Connect with Us

Kontrata me “Air Albanian”, ja sa milionë euro do të përfitojë FSHF

Sport

Kontrata me “Air Albanian”, ja sa milionë euro do të përfitojë FSHF

Publikuar

-

Stadiumi i ri kombëtar në Tiranë ka emrin “Air Albania”, pas një kontrate që “Shoqëria Kuq e Zi” ka nënshkruar me kompaninë ajrore që ka të njëjtin emër.

Në bazë të kontratës, bëhet fjalë që për pesë vite impianti të mbajë këtë emër, ndërsa në adresë të “Shoqërisë Kuq e Zi”, ku FSHF-ja ka 75% të aksioneve, shkojnë 650 mijë euro për çdo vit. Në total, mbi 3 milionë euro nga kjo kontratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Jap Staam i rikthehet futbollit, zyrtarizohet si trajner te…

Publikuar

-

Nga

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Milanit, Jap Staam, i është rikthyer futbollit. Holandezi është zyrtarizuar si trajner i ekipit të MLS në Amerikë, FC Cincinnati.

Faqja zyrtare e klubit amerikan, zyrtarizoi firmën e Staam pak çaste më parë, duke shkruar: “Duam të raportojmë një lajm… shikoni videon deri në fund”, ndërsa më poshtë kanë bërë dhe një video-prezantim shumë të bukur të Staam.

Si futbollist, 47 vjeccari holandez ka qenë shumë i suksesshëm, duke fituar tre Premier League me fanellën e Manchester United, si dhe një Champions League me fanellën e “Djajve”. Ndërsa me Milanin, Staam ka fituar dy Superkupa të Italisë.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

“Jam krenar që luaj për Shqipërinë”, Strakosha leksion italianëve: Ja pse Lazio po lufton për kreun

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha po e kalon problemin fizik prej të cilit ka vajtur prej disa muajsh. Më 22 prill ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të rikuperuar një frakturë të vogël në gishtin e pestë të këmbës. Në një intervistë të fundit “gardiani” i Lazios foli për shumë tema, veçanërisht për objektivat e Lazios.

“Kam një problem të vogël, por po kthehem. Gjendje, krahasuar me tri javë më parë është përmirësuar, tani presim që të rinisë kampionati për të bërë atë që na pëlqen të gjithëve. Nuk e kemi hequr nga mendja, dashuria jonë është futbollit. Nuk të largohet nga mendja, jetojmë me të.”

Objektivat e Lazios: Objektivi unë është të mbetemi në zonën Champions. Për momentin, jemi të dytët dhe aspirojmë edhe për titullin. Askush nuk e priste që do të mund të luftonim për vendin e parë. Në fillim, as që e besonim se mund të luftonim për kreun, më pas patëm një rritje shumë të rëndësishme gjatë sezonit. Ajo që ndodhi gjatë këtij sezoni, është diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Do të shihet se cilët trajnerë dhe përgatitës atletikë janë treguar më të zotë. Në ndeshjet e para duhet të rigjejmë formën fizike, pra do të lodhemi pak. Problem do të jetë edhe i nxehti, nuk më kishte ndodhur më parë që të luaja në qershor dhe korrik.

Aftësia për të luajtur më këmbë: Nisëm ta provonim që kur mbërriti Inzaghi, u desh kohë dhe tani po marrim frytet. Në lojën tonë dëfrehen të gjithë dhe krijohet shumë, edhe pse pse rrezikojmë pak. Pa rrezikuar, ndeshjet do të përfundonin 0-0. Më pëlqen të luaj me këmbë, më mban aktiv në lojë. Në stërvitje nuk ka ndryshuar asnjë, ruajmë mentalitetin për të qarkulluar gjithmonë topin.

I pari për topat e qartë: Nuk më interesojnë shumë të dhënat, jam i kënaqur kur skuadra fiton. E di ku gaboj dhe si duhet të korrigjohem. Pastaj, të kesh në fushë një si Milinkovic është njësoj sikur ta kesh topin në bankë, për të rinisur më pas.

Familja Lazio: Jemi të gjithë djem të zotë, nuk është e lehtë të gjesh një skuadër të tillë. Trajneri na heq stresin dhe ne qëndrojmë të qetë. Dhe kur je i qetë, gjërat shkojnë mirë. Mbrotja më e mirë? Është diçka e bukur, pastaj ende nuk është mbyll asgjë, jemi në mes të rrugës. Është krijuar një familje e vërtetë, edhe sepse nuk ka ndryshuar organika gjatë këtij cikli, pra ka një vazhdimësi të grupit. Shpresoj që në përfundim të sezonit të jemi mbrojtja më e mirë. Po luajmë për njëri-tjetrin dhe kjo është meritë e trajnerëve tanë që kanë futur këtë frymë.

Kombëtarja: Më vjen mirë që Kombëtarja po rinovohet. Jam krenar që kam shkuar të luaj për Shqipërinë. Fjalët e mira më gëzojnë, por dua të përmirësohem për të dhënë më shumë si te Lazio dhe të Shqipëria.

Skema 3-5-2: Ndihem mirë me këtë rreshtim për mënyrën sesi e qarkullojmë topin. Unë mund të gjej më shumë zgjidhje. Të jesh portieri i Lazios nuk është e thjeshtë, me ka dhënë shumë motivim. Është privilegj të luash kaq i ri titullar te Lazio dhe sigurisht kënaqësi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rrëfehet Maxi Lopez: Ronaldinho erdhi te shtëpia ime, trokiti në derë dhe më mori për të më…

Publikuar

-

Nga

Maxi Lopez ka zbuluar edhe një tjetër anë të ndritur të Ronaldinho.

Ronaldinho, njeriu që bëri shumë njerëz të dashurohen me futbollin, ka pasur një anë të mirë edhe jashtë fushave të blerta.

Ikona braziliane ishte lojtari që përkujdesej që te Barcelona të gjithë të jenë të integruar.

Kështu ka bërë edhe me Maxi Lopez. Ky i fundit ka zbuluar detaje se si braziliani e kishte marrë nga shtëpia.“Unë shkova te Barcelona për eksperiencën e parë në Evropë, në një skuadër me shumë emra të mëdhenj, dhe ata më vendosën pranë Ronaldinho”, ka thënë Maxi.

“Ai më ndihmoi jashtë fushës së blertë. Ai erdhi në shtëpinë time, trokiti në derë dhe më ftoi, pasi në muajt e parë ishte e vështirë për mua që të integrohem, të hyja në dinamikën e çdo gjëje, dhe ai u kujdes për mua, ai më ftoi për drekë… më dërgonte në çdo vend”, ka shtuar ish sulmuesi i Barcelonës.

Maxi Lopez luante me skuadrën e Barcelonës mes viteve 2004 dhe 2006. Në karrierën e tij, ai u aktivizua në 13 klube.

LEXO TE PLOTE