LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria ndryshon Aktin Normativ “anti Covid-19”/ Gjoba bizneseve që s'aplikojnë për pagën e punonjësve

20 Maj 2020, 15:45, Sociale CNA
Qeveria ndryshon Aktin Normativ “anti Covid-19”/ Gjoba bizneseve

Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ të datës 15 mars të këtij viti në kuadër të masave të veçanta anti COVID 19.

Televizionet që nuk respektojnë distancën prej 2 metrash për të ftuarit gjobiten me një milion lekë, ndërsa masa mund të shkojë deri në vendosjen e bllokimit.

Githashtu, gjoba sanksionohen edhe për bizneset që nuk aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit.

Vendimi
Disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të këshillit të ministrave, ?për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19?, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

Neni 1

Në nenin 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

?13. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se një person në të njëjtën studio televizive, që nuk respektojnë distancën e sigurisë prej 2 metrash nga njëri-tjetri, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.?.

2.Pas pikës 20 shtohet pika 21, me këtë përmbajtje:

?21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Subjektet, të cilat i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit nuk gjobiten për mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare.

Subjektet e gjobituara mund të ushtrojnë të drejtën e ankimit pranë administratës tatimore, duke paraqitur në rrugë elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit të gjobës, sipas Kodit të Procedurave Administrative.?.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ?Fletoren zyrtare?.

Lajmet e fundit nga