Connect with Us

Këtë verë fillon testimi i vaksinës/ 30 mijë persona dalin vullnetarë në SHBA

Bota

Këtë verë fillon testimi i vaksinës/ 30 mijë persona dalin vullnetarë në SHBA

Publikuar

-

Vaksina ndaj koronavirusit do të hyjë këtë verë në fazën e testimit masiv tek njerëzit.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje mes kompanisë AstraZeneca dhe Autoritetit për Studimet e Avancuara dhe Zhvillimet Biomjekësore (BARDA), marrëveshje e cila do të përshpejtojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës provë. Faza 3 e studimit klinik të kësaj vaksine do të përfshijë edhe testimin tek 30 mijë vullnetarë.

BARDA do t’i vërë në dispozicion kompanisë deri në 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur studimin e avancuar klinik, transferimin e teknologjisë për vaksinën si dhe prodhimin masiv të saj. Vaksina do të bëhet e disponueshme vetëm pasi të jepet një autorizim emergjence nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Vaksina e përzgjedhur ndër disa kandidatura, është emërtuar AZD1222. Ajo u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i është dhënë me liçencë kompanisë AstraZeneca, e cila disponon teknologjinë që do të mundësojë prodhimin masiv. Për të arritur objektivin, kompania do të punojë së bashku me Qendrën për Inovacionin dhe Zhvillimin e Avancuar në Manifakturë të qeverisë amerikane.

Studimet klinike pararendëse (të fazave 1 dhe 2) janë zhvilluar më tani në Britani./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi në SHBA/ Një e katërta e njerëzve jo të interesuar për vaksinën

Publikuar

-

Nga

Një e katërta e amerikanëve janë pak ose aspak të interesuar për të bërë vaksinën e koronavirusit, zbulon një sondazh i kryer nga Reuters/Ipsos dhe i publikuar të enjten.

Disa nga të anketuarit shprehin shqetësimin se ritmi rekord me të cilin po zhvillohen vaksinat mund të rrezikojë sigurinë e tyre.

Ndërsa ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë për të parandaluar infeksionin është e nevojshme për të kthyer jetën në normalitet, sondazhi flet për një çështje që potencialisht ka të bëjë me besimin tek administrata Trump, i cila tashmë është vënë nën kritika për udhëzimet e saj shpesh kontradiktore lidhur me masat mbrojtëse ndaj pandemisë.

Rreth 36 për qind e të anketuarve thanë se do të ishin më pak të gatshëm ta bënin vaksinën nëse Presidenti Trump thotë se ajo është e sigurt, krahasuar me vetëm 14 për qind që u shprehën se do të ishin më të interesuar.

Shumica e të anketuarve e kryer me 4,428 të rritur në SHBA midis 13 dhe 19 majit, thanë se do të ndikoheshin shumë nga udhëzimet e Administratës së Ushqimit dhe e Barnave ose nga rezultatet e studimeve shkencore në shkallë të gjerë, nëse ato tregojnë se vaksina është e sigurt.

Më pak se dy të tretat e të anketuarve thanë se janë “shumë” ose “disi” të interesuar për vaksinën, një shifër që disa ekspertë të shëndetit prisnin të ishte më e lartë duke pasur parasysh ndërgjegjësimin për COVID-19n dhe më shumë se 92,000 vdekjet që lidhen me të në Shtetet e Bashkuara.

Katërmbëdhjetë përqind e të anketuarve thanë se ata nuk ishin aspak të interesuar për ta bërë vaksinën, 10 për qind se nuk ishin shumë të interesuar, ndërsa 11 të tjerë ishin të pasigurt.

LEXO EDHE:  PD bashkëpunim me SHBA/ Halim Kosova zbulon projektin

LEXO EDHE:  “Frikë se mund të infektohem vetë dhe më pas familjen”/ Mjeku tregon masat e Gjermanisë për përballimin e situatës

Studimet për vaksinat janë duke u zhvilluar, por ekspertët vlerësojnë se të paktën 70 për qind e amerikanëve do të duhet të imunizohen përmes një vaksine ose një infektimi për të arritur atë që njihet si “imunitet turmës”, kur ka njerëz të mjaftueshëm rezistentë ndaj një sëmundjeje infektive për të parandaluar përhapjen e saj.

Mes të anketuarve që shprehin pak ose aspak interes për një vaksinë, gati gjysma thanë se ishin të shqetësuar për shpejtësinë me të cilën po zhvillohen studimet. Më shumë se 40 për qind thanë se besojnë që vaksina është më e rrezikshme se vetë sëmundja.

Presidenti Trump është zotuar një vaksinë do të jetë gati deri në fund të vitit, megjithëse zakonisht duhen 10 ose më shumë vjet për ta zhvilluar dhe testuar për sigurinë dhe efektivitetin. Shumë ekspertë besojnë se një vaksinë e miratuar plotësisht nga qeveria nuk do të jetë gjerësisht në dispozicion, të paktën deri në mesin e vitit 2021.

Disa ekspertë kanë thënë se theksi i Shtëpisë së Bardhë tek shpejtësia mund t’i shqetësojë njerëzit se po sakrifikohet siguria për hir të shpejtësisë.

Për më tepër, gjatë periudhës së pandemisë në mediat sociale janë shtuar dezinformatat në lidhje me vaksinat, sipas studiuesve akademikë.

Sondazhi nënvizon se edhe polarizimi i thelluar i vendit ka ndikuar në mënyrën se si e shohin njerëzit pandeminë.

Gati një në pesë republikanë thonë se nuk kanë interes për një vaksinë, më shumë se dyfishi i demokratëve që thonë të njëjtën gjë.

Në të gjithë botën ekzistojnë më shumë se 100 vaksina kandidate për COVID-19, përfshirë disa që tashmë janë në prova klinike me njerëz./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rriten të infektuarit në shtetin fqinj/ 40 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në 24 orët e fundit janë regjistruar rritje të shifrave të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se nga 549 testime, 40 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Media vendase Iliria News Agency raporton se konkretisht 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë, 1 në Veles, 1 në Manastir.

LEXO EDHE:  Marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi?/ Yuri Kim qëndrim të ashpër: Shpresoj mos jetë e vërtetë

LEXO EDHE:  “Frikë se mund të infektohem vetë dhe më pas familjen”/ Mjeku tregon masat e Gjermanisë për përballimin e situatës

Gjithashtu mësohet se në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi dhe 11 të tjerë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.898, prej të cilëve 1.378 janë shëruar dhe 111 kanë humbur jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Bota e pasur duhet t’iu kushtojë vëmendje të varfërve

Publikuar

-

Nga

“Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim të madh në vendet e varfra prandaj shtetet e pasura duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj situate”, ka thënë i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro.

Ai ka theksuar se shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse

“Në njërën anë është sëmundje që është e lidhur me rreziqe serioze të vdekjes dhe në të njëjtën kohë, shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse. Është e habitshme shpejtësia e varfërisë me të cilën përballen njerëzit, kur iu kërkohet të ulin aktivitetin ekonomik, në mënyrë që të ndalin përhapjen e virusit”, ka deklaruar ai.

LEXO EDHE:  Pse duhet të porosisim shishen më të lirë të verës kur ikim në restorant?

“Kam dëgjuar nga disa komunitete në Azi, ashtu sikur edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine, ku është rritur shpejt varfëria ekstreme, dhe supozoj se ne do të shohim që kjo pandemi do të ndikojë në rritje të kequshqyerjes të nivelit që nuk e kemi parë për dekada”.

Deklarata e tij vjen në ditën kur numri i rasteve të infektuarve me këtë virus në botë ka arritur në mbi 5 milionë./CNA.al

LEXO TE PLOTE