LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqi me klubin qipriot, Partizani shpëton 400 mijë euro

21 Maj 2020, 07:19, Sport CNA
Gjyqi me klubin qipriot, Partizani shpëton 400 mijë euro

Klubet shqiptare shpeshherë e kanë pësuar me afrimin e disa lojtarëve të huaj, të cilët jo vetëm që nuk dhanë asgjë në fushë, por kanë shtuar edhe barrën financiare duke ndjekur procedurat gjyqësore në FIFA. ?Panorama Sport? ka mësuar se një rast të ngjashëm ka kaluar thuajse edhe Partizani, i cili mund ta pësonte me një ndëshkim prej 400 mijë eurosh për afrimin e sulmuesit nigerian, Methju Bonifejs në merkaton e janarit të 2017- ës.

Sulmuesi nga pamja fizike të ?merrte në qafë?, por në fushën e lojës, për aq minuta sa u provua, la shumë për të dëshiruar, jo vetëm që nuk përmbushi pritshmëritë, por i vuri edhe në një siklet gati dyvjeçar duke ndjekur dyert e gjykatave. Partizani u padit në FIFA nga Aris Limasol, me pretendimin se Bonifejs ka qenë nën kontratë me klubin qipriot dhe që është aktivizuat te ?demat? pa lejen e tyre.

Kështu që Aris Limasol e dërgoi çështjen në FIFA, ku kërkoi që Partizani t?i paguante një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh. Problemet e sulmuesit nigerian me klubin qipriot nisën që në verën e 2016-ës, ku ai nuk u federua dot te Skënderbeu për shkak të mosmarrëveshjes me Arisin.

Më pas u gjet një hapësirë dhe korçarët e huazuan Bonifejs në Kosovë te Trepça ?89, por që u largua pas dy muajsh. Ndërsa Partizani gjeti akordin me Methju Bonifejs në prag të festave të fundvitit, duke ditur se ishte pa ekip dhe në janar nënshkroi kontratë me ?demat?.

Lajmet e fundit nga