Connect with Us

Zbulohet fjalimi i presidentit Takaj, ja çfarë iu tha lojtarëve para rifillimit të stërvitjes

Sport

Zbulohet fjalimi i presidentit Takaj, ja çfarë iu tha lojtarëve para rifillimit të stërvitjes

Publikuar

-

Në ditën e parë të përgatitjeve, lojtarët e Skënderbeut janë këshilluar për të zbatuar me rigorozitet protokollin. Jo vetëm stafi mjekësor dhe trajneri Ilir Daja, por edhe vetë presidenti Ardjan Takaj është mundur që të mobilizojë ekipin për të përballuar këtë situatë anormale.

 

Numri një i klubit ka qenë vetë prezent në grumbullim, ndaj ka përfituar për të bërë mbledhjen e parë pas shkëputjes së kampionatit.

KËSHILLAT

Burime të sigurta thanë për “Panorama Sport” se më së shumti ka qenë një fjalim këshillues dhe ndërgjegjësues, duke u lënë të kuptohet se për klubin ka më shumë rëndësi shëndeti i futbollistëve.

“Pas një shkëputjeje të gjatë, më në fund u rikthyem. Por, e dimë tashmë se jemi në një situatë krejt tjetër nga ajo e zakonshmja. Mund të them se tani është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj. Prandaj ju ftoj që të gjithëve të zbatoni me përpikëri protokollin e dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me masat paraprake të kujdesit shëndetësor në një gjendje të tillë.

T’i qëndrojmë sa më rigorozë këtij plani dhe të mbajmë kujdesin maksimal. Kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër,  shëndeti ynë dhe i të gjithëve është parësor”, mësohet të ketë thënë fillimisht Takaj gjatë fjalimit të tij.

SYNIMET

Presidenti nuk e la me kaq, pasi është munduar që të rrisë edhe moralin e të tijve në prag të nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit. Edhe pse koha për t’u përgatitur është pak, pritshmëritë e kreut të klubit janë të mëdha. Ai ka kërkuar angazhim maksimal prej gjithsecilit në seancat stërvitore të këtyre dy javëve, pasi vetëm kështu mund të përballohet ngjeshja.

Skenderbeu stervitje

“Do t’ju kërkoj që të punoni fort këto dy javë, pasi na pret një fundsezon i ngarkuar. Për shkak të ndalesës duhet të luajmë ndeshje të ngjeshura dhe në një klimë jo të favorshme, por të nxehtë. Do të duhet të jemi gati që të gjithë. Për shkak se ndeshjet do të jenë shumë afër njëra-tjetrës, do të duhet që të gjithë të jeni të gatshëm, prandaj le të marrim ngarkesën e duhur e të mundohemi të shmangim dëmtimet.

Do të kemi nevojë për të gjithë ju. Kur u vendos ndërprerja e kampionatit, ishim në një formë të shkëlqyer fizike dhe po merrnim rezultate. Të punojmë sërish fort që të rikthehemi atje ku ishim. Cilësitë i kemi dhe e treguam që i kemi. Tani duhet vetëm të punojmë”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Skënderbeut gjatë kësaj mbledhjeje, e cila është e para që pas shpërthimit të pandemisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Foto “hot”, e dashura e De Ligt “ndriçon” Instagramin

Publikuar

-

Nga

Annekee Molenaar është bukuroshja e cila nuk i ndahet partnerit të saj, yllit të Juventus, Matthijs De Ligt. Çifti e ka kaluar se bashku karantinë dhe janë argëtuar. Modelja si zakonisht nuk kursehet me fotot në rrjetet sociale dhe këtë herë luan me “ndriçimin”.

“Me drita ndezur këtë herë”, shkruan Annekee, ndërkohë që komentet e fansave dhe pëlqime sa vijnë e shtohen. Normale, kue më shumë se 400 mijë persona e ndjekin në llogarinë e saj në Instagram.

LEXO TE PLOTE

Sport

E BUJSHME/ Zbulohet plani special i UEFA-s për Champions-in

Publikuar

-

Nga

Nga UEFA vjen një asist… për Serinë A. Nuk është më afati përfundimtar i 25 majit për të prezantuar planet e rinisjes së kampionateve në Europë. Federatat duhet të komunikojnë se me çfarë formati do ta përfundojnë sezonin aktual 2019-’20, përpara se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të mblidhet më 17 qershor, një datë që fillimisht ishte planifikuar për më 27 maj.

Një lajm të tillë për shtyrjen e afateve e konfirmojnë burime brenda qeverisë europiane të futbollit, pas njoftimit për shtyrjen e mbledhjes së organit drejtues të futbollit kontinental.

Gjatë ditëve të shkuara, UEFA, përmes një deklarate shpjegonte se e kuptonte që planet e detajuara të mbylljes së sezonit nuk mund të ishin ende gati për datën 25 maj për shkak të disa faktorëve të jashtëm. Megjithatë, vijonte deklarata:

“UEFA do të presë që të marrë të paktën disa indikacione mbi rrugën e mundshme të nisjes nga federatat dhe ligat kombëtare deri në atë datë”. Në një letër përgjigjeje ndaj presidentit të Lionit, Zhan-Mishel Ola, zbuluar nga “Le Parisien”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, specifikonte se data 3 gusht për përfundimin e kampionateve ishte vetëm një rekomandim.

HIPOTEZA CHAMPIONS – UEFA ka edhe një plan “B” për të shpëtuar kompeticionet e saj. Do të luhen normalisht katër ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të mbetura pezull, pastaj nisin shkurtimet: çerekfinalet do të jenë me tek ndeshje, plus “Final Four” që do të zhvillohet në formën e një turneu në vendin e finales, Stamboll.

Dy gjysmëfinalet do të luhen me një ndeshje të vetme pastaj finalja dhe gjithçka do të përfundojë në harkun e katër ditëve. Ndeshjet në total: 11 dhe jo 17 si të formatit normal. Sigurisht gjithçka me dyer të mbyllura. Ideja është që ndeshjet teke të fazës çerekfinale të luhen në shtëpinë e klubit me koeficientin më të mirë në UEFA. Një zgjidhje kjo që do të penalizonte klubet pa përvojë të mbetura këtë edicion në garë, si Atalanta për shembull, e cila renditet në vend të 50-të në këtë klasifikim dhe pjesërisht edhe Napolin, në rast se do të eliminojë Barcelonën.

Skuadra e Hysajt renditet në vend të 16-të dhe lë pas vetëm bergamaskët dhe gjermanët e Lajpcigut. Sa i përket Juventusit (vendi i 5-të), në rast se do të përmbysin Lionin, do të luanin në transfertë  në qoftë se shorti do t’i vinte përballë Realit, Atletikos, Barcelonës apo Bajernit, që renditen më lart në klasifikimin e UEFA-s.

Bardhezinjtë do të luanin në “Juventus Stadium” në të githa rastet e tjera, edhe përballë dy favoriteve të mundshme si Mançester Siti dhe PSG. Formula e tek ndeshjeve në shtëpinë e skuadrës me koeficientin më të mirë do të aplikohej edhe në turet eliminatore të verës nëse do të ishte e nevojshme për të kompletuar skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

LEXO TE PLOTE

Sport

Drama e futbollistin 28-vjeçar, shikoni çfarë pune bën gjatë pandemisë për të ushqyer familjen

Publikuar

-

Nga

Kriza ekonomike e shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19 në botë pritet t’i prekë jetët e miliarda njerëzve në botë. As futbollistët nuk janë të përjashtuar nga ky fat.

Mahrous Mahmoud, mbrojtës i klubit Benu Suef në ligën e nivelit të dytë të futbollit në Egjipt, ka qenë duke punuar si shitës në rrugë për t’i siguruar ushqim familjes së tij, gjatë karantinës,

Pasi aktivitetet sportive në Egjipt kanë qenë të pezulluara që nga mesi i muajit mars, klubi i Mahmoud ua uli pagat lojtarëve dhe Mahmoud i humbi rreth 200 dollarë nga paga e tij mujore.

Për t’i siguruar ushqim familjes së tij, ai i ka bërë disa punë të ndryshme: ka punuar në ndërtim dhe në një furrë, ka shitur ëmbëlsira për Ramazan në rrugët e Mafalutit, një qytet 350 kilometra në jug të Kajros.

“Unë bëj çfarëdo pune për t’i ushqyer ata. Askush nuk është imun, por njerëzit si unë dhe familja ime duhet të mbijetojmë”, ka thënë Mahmoud.

Mahmoud gjeti punë si punëtor në ndërtimtari, ku paguhet 7 dollarë në ditë, por ai mund ta bëjë atë punë vetëm dy ditë në javë pasi që ditëve të tjera është i zënë duke punuar në një furrë.

28-vjeçari është duke punuar në mënyrë që të sigurojë ushqim për vete, prindërit dhe vëllain e tij më të vogël. Babai i tij e ka pasur të pamundur të punojë shkaku i problemeve me zemër.

 

LEXO TE PLOTE