LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjekmarkaj ia thotë në sy Ramës/ “Do keni fund diktatorësh”

21 Maj 2020, 20:38, Politikë CNA
Gjekmarkaj ia thotë në sy Ramës/ “Do keni fund

Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela dhe protestuesve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka krijuar përplasje të forta mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Një debat i ashpër është zhvilluar edhe mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryeministrit për këtë çështje.

Gjekmarkaj i tha Ramës se do ketë fund diktatorësh, ndërsa kreu i qeverisë e quajti me tone ironike padre.

Debati në emisionin ?Real Story?:

Edi Rama: Më lër të mbaroj. Një viktimë e dhunës, nuk sillet kështu.

Alfred Lela: Pse duhet të silleni si i krishterë ndërkohë që jeni xhahili? Ku i gjeni këto standarte.

Edi Rama: Keni parë ndonjë xhahil që të mos e lënë të flasin? Sokol do vësh rregull këtu? Nuk po mbaroj dot një fjali. Unë janë në krye të Shqipërisë sepse ju që jeni kundër meje e kujtoni popullin shqiptar budalla. Ju mendoni që ata i hanë broçulla se ajo është terror. Prandaj humbni ju dhe prandaj do të humbni prapë. Terrori është në mendjen tuaj. Policia nuk është leckë. Merrni fjalën pa radhë. Jeni shumë rëndë, jo nga dhuna por nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari.

Agron Gjekmarkaj: Nëse nuk reflektoni do keni fund diktatorësh. Shqipëria s?e ka parë kurrë këtë diktaturë.

Edi Rama: Më the janë 1000 policë. Padre sapo e zutë në gojë Jesu Krishtin më lër të mbaroj

Agron Gjekmarkaj: Ishalla t?i çel sytë për të mirën tuaj dhe tonën.

Edi Rama: Ajo nuk është dhunë por detyra e Policisë së Shtetit?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga