Connect with Us

Rrëfimi i Kanavaros: Prishëm trofeun e Kupës së Botës sapo u kthyem në Romë

Sport

Rrëfimi i Kanavaros: Prishëm trofeun e Kupës së Botës sapo u kthyem në Romë

Publikuar

-

Fabio Kanavaro vazhdon të argëtojë çdo ditë ndjekësit me bashkëbisedimet e itj në Instagram me lojtarë e ish-lojtarë, duke kujtuar historitë e periudhës kur ai ishte vetë futbollist e sidomos nga ato të Botërorit 2006, kur Italia bëri të sajën trofeun. Një trofe që me sa duket të kaltërit e kanë shkatërruar, sipas vetë fjalëve të ish-mbrojtësit.

“Kupa e Botës e vitit 2006? Sapo mbërritëm në Romë e prishëm”, tha ai duke qeshur për trofeun me të cilin kishte fjetur në shtrat në natën pas finales. Por më pas ai i qetësoi të gjithë duke shpjeguar se ishte një kopje. “Kupa që të japin gjatë ceremonisë dhe që shihet në TV është ajo e vërteta. Pastaj FIFA, për çështje sigurie, të jep një kopje dhe është ajo që prishëm ne në Romë”, shtoi mbrojtësi i cili tregoi edhe protokollin e rreptë që ka për trofeun në fjalë.

“Ata që nuk janë kampionë nuk munden as ta prekin trofeun, përveçse me dorashka të bardha. Në vitin 2010, kur m’u desh ta dorëzoja në ceremoninë e fillimit të Botërorit, një person nga ata të sigurisë më kërkoi të mbaja dorashka. Por pastaj dikush nga FIFA duhet t’i ketë thënë se mund ta mbaja”, tregoi ish-kapiteni i Italisë, ai që ngriti lart trofeun i pari në vitin 2006.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Do të habiteni, izolimi i ka bërë ndryshim interesant N’Golo Kantesë

Publikuar

-

Nga

Tifozët e Chelseat nuk mund t’i besonin syve kur N’Golo Kante u pa në stërvitje me plotë flokë në kokë.

Mesfushori, 29 vjeç, është parë vetëm me kokë të rruar pasi ai bëri transferimin në Angli në vitin 2015.

Disa nga lojtarët vendosën t’i thërrisnin berberët përpara se të riktheheshin në stërvitje.

Por Kante i rezistoi qartë kërkesës për t’i dhënë vetes një prerje flokësh në shtëpi para se të bënte kthimin e tij në Cobham.

Skuadra e Chelseat u rikthye të martën në stërvitje në grupe të vogla, ndërsa përgatiten për kthimin e Premierligës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fakic: Kapim Europën, i kemi të gjitha shanset

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu nuk dorëzohet në qëllimin e vetëm për t’u kthyer sërish si në kohët e arta, atje ku shërbeu si një lokomotivë për kampionatin shqiptar. Arritjet e mëdha në Europë bënë që të rriste edhe diferencën ndaj skuadrave të tjera në Superiore, duke fituar disa tituj rradhazi.

Aktualisht korçarët janë të dënuar dhe nuk mund të shkojnë në Europë, por nuk dorëzohen për t’ia dalë në gjyqin e fundit që pritet që ta jap verdiktin në qershor. Këtë herë është drejtori sportiv, Haris Fakiç, që për “Syri.net” është shprehur se ekipi po kërkon arritjen në zonën e Europës në kampionat. Kjo pasi ka shpresa të mëdha për t’u kualifikuar dhe fituar gjyqin më pas, megjithëse për skuadrat e tjera nuk llogaritet një triumf i Skënderbeut në fazën e fundit.

“Skënderbeu nuk ndryshon shumë nga ekipet e tjera, pasi edhe ne kemi qenë në kushte karantine. Një skuadër që nuk del komplet në stërvitje, me lojtarët që stërviten veç e veç, prishet ekuilibri dhe nuk jepet gjithçka që duhet. Na nevojitet pak më shumë kohë për të stabilizuar skuadrën. Realisht 3 javë janë pak për të qenë të gatshëm për kampionatin.

Mendimi im është që më shumë do i nënshtrohemi fatit, sesa strukturës reale të ekipeve. Do jemi në nivele të barabarta, pavarësisht investimeve të bëra. Deri në fund do ketë më shumë fat, sesa kualitet.

Nuk do të jemi të prekur shumë nga ky aspekt, pasi tregu shqiptar nuk është i shtrenjtë. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në çështjen e blerjeve, pasi edhe klubet evropiane do të jenë të kujdesshëm në blerje. Do të përdoret një matematikë tjetër. Transferimet nuk do të ndalen. Besoj se një skuadër ka vendosur të blejë për shembull Devi Bregun, s’do të ketë ndikim të madh në çmim.

Skënderbeu çdo herë ka qenë korrekt, kështu që ne jemi optimist. Për ne kjo është çështja më e rëndësishme, të kalojmë këtë verë, të mbyllim kampionatin. Ne do të luftojmë për pjesëmarrjen në Europë, pasi nëse fitojmë gjyqin, do të luajmë në kupat e Europës. I kemi mundësitë të kapim Evropën, pasi jemi një nga ekipet më kualitative në Shqipëri. Ne do të luftojmë për këtë gjë, pse jo që të marrim pjesë edhe në këtë vit”, ka thënë Fakiç.

LEXO TE PLOTE

Sport

Menaxheri i Nejmar: Kthim te Barcelona? Unë kam folur me Realin…

Publikuar

-

Nga

Vagner Ribeiro është një nga personat që njeh më mirë nga të gjithë se çfarë do të ndodhë me Nejmar. Menaxheri brazilian është një nga njerëzit e afërt të familjes dhe e ka ndihmuar në transferimin si te Barcelona, ashtu edhe te PSG sulmuesin brazilian.

Në një moment kur e ardhmja e Nejmar është vënë përsëri në diskutim, ai ka folur rreth kësaj teme për mediat në Brazil dhe ka zbuluar se në fakt skuadra që ka qenë më afër tij vitin e kaluar nuk ishte Barcelona por Real Madrid.

“Mendoj se Nejmar do të qëndrojë te PSG pasi tani merkato ka ndryshuar dhe me të do të jetë i ndryshëm edhe aspekti ekonomik i këtij sporti. A mund të kthehet Real Madrid në garë për të? Unë kam qenë shumë here në Madrid në të kaluarën, objektivi i Florentino Perez ka qenë të firmoste me Nejmar. Vitin e kaluara, në maj, jam takuar me të në zyrën e tij dhe më ka treguar ëndrrën që kishte ëpr të firmosur me Nejmar”, tregoi menaxheri.

LEXO TE PLOTE