Connect with Us

“Çështja e Teatrit është e mbyllur”/ Patozi: Rama nuk e fsheh më

Politikë

“Çështja e Teatrit është e mbyllur”/ Patozi: Rama nuk e fsheh më

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar tashmë është një çështje e mbyllur.

Patozi deklaroi se Rama nuk do të bëjë më kthesë për Teatrin pasi e shembi, ndërsa theksoi se Bindja Demokratike është e vetmja parti që ka votuar kundër shembjes së godinës.

“Çështja e godinës së Teatrit është një çështje e mbyllur dhe këtë nuk e fsheh ideatori dhe këtë e ka pohuar ai vetë. Siç thonë këta se do ta bëjnë aty ku ishte dhe siç ishte dhe ai thotë do ta bëjë siç do vetë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Duam Veliajn kryeministër

Është një gjë për të kaluar radhën, unë dua të jem i sinqertë me publikun. Nuk kam qenë protagonist por e kam mbështetur. E vetmja votë kundër në Këshillin Bashkiak ka qenë e Fabjan Topollajt. Ai bëri detyrën e tij në mënyrën më ekzemplare”, nënvizoi politikani në Abc News./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Efektivët pa numër identifikimi/ Anila Hoxha “i përvishet” Lleshajt: Po i inkurajon të bëhen autorë krimi

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me paraqitjen e efektivëve të policisë pa numër identifikimi mëngjesin e 17 majit, kur u përplasën me mbrojtësit e Teatrit gjatë shembjes së godinës.

Lleshaj tha se numri i identifikimit u hoq që protestuesit mos të kapeshin personalisht me ndonjë efejktiv, pasi thekson se ata ishin me urdhër atje, ndërsa gazetarja e sulmon për këtë.

“Ministri i Brendshëm, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtor i Rendit, Drejtor i Standarteve, drejtor i 12 drejtorive vendore në të gjithë vendin tregoi të vërtetën se përse gjatë protestës së 17 majit efektivëve ju hoq nga uniforma numri i identitetit. Ministri rrëfehet “kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit të tyre, duan t’i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, të nderuar kushdoqofshi, punonjësit e policisë në datën 17 maj, kanë qenë aty jo individualisht , kanë qenë të strukturuar”.

Më tej, gazetarja deklaron se: “Vendimi i Këshillit të Ministrave na ndihmon edhe për këtë gjë të dashur kushdoqoftë;

Shenjat dalluese të Policisë së Shtetit janë:

Shenja e mbiemrit/numri i identifikimit

Shenja e kapelës

Shenjat që vendosen në objektet e uniformës, sipas shërbimeve të Policisë së Shtetit, të përcaktuara, si më poshtë vijon: a) Shenja e krahut e Policisë së Rendit; b) Shenja e krahut për Shqiponjat; c) Shenja e krahut e Policisë së Kufirit dhe Migracionit; ç) Shenja e krahut e Policisë Rrugore; d) Shenja e krahut e Forcave Speciale “RENEA”; dh) Shenja e krahut e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; e) Shenja për kursantë/studentë; ë) Shenja e jakës, përkrenare e Skënderbeut e stilizuar; f) Shiriti i kapelës dhe kopsat me ngjyrë “të artë

Pra efektivi i policisë shqip shqip duhet të gjendej atë ditë në shërbim me uniformën, kapelën, gradën dhe ç’është më e rëndësishme … shenjën e mbiemrit dhe numrin e identifikimit. Nuk e thotë Maliqi, por ligji.

LEXO EDHE:  Haradinaj “rebelohet” ndaj Ramës: S’kemi nevojë për leksione

LEXO EDHE:  “Rama krijon fake-news”/ Berisha u bën thirrje gazetarëve: Kërkoni listën e 500 ekspertëve!

I njëjti vendim i këshillit të ministrave urdhëron: unformat janë të patjetërsueshme . Pra uniformat nuk preken, është njësoj sikur policit t’i kesh hequr kapelën, ta kesh nxjerrë zbathur me të brendshme në qytet ose pa këpucë. Përjashtohen nga këto urdhëra agjentët civilë dhe Renea, të fundit në asnjë mënyrë nuk lejohet të marrin pjesë në protestë”.

Sipas saj, t’i kërkosh policit me uniformë të shërbejë pa numrin e vet personal dhe pa mbiemër , është njësoj sikur po e inkurajon me të dyja duart të bëhet autor krimi.

“Pasi në të gjitha kuptimet, ligjvënësi është kujdesur duke sanksionuar edhe parimet nga të cilat udhëhiqet policia, e para e tyre është ligjshmëria dhe vijohet me integritetin apo edhe kontrollin dhe llogaridhënien. Kur policit i shkulet nga uniforma numri i identifikimit dhe mbiemri bie një nga shtyllat e mezi ndërtuara që synon besimin e komunitetit gjatë misionit të policit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Meqë dikush duhet bërë fajtor në këtë rrëmujë, them që gishtin t’ja drejtojmë ligjvënësit që urdhëron ndryshe, ai ligjvënës që kërkon polic me uniformë dhe numër, duhet të ketë qenë driteëshkurtër dhe nuk ka parashikuar se qytetari duhet parë nga polcia si pala tjetër, si kundërshtari. Kështu e kuptova unë fjalën e ministrit, lëshohuni çuna dhe binduni .

Në fund të gjithë ministrat që ju ka rënë për pjesë t’ju komandojnë kanë ikur. Një ditë edhe ky ministër, do jetë si ata paraardhësit e tij , do protestojë përpara kordoneve policore, do ju pështyjë e do ju shajë nga njerëzit e shtëpisë. Ndërsa ministri i radhës që do ketë marrë komandën, kushedi çdo urdhërojë t’ju zhveshin nga uniforma”, nënvizon ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betohen para presidentit 3 anëtarët e rinj të SPAK

Publikuar

-

Nga

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Metës:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Duam Veliajn kryeministër

LEXO EDHE:  Kush ia punoi Fatmir Xhafës?/ Gazetari: Nuk shkon mirë me …

Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”/ Rama e shembi Teatrin për të pastruar para të pista

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, ai akuzon kryeministrin Rama se e ka shembur me qëllim që në atë truall të ndërtojë kulla, për të pastruar sic shton, paratë e pista.

“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

LEXO EDHE:  Kush ia punoi Fatmir Xhafës?/ Gazetari: Nuk shkon mirë me …

LEXO EDHE:  Kush ia punoi Fatmir Xhafës?/ Gazetari: Nuk shkon mirë me …

Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.”-shkruan Basha.

LEXO TE PLOTE