Connect with Us

Fillojnë provat klinike për trajtimin e Covid-19 me hidroksiklorokuinë

Shëndeti

Fillojnë provat klinike për trajtimin e Covid-19 me hidroksiklorokuinë

Publikuar

-

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet britanike do të jenë pjesëmarrësit e parë në një studim global të testimit të ilaçeve kundër malarias, klorokuinës dhe hidroksiklorokuinës për të parë nëse ato mund të përdoren për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, duke filluar nga e enjtja, do të testojë mbi 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësorë në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut, duke bërë testime në 25 qendra vetëm në Britani, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që nuk janë infektuar me Covid-19 i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në studimin “COPCOV”.

Punonjësve të kujdesit shëndetësor në Britani do t’u jepet hidroksiklorokuinë ose një placebo për tre muaj, ndërsa atyre në Azi, do t’u jepet klorokuinë ose një placebo.

Interesimi për ilaçin u intensifikua pasi Presidenti Donald Trump filloi të fliste për dobinë e tij në konferencat për shtyp në prill. Në fillim të kësaj jave Presidenti Trump njoftoi se po merrte hidroksiklorokuinë si ilaç parandalues kundër Covid-19.

Megjithëse Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar përdorimin e kufizuar të ilaçit nëpër spitale për të trajtuar pacientët me Covid-19, ajo nuk e ka miratuar përdorimin e tij jo klinik “për shkak të rrezikut të problemeve të ritmit të rrahjeve të zemrës”, thuhet në një deklaratë të organizatës.

Ndërsa provat laboratorike kanë dhënë shpresë për ilaçin, rezultatet janë jokonkluzive, duke shkaktuar krijimin e një studimi ndërkombëtar, të bazuar në një ilaç të vërtetë dhe një placebo (ilaç pa efekt).

“Ne me të vërtetë nuk e dimë nëse klorokuina ose hidroksiklorokuina është e dobishme apo e dëmshme në trajtimin e Covid-19”, tha Nicholas White, profesor i Universitetit të Oksfordit dhe bashkë-drejtues i studimit.

Interesi për një trajtim parandalues po rritet ndërsa përpjekja për prodhimin e një vaksine vazhdon.

Martin Llewelyn është profesor në Shkollën e Mjekësisë Brighton dhe Sussex dhe po udhëheq studimin me zotin White.

“Një vaksinë e disponueshme, e sigurt dhe e efektshme mund të jetë shumë largë”, tha profesor Llewelyn. “Nëse ilaçet e toleruara mirë si klorokuina dhe hidroksiklorokuina mund të zvogëlojnë shanset për t’u prekur me Covid-19, kjo do të ishte tepër e vlefshme”, shtoi ai./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rriten të infektuarit në shtetin fqinj/ 40 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në 24 orët e fundit janë regjistruar rritje të shifrave të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se nga 549 testime, 40 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Media vendase Iliria News Agency raporton se konkretisht 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë, 1 në Veles, 1 në Manastir.

LEXO EDHE:  Situata nga koronavirusi/ Ministri i Brendshëm turk jep dorëheqjen, Erdogan nuk ia pranon

LEXO EDHE:  “Vetëm 10% e italianëve të infektuar me Covid-19”/ Klodian Tomorri: Imuniteti i tufës është shumë larg

Gjithashtu mësohet se në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi dhe 11 të tjerë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.898, prej të cilëve 1.378 janë shëruar dhe 111 kanë humbur jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nuk respektohen masat kundër Covid-19/ Paralajmëron Skënder Brataj: Në fund të muajit shihen rezultatet

Publikuar

-

Nga

Skënder Brataj, kreu i Urgjencave Kombëtare dhe njëri ndër të shëruarit, fatmirësisht, nga Covid-19, foli në Dita Jonë mbi situatën e pandemisë në vendin tonë, tashmë që masat janë lehtësuar.

Brataj theksoi se njerëzit nuk po i respektojnë masat dhe në fund të këtij muaji mund të kemi rritje të numri të të prekurve të rinj.

“Rezultatet e tanishme janë si rezultat i masave të marra, ndërsa efekti i lirimit të masave do të ndjehet nga fundi i muajit dhe fillimi i qershorit, sepse inkubacioni i virusit shkon deri në 14 ditë. Për fat të keq, njerëzit nuk po i respektojnë rregullat. Mosrespektimi i tyre duket si diçka normale. Është krijuar ajo ideja se Covid-19 nuk ishte diçka jo reale, por nuk është aspak kështu. Është frikë se sa do të jetë numri i të infektuarve pas dy javësh. Luhatja aktuale e shifrave është normale, pasi ka vetëm vatra, aktualisht në fasoneri në Durrës. Nuk ka infeksion në masë në Shqipëri dhe kjo erdhi si pasojë e izolimit.

LEXO EDHE:  Boris Johnson drejt shërimit nga Covid-19/ Ngrihet në këmbë dhe flet me mjekët

Politizimi është faktori më i keq. Në muajin e parë askush nuk guxonte të dilte, duke ndjekur edhe lajmet se çfarë ndodhte jashtë vendit. Më pas, situata ndryshoi dhe u ngritën dyshime mbi virusin nga zëra të ndryshëm dhe këto ndikuan negativisht te qytetarët për të mos zbatuar rregullat”, u shpreh Brataj.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie sërish numri i personave të prekur nga Covid-19/ Ja sa arrin numri i të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar vetem 5 raste të reja të prekur nga Covid-19, në vendin tonë, duke e çuar kështu në total numrin e të infektuarve në 969.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, tha se edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.
Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

LEXO EDHE:  “Valë e dytë e pandemisë”/ Pipero sqaron çfarë do të ndodhë në fund të vjeshtës

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)
Testime totale 13825
Testime molekulare 12759
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 969
Raste të shëruara 771
Raste Aktive 167
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1”-tha Mirela Cami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE