Connect with Us

Bie sërish numri i personave të prekur nga Covid-19/ Ja sa arrin numri i të infektuarve

Shëndeti

Bie sërish numri i personave të prekur nga Covid-19/ Ja sa arrin numri i të infektuarve

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar vetem 5 raste të reja të prekur nga Covid-19, në vendin tonë, duke e çuar kështu në total numrin e të infektuarve në 969.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, tha se edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.
Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)
Testime totale 13825
Testime molekulare 12759
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 969
Raste të shëruara 771
Raste Aktive 167
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1”-tha Mirela Cami./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH: 20 maji ishte dita me më shumë raste të reja me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin të mërkurën në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirusit në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet.

Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga koronavirusi, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit.

Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë“, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi. “Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme“, shtoi ai.

Doktor Mike Ryan, drejtuesi i programit të emergjencave të OBSH-së tha se “së shpejti do të arrijmë në një nivelin tragjik prej 5 milionë rastesh“.

OBSH-ja është kritikuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të shpërthimin dhe për favorizim të Kinës, vendi ku besohet të ketë shpërthyer virusi në fund të vitit të kaluar.

Këtë javë zoti Trump kërcënoi të tërhiqet nga OBSH-ja dhe të ndalojë përgjithmonë fondet ndaj kësaj organizate. Zoti Tedros pranoi se kishte marrë një letër nga zoti Trump, por nuk pranoi të komentojë më tej rreth përmbatjes së saj.

Ai tha se ishte i përkushtuar për llogaridhënie dhe se do të kryente një proces rishikimi rreth përgjigjes ndaj pandemisë. Një gjë e tillë është kërkuar nga shtetet anëtare nëpërmjet një rezolutë të miratuar me konsensus këtë javë, megjithëse Shtetet e Bashkuara shprehën rezerva për disa elementë të saj.

LEXO EDHE:  Kisha Orthodhokse njoftim mbi Liturgjitë dhe masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19

E kam thënë disa herë se OBSH-ja ka bërë thirrje për marrje përgjegjësish më shumë se kushdo. Duhet të bëhet dhe kur të bëhet do të jetë gjithëpërfshirës“, tha zoti Tedros lidhur me procesin e rishikimit, ndërsa nuk pranoi të thotë se kur pritet të nisë ky proces.

Zoti Ryan tha se vlerësime të kësaj natyre zakonisht kryhen pas përfundimit të një emergjence.

Do të preferoja që tani për tani, të përqëndroheshim tek reagimi urgjent, tek kontrolli i epidemisë, tek zhvillimi dhe shpërndarja e vaksinave, tek përmirësimi i mbikëqyrjes sonë, shpëtimit të jetëve dhe shpërndarjes së mjeteve mbrojtëse thelbësore për punonjësit e shërbimit mjeksor, apo tek zvogëlimi i ndikimit të sëmundjes tek refugjatët dhe migrantët“, tha ai.

Zoti Tedros tha se prej kohësh po kërkonte burimeve të tjera të financimit të OBSH-së, duke thënë se buxheti prej 2.3 miliardë dollarë i organizatës ishte “shumë, shumë i vogël” për një agjenci globale, duke e krahasuar me buxhetin e një spitali mesatar në një vend të botës së zhvilluar.

Në një komentet që mund të nxisë të tjera kritika nga ana e zotit Trump, zoti Ryan tha se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e ilaçit që lufton malarien hidroksilklorokinën për të trajtuar apo parandaluar infektimin nga COVID-19, përveçse në rastet kur përdoret për prova klinike./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH bie dakord të nisë hetimi për mënyrën e menaxhimit të Covid-19

Publikuar

-

Nga

Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ranë dakord të martën për një hetim të pavarur për mënyrën se si OBSH është përgjigjur ndaj krizës se koronavirusit, teksa kritikat e SH.B.A-së u rritën për mënyrën e trajtimit të pandemisë nga OBSH-ja.Vendet që marrin pjesë në asamblenë vjetore të OBSH-së, që po mbahet praktikisht për herë të parë, miratuan me konsensus një rezolutë duke kërkuar një përgjigje të përbashkët ndaj krizës. Rezoluta, e paraqitur nga Bashkimi Evropian, kërkoi një “vlerësim të paanshëm, të pavarur dhe gjithëpërfshirës” të përgjigjes ndërkombëtare ndaj pandemisë, e cila deri më tani ka infektuar më shumë se 4.8 milion njerëz dhe ka vrarë mbi 318,000. Duhet të bëhet një hetim i “veprimeve të OBSH-së dhe afateve kohore që i përkasin pandemisë Covid-19”. As Shtetet e Bashkuara nuk u shkëputën nga konsensusi pasi disa kishin frikë sepse Uashingtoni kritikoi dhe ndëshkojë OBSH-në ditën e parë të asamblesë.

‘Kukull e Kinës’
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të hënën se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH, duke e akuzuar atë se po bllokonte reagimin global të koronavirusit dhe se ishte një “kukull e Kinës”. Komentet e tijë, që sollën reagime të ashpëra nga Pekini, erdhën pasi sekretari i shëndetësisë Alex Azar këmbënguli se “dështimi” i OBSH-së për të marrë dhe siguruar informacion jetësor për Covid-19 na solli në këtë situatë vdekjeprurëse.

LEXO EDHE:  “Covid-19 nuk vepron si AIDS”/ Sulçebe: Virusi mund të ringjallet sërish në vjeshtë

“Ne duhet të jemi të sinqertë për arsyet që ky shpërthim doli jashtë kontrollit: pati një dështim nga kjo organizatë për të marrë informacionin që i duhej botës, dhe se dështimi kushtoi shumë jetë,” tha Azar në videokoferencën e drejtuar nga Asambleja e OBSH-së. Ai kërkoi një rishikim të pavarur të “çdo aspekti” të përgjigjes ndaj pandemisë nga agjencisa e shëndetit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus përshëndeti thirrjen për një rishikim, ai insistoi se nuk kishte nevojë për një ndryshim rrënjësorë të organizatës. Ajo që duhet të bëjë bashkësia globale, është të “forcojë, zbatojë dhe financojë sistemet dhe organizatat që përfshihen në OBSH”. France 24 / bota.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shtohen sërish rastet me Covid-19/ 15 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë është rritur sërish.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë testuar 186 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 15 prej tyre.

Dr. Flutura Beqo, tha se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Ardi Veliu mesazh punonjësve të policisë: Ndihem krenar për punën tuaj

LEXO EDHE:  “Lajm i mirë që s'ka rritje shpërthyese të infektimeve”/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh të fortë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër 15
Kamëz 10
Berat 10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1”-Dr. Flutura Beqo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE