Connect with Us

“A do ja hanit me të vërtetë veshin Ramës?”/ Kryemadhi: Jam e paparashikueshme. E di ai!

Politikë

“A do ja hanit me të vërtetë veshin Ramës?”/ Kryemadhi: Jam e paparashikueshme. E di ai!

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën që ka bërë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ulur në një shesh, Kryemadhi tha se për prishjen e godinës “do t’i hante veshin”, ndërsa në studion e Open, analisti Besart Kadia e ka pyetur nëse do ta bënte vërtetë atë që kishte premtuar.

LEXO EDHE:  “Ditë të zeza për ta po vinë”/ Zbulohen prapaskenat e arrestimit të ish-deputetëve socialistë

Kryetarja e LSI-së tha se është e paparashikueshme dhe nuk i dihet se çfarë mund të bënte në një moment kur të jetë afër me Edi Ramën.

Pyetja: Në qoftë se do ishit afër Edi Ramës, a do ja hanit me të vërtetë veshin?

Kryemadhi : Jam e paparashikueshme. E di ai! Nuk i dihet. Jam e paparashikueshme. E di ai!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hatërmbetje me Bashën?”/ Kryemadhi sqaron distancën mes tyre: Jemi dy tipa të kundërt

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur për ndonjë hatërmbetje të mundshme me kreun e PD, Lulzim Basha pasi nuk janë parë bashkë gjatë protestave të fundit.

Kryemadhi thotë se janë dy tipa të kundërt, ajo vrapon shpejt ndërsa Basha është më europian.

“Halli madh me juve, hall kur jemi bashkë e hall kur rrimë larg. Jemi dy tipa të kundërt, por kemi një objektiv të përbashkët. Unë vrapoj më shpejt, ai është njëçik me europian. Unë përshembull them ta haj veshin. Nuk kemi asgjë të përbashkët në mënyrën e funksionimit të gjerave”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kam marrë përsipër baltën e të tjerëve”/ Kryemadhi “i vë kapak”: Nuk shoh filxhan, shkoj në Kishë!

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së sotme plenare.

Kryemadhi thotë se Rama kujton se duke bërë teatër në Kuvend mendon se mund të bëjë teatër me jetën e shqiptarëve.

Më tej ajo ka sqaruar se nuk sheh filxhan, siç shume shpesh Rama e përmend.

“Problemi më i madh është që ai vdiska për këtë filxhanin e kafes. Unë s’ e përdor filxhanin, shkoj në Kishë, lutem rrefëhem, nuk shoh filaxhan se është mëkat.
Ai e ka bërë atë stadiumin si xhezvee, tani do të bëjë edhe Teatrin si filxhan.
Rama bullizon dhe kur bullizon një grua nuk mund të flasë për gjera të tjëra. Mua nuk më shqetëson se ja kam marrë dorën. Gjithë jetën time kam marrë përsipër balëten e të tjerëve”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjekmarkaj ia thotë në sy Ramës/ “Do keni fund diktatorësh”

Publikuar

-

Nga

Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela dhe protestuesve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka krijuar përplasje të forta mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Një debat i ashpër është zhvilluar edhe mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryeministrit për këtë çështje.

Gjekmarkaj i tha Ramës se do ketë fund diktatorësh, ndërsa kreu i qeverisë e quajti me tone ironike padre.

Debati në emisionin “Real Story”:

Edi Rama: Më lër të mbaroj. Një viktimë e dhunës, nuk sillet kështu.

Alfred Lela: Pse duhet të silleni si i krishterë ndërkohë që jeni xhahili? Ku i gjeni këto standarte.

Edi Rama: Keni parë ndonjë xhahil që të mos e lënë të flasin? Sokol do vësh rregull këtu? Nuk po mbaroj dot një fjali. Unë janë në krye të Shqipërisë sepse ju që jeni kundër meje e kujtoni popullin shqiptar budalla. Ju mendoni që ata i hanë broçulla se ajo është terror. Prandaj humbni ju dhe prandaj do të humbni prapë. Terrori është në mendjen tuaj. Policia nuk është leckë. Merrni fjalën pa radhë. Jeni shumë rëndë, jo nga dhuna por nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari.

LEXO EDHE:  “As shpërblim e as duartrokitje për këmishat blu”/ Sindikata kërkesë Ramës

LEXO EDHE:  Henri Çili tregon tre problemet e qeverisë Rama

Agron Gjekmarkaj: Nëse nuk reflektoni do keni fund diktatorësh. Shqipëria s’e ka parë kurrë këtë diktaturë.

Edi Rama: Më the janë 1000 policë. Padre sapo e zutë në gojë Jesu Krishtin më lër të mbaroj

Agron Gjekmarkaj: Ishalla t’i çel sytë për të mirën tuaj dhe tonën.

Edi Rama: Ajo nuk është dhunë por detyra e Policisë së Shtetit…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE