Connect with Us

Shansi i Muriqit, do ketë si trajner ish-in e Milanit

Sport

Shansi i Muriqit, do ketë si trajner ish-in e Milanit

Publikuar

-

Aktualisht, ashtu si në të gjithë kampionatet e tjerë veç Bundesligës, edhe në Turqi futbolli është i stopuar prej koronavirusit. Mirëpo, kjo nuk i ndalon klubet të vazhdojnë punën për projektet e tyre mbi sezonin e ardhshëm, apo edhe për atë aktualin. Një rast i tillë vlen për Fenerbahçen, aty ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi.

Klubi turk është prej muajit mars pa trajner dhe drejtuesit po punojnë për të sjellë një emër të njohur, në mënyrë që t’i japë një tjetër shtysë skuadrës. Emri në qarkullim është ai ish-trajnerit të Milanit, Viçenzo Montela.

Në rast se bisedimet shkojnë në rrugën e duhur, Muriqi mund të kishte bashkëpunim të ngushtë me një ish-sulmues si Montela i cili mund t’i mësojë më shumë rreth zanatit dhe gjithashtu mund t’i ndryshonte mendjen 26-vjeçarit për të mos u larguar nga Turqia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ernest Gjoka kujton arritjen e madhe me Kukësin kampion: Aty na kishit, s’na mundët dot

Publikuar

-

Nga

Për t’u shënuar në histori ishte arritja e madhe e trajnerit Ernest Gjoka me Kukësin, në sezonin 2016-2017. Atje verilindorët do të shpalleshin kampion të Superiores, pas një projekti serioz dhe disa vjeçar që kulmoi me fitimin e titullit.

Por gjithashtu ky sezon do të mbahet mend edhe për një rekord tjetër të vendosur nga ana e Kukësit.

Jo pak, por 35 javë kaluan pa asnjë humbje të vetme për skuadrën që kryesoi Superioren, duke dështuar vetëm në takimin e fundit, por atëherë gjithçka ishte mbyllur sa i përket llogarive të klasifikimit. “Aty na kishit, s’na mundët dot”, është kjo mënyra sesi Gjoka rikujton atë sezon fantastik edhe për karrierën e tij personale.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Manuel Nojer vendos për të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Muanel Nojerit i skadonte kontrata me Bajernin vitin e ardhshëm, teksa kërkonte një zgjidhje sa më të shpejt për këtë.

Ditën e sotme, klubi bavarez ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin gjerman, i cili tashmë ka hedhur firmën për kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2023.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme, se marrëdhënia nuk ka qenë shumë e mirë mes portierit dhe drejtuesve, për shkak se thuhej se gardiani bavarez nuk ishte i lumtur për faktin se në skuadër do afrohej një portier tjetër dhe ai mund të përfundonte rezervë.

Megjithatë tashmë është arritur gjithçka dhe Nojer ka rinovuar kontratën me Bajernin, e cila tregon edhe njëherë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për disa sezone të tjera.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fajin e kanë flokët, lojtari i Tottenham shkel rregullat antikoronavirus

Publikuar

-

Nga

Janë të shumtë rastet në Angli të futbollistëve që në vend të respektojnë karantinën, dalin në mbrëmje, dëfrehen por bëjnë dhe më keq. Nuk është rasti i të gjithëve, por disa janë gjobitur.

E fundit në radhë duket se do të jetë lojtari i Tottenham Serge Aurier duket se nuk ndreqet kurrë. Këtë herë, mbrojtësi i Tottenham ka postuar një foto në Instagram me berberin e tij pa respektuar normat e distancimit social anti-koronavirus, teksa Anglia vazhdon të jetë në izolim për shkak se numri i viktimave mbetet ende i lartë ashtu si edhe të infektuarit ditorë.

LEXO TE PLOTE