Connect with Us

Sinan Idrizit i plas skandali, ish-presidenti i Gallatasarait e padit për mashtrim

Sport

Sinan Idrizit i plas skandali, ish-presidenti i Gallatasarait e padit për mashtrim

Publikuar

-

Një skandal ka dalë në dritë lidhur me kompaninë ajrore Air Albania, ku partneri kryesor i saj, Sinan Idrizi është paditur nga biznesmeni i famshëm turk  Adnan Polat në prokurorinë e Stambollit për mashtrim. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilat shkruajnë se Polat, ka de.noncuar se Idrizi i ka kërkuar para, për të blerë një kompani nafte në vendin tonë, kontratë e cila nuk është përmbushur.

“Adnan Polat, biznesmeni i famshëm, ish-President i Galatasaray është mashtruar në Shqipëri. Adnan Polat, i cili është dhe presidenti i Polat Grup ka dorëzuar në prokurorinë e Stambollit një pádi penale me pretendimin se kompania e Sinan Idrizit, Air Albania i ka kërkuar para me premtimin se do të blinte një kompani nafte por kontrata nuk është përmbushur” shkruan gazeta e madhe turke hurryet.com.tr

Çfarë ndodhi gjatë negociatave mes palëve, ku biznesmeni turk pretendon se ka ndodhur dhe máshtrimi?! Adnan Polat ishte takuar me Sinan Idrizin, partnerin e kompanisë Air Albania dhe president i sport klub Flamurtarit. Idrizi i kishte thënë Polat se një kompani e quajtur Global Fluids International, GFI në Shqipëri po bënte një biznes shumë të fitimprurës në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blente kompaninë.

Sipas pádisë, Sinan Idrizi i tha Polat se kompania shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci dhe nëse shitja nuk do të bëhej atëherë kjo garanci do të kthehej. Polat kishte përgatitur një projekt-marrëveshje për blerjen e aksioneve në nëntor 2016. Pas kontratës, Idrizi tha se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin nga ai në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës.  Kështu Polat kishte dërguar tarifën e parapagimit në llogarinë e biznesmenit pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar.

Sipas lajmit të gazetares  Dilek Yaman publikuar në gazetën Sabah Newspaper, Idrizi kishte telefonuar Polat për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 2017 shitja nuk u realizua. Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e 3.5 milionë dollarëve dhe anulimin e kontratës së shitjes. Por Sinan Idrizi nuk kishte pranuar., prandaj biznesmeni ka bërë pádi në Prokurori për máshtrim dhe kanë nisur hetimet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Europa League/ Tottenham shkatërron Ludogoretsin, fiton Roma. Ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur edhe sfidat e mbrëmjes në Europa League.

Tottenham ka marrë një fitore të thellë prej 4-0 ndaj Ludogorets, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve.

Vinicius pati një pjesë të parë të mirë, duke shënuar dy gola, në minutat 16’ dhe 34′ Harry Winks në minutën e 63’, shënoi për 3-0.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Lucas Moura, që shënoi në minutën e 73’ duke vulosur takimin.

Ndërkaq, Roma ka fituar pastër 0-2 ndaj Cluj duke u ngjtur ne kouoten e 10 pikeve ne vendin e pare ne grup./CNA.al

Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve:

LEXO TE PLOTE

Sport

Skandali/ Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës

Publikuar

-

Nga

Lajmi për vdekjen e Diego Maradonës tronditi Argjentinën dhe të gjithë botën. Trupi i pajetë i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të futbollit po mbahet në Casa Rosada në prani të familjes, miqve dhe mijëra tifozëve.

Ndërkohë është bërë virale fotografia e punonjësit të agjensisë funerale që pozoi krah trupit të Maradonës në arkivol.

Imazhi i publikuar nga televizoni argjentinas “Todo Noticias” u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe tregon burrin, që sheh kamerën dhe ngre gishtin e madh të dorës së majtë lart ndërsa me të djathtën ai prek ballin e ish-futbollistit.

Pronari i shtëpisë funerale Pinier tha se punonjësi u pushua nga puna dhe i kërkoi falje familjes së Maradona.

LEXO TE PLOTE

Sport

Axhenda/ Java e 6-të e Kategorisë Superiore, ja kur luhet derbi Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Të dielën do të luhen të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore për javën e pestë, por FSHF-ja nuk ka humbur kohë dhe ka përcaktuar edhe oraret për javën e gjashtë.

Do të jetë java e derbit ajo e gjashta, teksa Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Pikërisht derbi i kryeqytetit është vendosur të luhet ditën e premte më 4 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.

Përsa i përket ndeshjeve të tjera, ato do të luhen një ditë më vonë, me Kukësi-Apolonia dhe Vllaznia-Bylis që do të startojnë në 13:45 ndërsa Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Kastrioti do të startojnë në 16:45.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6

E premte, më 4 dhjetor
Ora 18:00 | Tirana-Partizani

E shtunë, më 5 dhjetor
Ora 13:45 | Kukësi-Apolonia
Ora 13:45 | Vllaznia-Bylis
Ora 16:45 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti

LEXO TE PLOTE