Connect with Us

Balla i pret fjalën Lelës dhe Gjekmarkajt/ “Nuk dua emision me të bërtitura, po jua them me të mira”

Politikë

Balla i pret fjalën Lelës dhe Gjekmarkajt/ “Nuk dua emision me të bërtitura, po jua them me të mira”

Publikuar

-

Gazetari Sokol Balla ka debatuar disa herë me kolegët Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj për shkak të situatës së tensionuar në emisionin e tij.

Teksa Lela dhe Gjekmarkaj kanë qenë duke debatuar me kryeministrin Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar, Balla i ka ndërprerë fjalën.

Ai iu drejtua duke i thënë atyre se nuk do që në emisonin e tij të ketë të bërtitura, por i kërkoi vetëm të drejtojnë pyetje.

“Agron dhe Lela po jua them me të mira ju si kolegë. Nuk dua emision me të bërtitura. Nuk e dua atë lloj audience. Bëni pyetje, mos u merrni me kryeministrin që po luan me ju. Bëni pyetje”, tha ai, ndërsa më pas iu drejtua Ramës.

“Përgjigju pyetjeve. Përgjigju pyetjeve, jo debat, përgjigju pyetjeve”, theksoi ai dhe ia la fjalën kreut të qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“A do ja hanit me të vërtetë veshin Ramës?”/ Kryemadhi: Jam e paparashikueshme. E di ai!

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën që ka bërë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ulur në një shesh, Kryemadhi tha se për prishjen e godinës “do t’i hante veshin”, ndërsa në studion e Open, analisti Besart Kadia e ka pyetur nëse do ta bënte vërtetë atë që kishte premtuar.

LEXO EDHE:  Kush e “sponosorizon” Sokol Ballën?/ Gazetari vë në dyshim financat e moderatorit

LEXO EDHE:  Revolucion në median e Irfan Hysenbelliut/ Ikën stafi drejtues, vjen gazetari i njohur

Kryetarja e LSI-së tha se është e paparashikueshme dhe nuk i dihet se çfarë mund të bënte në një moment kur të jetë afër me Edi Ramën.

Pyetja: Në qoftë se do ishit afër Edi Ramës, a do ja hanit me të vërtetë veshin?

Kryemadhi : Jam e paparashikueshme. E di ai! Nuk i dihet. Jam e paparashikueshme. E di ai!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hatërmbetje me Bashën?”/ Kryemadhi sqaron distancën mes tyre: Jemi dy tipa të kundërt

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur për ndonjë hatërmbetje të mundshme me kreun e PD, Lulzim Basha pasi nuk janë parë bashkë gjatë protestave të fundit.

Kryemadhi thotë se janë dy tipa të kundërt, ajo vrapon shpejt ndërsa Basha është më europian.

“Halli madh me juve, hall kur jemi bashkë e hall kur rrimë larg. Jemi dy tipa të kundërt, por kemi një objektiv të përbashkët. Unë vrapoj më shpejt, ai është njëçik me europian. Unë përshembull them ta haj veshin. Nuk kemi asgjë të përbashkët në mënyrën e funksionimit të gjerave”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kam marrë përsipër baltën e të tjerëve”/ Kryemadhi “i vë kapak”: Nuk shoh filxhan, shkoj në Kishë!

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së sotme plenare.

Kryemadhi thotë se Rama kujton se duke bërë teatër në Kuvend mendon se mund të bëjë teatër me jetën e shqiptarëve.

Më tej ajo ka sqaruar se nuk sheh filxhan, siç shume shpesh Rama e përmend.

“Problemi më i madh është që ai vdiska për këtë filxhanin e kafes. Unë s’ e përdor filxhanin, shkoj në Kishë, lutem rrefëhem, nuk shoh filaxhan se është mëkat.
Ai e ka bërë atë stadiumin si xhezvee, tani do të bëjë edhe Teatrin si filxhan.
Rama bullizon dhe kur bullizon një grua nuk mund të flasë për gjera të tjëra. Mua nuk më shqetëson se ja kam marrë dorën. Gjithë jetën time kam marrë përsipër balëten e të tjerëve”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE