LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i trefishtë/ Makinat bëhen copë në Elbasan

21 Maj 2020, 07:46, Kronika CNA
Aksident i trefishtë/ Makinat bëhen copë në Elbasan

Një aksideënt i trefishtë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional-Elbasan- Librazhd në fshatin Mirakë.

Tre mjete janë përplasur mes tyre, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia e madhe në rrugë për shkak të shirave të denduar të rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota/CNA.al

Lajmet e fundit nga