LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

YEPP dënon arrestimin e Këlliçit/ Çështja e Teatarit duhej zgjidhur sipas ndërkombëtarëve

20 Maj 2020, 12:05, Politikë CNA
YEPP dënon arrestimin e Këlliçit/ Çështja e

Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane, YEPP, ka dënuar arrestimin e kreut të FRPD-së Belind Këlliçit për protestën ndaj shembjes së Teatrit. Sipas YEPP brutaliteti i policisë gjatë kësaj pandemie globale, është një akt dhune që shkon përtej parimeve të lirisë dhe demokracisë.

Ndër të tjera Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane thotë se çështja e Teatrit Kombëtar duhej zgjidhur sipas metodës së propozuar nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

“Dënojmë ashpër arrestimin e Belind Këlliçit, kryetar i FRPD, dhe shumë aktivistëve dhe artistëve të tjerë, prej regjimit socialist në Shqipëri. Shembja e Teatrit pothuajse njëqind vjeçar, së bashku me brutalitetin e policisë gjatë kësaj pandemie globale, është një akt dhune që shkon përtej parimeve të lirisë dhe demokracisë.
Për më shumë se dy vjet, aktivistët kanë bërë qëndresë të vazhdueshme, në përpjekje për ta ndalur qeverinë të shkatërrojë një monument me vlera historike, si për Shqipërinë edhe për Europën.
Çështja e Teatrit Kombëtar duhej zgjidhur sipas metodës së propozuar nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, siç ishte edhe propozimi i Komisioneres së BE për Kulturën, Mariya Gabriel, e cila i bëri thirrje kryeministrit shqiptar për t?u ulur në bisedime me mbrojtësit e Teatrit dhe jo për të marrë vendim vetjak mbi shkatërrimin.
Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe, në emër të gjithë partnerëve tanë, dënojmë këtë politikë shtypëse,”-shkruan YEPP, Forumi Rinor i Partisë Popullore Europiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga