LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Efektivët pa numër identifikimi/ Anila Hoxha "i përvishet" Lleshajt: Po i inkurajon të bëhen autorë krimi

21 Maj 2020, 15:10, Politikë CNA
Efektivët pa numër identifikimi/ Anila Hoxha "i

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me paraqitjen e efektivëve të policisë pa numër identifikimi mëngjesin e 17 majit, kur u përplasën me mbrojtësit e Teatrit gjatë shembjes së godinës.

Lleshaj tha se numri i identifikimit u hoq që protestuesit mos të kapeshin personalisht me ndonjë efejktiv, pasi thekson se ata ishin me urdhër atje, ndërsa gazetarja e sulmon për këtë.

?Ministri i Brendshëm, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtor i Rendit, Drejtor i Standarteve, drejtor i 12 drejtorive vendore në të gjithë vendin tregoi të vërtetën se përse gjatë protestës së 17 majit efektivëve ju hoq nga uniforma numri i identitetit. Ministri rrëfehet “kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit të tyre, duan t?i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, të nderuar kushdoqofshi, punonjësit e policisë në datën 17 maj, kanë qenë aty jo individualisht , kanë qenë të strukturuar”.

Më tej, gazetarja deklaron se: ?Vendimi i Këshillit të Ministrave na ndihmon edhe për këtë gjë të dashur kushdoqoftë;

Shenjat dalluese të Policisë së Shtetit janë:

Shenja e mbiemrit/numri i identifikimit

Shenja e kapelës

Shenjat që vendosen në objektet e uniformës, sipas shërbimeve të Policisë së Shtetit, të përcaktuara, si më poshtë vijon: a) Shenja e krahut e Policisë së Rendit; b) Shenja e krahut për Shqiponjat; c) Shenja e krahut e Policisë së Kufirit dhe Migracionit; ç) Shenja e krahut e Policisë Rrugore; d) Shenja e krahut e Forcave Speciale ?RENEA?; dh) Shenja e krahut e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; e) Shenja për kursantë/studentë; ë) Shenja e jakës, përkrenare e Skënderbeut e stilizuar; f) Shiriti i kapelës dhe kopsat me ngjyrë ?të artë

Pra efektivi i policisë shqip shqip duhet të gjendej atë ditë në shërbim me uniformën, kapelën, gradën dhe ç?është më e rëndësishme … shenjën e mbiemrit dhe numrin e identifikimit. Nuk e thotë Maliqi, por ligji.

I njëjti vendim i këshillit të ministrave urdhëron: unformat janë të patjetërsueshme . Pra uniformat nuk preken, është njësoj sikur policit t?i kesh hequr kapelën, ta kesh nxjerrë zbathur me të brendshme në qytet ose pa këpucë. Përjashtohen nga këto urdhëra agjentët civilë dhe Renea, të fundit në asnjë mënyrë nuk lejohet të marrin pjesë në protestë”.

Sipas saj, t’i kërkosh policit me uniformë të shërbejë pa numrin e vet personal dhe pa mbiemër , është njësoj sikur po e inkurajon me të dyja duart të bëhet autor krimi.

“Pasi në të gjitha kuptimet, ligjvënësi është kujdesur duke sanksionuar edhe parimet nga të cilat udhëhiqet policia, e para e tyre është ligjshmëria dhe vijohet me integritetin apo edhe kontrollin dhe llogaridhënien. Kur policit i shkulet nga uniforma numri i identifikimit dhe mbiemri bie një nga shtyllat e mezi ndërtuara që synon besimin e komunitetit gjatë misionit të policit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Meqë dikush duhet bërë fajtor në këtë rrëmujë, them që gishtin t?ja drejtojmë ligjvënësit që urdhëron ndryshe, ai ligjvënës që kërkon polic me uniformë dhe numër, duhet të ketë qenë driteëshkurtër dhe nuk ka parashikuar se qytetari duhet parë nga polcia si pala tjetër, si kundërshtari. Kështu e kuptova unë fjalën e ministrit, lëshohuni çuna dhe binduni .

Në fund të gjithë ministrat që ju ka rënë për pjesë t?ju komandojnë kanë ikur. Një ditë edhe ky ministër, do jetë si ata paraardhësit e tij , do protestojë përpara kordoneve policore, do ju pështyjë e do ju shajë nga njerëzit e shtëpisë. Ndërsa ministri i radhës që do ketë marrë komandën, kushedi çdo urdhërojë t?ju zhveshin nga uniforma?, nënvizon ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga