Teatrin, që njeri e prishi e tjetri e tradhëtoi

21 Maj 2020, 07:22, Politikë CNA
Kulluri nxjerr “zbuluar” Bashën dhe Ramën/ Bëjnë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ndërsa komenton situatën të cilën po kalon Shqipëria, i jep një ?shuplakë? të forta kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri i cilëson si lojëra përplasjet për Teatrin, ndërsa thekson se njëri e shembi e tjetri tradhëtoi.

?Fatkeqesia e nje qeverisjeje absurde dhe te lige e nje opozite qe ?ecen kututu?: ambasadorja Kim kerkon hapjen e turizmit duke thene se ?mezi pres te shoh Shqiperine?, ndersa qeveria vazhdon te mbaje mbyllur levizjen jashte dhe drejt ?zonave te kuqe?, Tirane, Durres, Fier etj..

E nderkohe opozita qe ?po flinte? ne oren 4 te mengjesit diten qe u prish, po rri pa kuptim ?pas pilafit? ne sheshin para Teatrit!

Turizmi eshte i asfiksuar, sherbimet e tjera ne krize! Kafenete e restorantet pothuaj bosh dhe ajo qe shqetesohet me shume eshte ambasadorja amerikane sesa politikanet medemek te zgjedhur te shqiptareve!

Ekonomia duhet te kthehet ne pune! Njerezit duhet te dalin, te punojne e mbi te gjitha Te Konusmojne!
Bejne sikur zihen per Teatrin qe njeri e prishi ndersa tjetri e tradhetoi, e nderkohe ekonomia po shkon ne pikiate perdite e me shume!?-shkruan Kulluri.

Më tej, ai reagon edhe në lidhje me bojkotin e tryezës për Reformën Zgjedhore nga opozozita.

?Me keq akoma, tryeza e Reformes Zgjedhore u sabotua prape! Shqiptaret do votojne prape ?eunuket? e Rames e Bashes, keshtu sic po shkojne punet! Kur nuk ke se cfare te zgjedhesh, nuk ke liri! Eunuket u sherbejne kryetareve por jo qytetareve!
?Teatri u prish por teatri politik vazhdon?! Njerezit varferohen, politika nuk i pyet por i perdor si ?mish per top? per interesat e veta! Monopoli i pushtetit pasuron ata qe e kane!?-përfundon postimin e tij Kulluri.

Lajmet e fundit nga