LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jam krenar që luaj për Shqipërinë", Strakosha leksion italianëve: Ja pse Lazio po lufton për kreun

21 Maj 2020, 19:04, Sport CNA
"Jam krenar që luaj për Shqipërinë", Strakosha

Thomas Strakosha po e kalon problemin fizik prej të cilit ka vajtur prej disa muajsh. Më 22 prill ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të rikuperuar një frakturë të vogël në gishtin e pestë të këmbës. Në një intervistë të fundit ?gardiani? i Lazios foli për shumë tema, veçanërisht për objektivat e Lazios.

?Kam një problem të vogël, por po kthehem. Gjendje, krahasuar me tri javë më parë është përmirësuar, tani presim që të rinisë kampionati për të bërë atë që na pëlqen të gjithëve. Nuk e kemi hequr nga mendja, dashuria jonë është futbollit. Nuk të largohet nga mendja, jetojmë me të.?

Objektivat e Lazios: Objektivi unë është të mbetemi në zonën Champions. Për momentin, jemi të dytët dhe aspirojmë edhe për titullin. Askush nuk e priste që do të mund të luftonim për vendin e parë. Në fillim, as që e besonim se mund të luftonim për kreun, më pas patëm një rritje shumë të rëndësishme gjatë sezonit. Ajo që ndodhi gjatë këtij sezoni, është diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Do të shihet se cilët trajnerë dhe përgatitës atletikë janë treguar më të zotë. Në ndeshjet e para duhet të rigjejmë formën fizike, pra do të lodhemi pak. Problem do të jetë edhe i nxehti, nuk më kishte ndodhur më parë që të luaja në qershor dhe korrik.

Aftësia për të luajtur më këmbë: Nisëm ta provonim që kur mbërriti Inzaghi, u desh kohë dhe tani po marrim frytet. Në lojën tonë dëfrehen të gjithë dhe krijohet shumë, edhe pse pse rrezikojmë pak. Pa rrezikuar, ndeshjet do të përfundonin 0-0. Më pëlqen të luaj me këmbë, më mban aktiv në lojë. Në stërvitje nuk ka ndryshuar asnjë, ruajmë mentalitetin për të qarkulluar gjithmonë topin.

I pari për topat e qartë: Nuk më interesojnë shumë të dhënat, jam i kënaqur kur skuadra fiton. E di ku gaboj dhe si duhet të korrigjohem. Pastaj, të kesh në fushë një si Milinkovic është njësoj sikur ta kesh topin në bankë, për të rinisur më pas.

Familja Lazio: Jemi të gjithë djem të zotë, nuk është e lehtë të gjesh një skuadër të tillë. Trajneri na heq stresin dhe ne qëndrojmë të qetë. Dhe kur je i qetë, gjërat shkojnë mirë. Mbrotja më e mirë? Është diçka e bukur, pastaj ende nuk është mbyll asgjë, jemi në mes të rrugës. Është krijuar një familje e vërtetë, edhe sepse nuk ka ndryshuar organika gjatë këtij cikli, pra ka një vazhdimësi të grupit. Shpresoj që në përfundim të sezonit të jemi mbrojtja më e mirë. Po luajmë për njëri-tjetrin dhe kjo është meritë e trajnerëve tanë që kanë futur këtë frymë.

Kombëtarja: Më vjen mirë që Kombëtarja po rinovohet. Jam krenar që kam shkuar të luaj për Shqipërinë. Fjalët e mira më gëzojnë, por dua të përmirësohem për të dhënë më shumë si te Lazio dhe të Shqipëria.

Skema 3-5-2: Ndihem mirë me këtë rreshtim për mënyrën sesi e qarkullojmë topin. Unë mund të gjej më shumë zgjidhje. Të jesh portieri i Lazios nuk është e thjeshtë, me ka dhënë shumë motivim. Është privilegj të luash kaq i ri titullar te Lazio dhe sigurisht kënaqësi.

Lajmet e fundit nga