LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futja e zv. ministres në listën e zezë/ Taulant Muka: Njësoj si Demo: Pasi bandat i vranë vëllain…

21 Maj 2020, 19:17, Politikë CNA
Futja e zv. ministres në listën e zezë/ Taulant Muka: Njësoj

Ish zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka reaguar lidhur me lajmin për futjen në listën e zezë të SHBA të zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu

Lidhur me këtë, Muka ka kujtuar ish zv/Ministri Ervin Demon, që sipas tij, vajti klandestin në Angli dhe kur erdhi në Shqiperi tha mbarova universitet!

?Zv Minsistrja e Arsimit në listën e zezë të SHBA! Njësoj si ish zv/Ministri Ervin Demo, që pasi bandat i vranë vëllain në Berat, vajti klandestin në Angli dhe kur erdhi në Shqipëri tha mbarova universitet!?, shkruan Muka.
Kujtojmë se Lorena Haxhiu i është ndaluar hyrja në SHBA bashkë me familjen.

Dyshohet që shkak i këtij vendimi të jetë pjesëmarrja e babait të saj në grupin kriminal që trafikonin qënie njerëzore nga Shqipëria për në SHBA, Britani të Madhe dhe Kanada./CNA.al

Lajmet e fundit nga