LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriminelët në internet përfitojnë nga Corona

21 Maj 2020, 13:59, Kosova & Bota CNA
Kriminelët në internet përfitojnë nga Corona

Për shkak të virusit Corona jo vetëm ata që punojnë nga shtëpia por shumë njerëz po kalojnë gjithnjë e më tepër kohë përpara kompjuterit, qoftë për t’u informuar, argëtuar ose për të porositur mallra on-line.

Kjo situatë ofron kushte ideale që kriminelët në internet. Sipas sondazheve të kompanisë “G Data Cyber Defense?, që ofron programe për mbrojtjen prej viruseve në Gjermani, numri i sulmeve kibernetike në mars u rrit me rreth 30 përqind krahasuar me shkurtin. Këto janë vetëm sulmet e zbuluara. Numri i përgjithshëm i sulmeve ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë dhe dëmi i shkaktuar mund të arrijë në disa milion euro. Bujën më të madhe e bënë përpjekjet për mashtrim në faqet e internetit të qeverisë gjermane ku ofrohej ndihmë financiare për bizneset.

Çdo tetë sekonda një virus ose program i dëmshëm

Sipas Tim Berghoff, ekspert për sigurinë e IT pranë G Data Cyber Defense objekt i sulmeve janë jo vetëm telefonët celularë apo tablets por edhe kompjuterat dhe lap-topet. Skenaret e sulmeve nuk janë të ndryshme për shkak të pandemisë, thotë ai, por është shtuar numri i sulmeve dhe i programeve të dëmshme. Një ndër të është Emotet që shërben si çelës për të infiltruar në një sistem ose rrjet dhe për t’u hapur rrugën programeve të tjera të dëmshme (malware) shtesë.

Mendo para se të klikosh!

Kujdes duhet treguar në këto kohë sipas ekspertëve edhe ndaj reklamave në portalet e internetit që ofrojnë artikuj që lidhen drejtpërdrejtë me Covid-19, si për shembull maska të lira ose teste për Coronën.

Po ashtu qarkullojnë edhe faqe të rreme në formë portalesh që ofrojnë gjoja ndihmë të menjëhershme për të prekurit nga kriza e Coronës. Po ashtu në rrjet publikohen edhe grafikë në lidhje me Coronën, që janë të ngjashme me faqen e internetit të Johns-Hopkins, por që janë të lidhura me kode programesh të dëmshme./DW

Lajmet e fundit nga