Connect with Us

Hysaj te Roma? Reagon menaxheri: Ky është një budallallëk i madh

Sport

Hysaj te Roma? Reagon menaxheri: Ky është një budallallëk i madh

Publikuar

-

Mario Xhufredi, menaxheri i Elseid Hysaj shprehet se çdo klub i mban lojtarët e mirë dhe i shet vetëm nëse ka nevojë për para. Sakaq, Xhufredi thekson se një tratativë për te Roma, klub në të cilin është përmendur shpeshherë si një alternativë për mbrojtësin e kombëtares, është një budallallëk i madh.

“Çdo klub i mban lojtarët më të mirë ose i shet vetëm nëse ka nevojë për para. Rasti i Hysajt ndryshon, nuk do të vijë lojtari i preferuar pas shitjes së tij. Lojtari te Roma? Ky është një budallallëk i madh“, u shpreh Xhufredi.

Në këtë formë, duket se e ardhmja e Hysajt mund të jetë jashtë Italisë, për të provuar një eksperiencë jashtë Serisë A.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“E admiroj kafshimin e Suarezit”, Kielini: Edhe unë jam një bir k… në fushën e lojës

Publikuar

-

Nga

Xhorxho Kielini dhe Luis Suarez nuk do të harrohen kurrë për atë duel në Kupën e Botës së vitit 2014, ku italiani përfundoi i gjakosur në shpatull, prej kafshimit të uruguaianit.

Ky episod është komentuar shumë nga e gjithë bota, por dy lojtarët nuk kanë mbetur armiq. Ata nuk e kanë fajësuar njëri-tjetrin dhe e kanë cilësuar thjesht si një ngjarje e zakonshme në fushën e lojës. Këtij momenti i kthehet Kielini në autobiografinë e tij, të botuar ditë më parë.

“Unë e admiroj ligësinë e tij dhe nëse ai e humb atë, do të kthehej në një sulmues normal. Asgjë e çuditshme nuk ndodhi atë ditë në Kupën e Botës së 2014-ës. Unë markova Kavanin për pjesën më të madhe të lojës, një djalë tjetër të vështirë për tu markuar dhe kundër të cilit ne nuk kursyem asgjë. Papritmas vura re që ata më kishin kafshuar shpatullën. Ashtu ndodhi, por kjo është strategjia e tij e kontaktit në luftën shpatull më shpatull dhe nëse mund ta them, është edhe e imja.

Ai dhe unë jemi të përafërt dhe më pëlqen të përballem me sulmuesit e tillë. Unë e telefonova atë pas disa ditësh, por nuk kishte nevojë t’i kërkoja falje. Unë jam gjithashtu një “bir kurve” i shkëlqyer në fushë dhe jam krenar për këtë. Ligësia është pjesë e futbollit, unë nuk e quaj parregullsi. Për të kapërcyer një rival duhet të jesh i zgjuar”, tregoi Kielini.

LEXO TE PLOTE

Sport

Konfirmohet lidhja, Neymar i rrëmben të dashurën këngëtarit me famë botërore

Publikuar

-

Nga

Prej kohësh ishte përfolur se futbollisti brazilian Neymar kishte nisur një lidhje të re me një nga modelet më të komentuara në media, Natalia Barulich.

Natalia, e cila ka qenë për shumë gjatë në një lidhje me këngëtarin kolumbian, Maluma, e ka konfirmuar lidhjen e re me Nejmarin. Ajo ka postuar një foto krahas futbollistit nga kopertina e revistës ‘GQ’ ku krah fotos ka shkruar ‘ Bonnie & Clyde’.

Mediat e huaja pak kohë më parë raportuan se Maluma pasi ka mësuar lidhjen e Nejmarit me Natalian ka marrë vendimin e papritur dhe e ka prishur shoqërinë disa vjeçare me futbollistin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Situatë kaotike në Superligën Shqiptare, një tjetër klub probleme me pagat. 2 lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Publikuar

-

Nga

Që prej të hënës te Bylisi nuk janë paraqitur në stërvitje portieri Isli Hidi dhe mbrojtësi Ditmar Bicaj. Dy prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës ballshiote janë kontaktuar dje nga gazeta, por nuk kanë pranuar të prononcohen për këtë mungesë në Ballsh në seancat e këtyre tri ditëve

Mësohet se pagat e prapambetura kanë bërë që dy titullarët e Bylisit të mos paraqiten derisa të marrin garanci nga klubi. Vetë drejtuesit kanë pranuar se kanë pasur probleme, por gjithsesi nuk mendohej që lojtarë të veçantë do ta bojkotonin stërvitjen.

Gjasat janë që në ditët e ardhshme të qartësohet gjithçka mes palëve dhe Hidi e Bicaj të vazhdojnë stërvitjen me Bylisin në prag të rifillimit të kampionatit.

LEXO TE PLOTE