Connect with Us

“Pse ishte Renea te Teatri Kombëtar?”/ Rama debat me gazetaren: Harruan t’ju pyesin ju

Politikë

“Pse ishte Renea te Teatri Kombëtar?”/ Rama debat me gazetaren: Harruan t’ju pyesin ju

Publikuar

-

Një debat është regjistruar mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares së Euroneës Albania pak më parë, teksa ishin duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetarja ka pyetur Ramën se përse ishin forcat Renea të armatosura te Teatri Kombëtar mëngjesin e shembjes së godinës, por kjo duket se ka irrituar kreun e qeverisë.

Me tone ironike, Rama i është përgjigjur duke i thënë se kanë harruar të pyesin gazetaren dhe kolegët e mediave, ndërsa pretendon se forcat Renea kanë qenë te Ministria e Brendshme jo tek Teatri.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Pse ishin forcat Renea aty?

Edi Rama: Harruan t’ju pyesin ju dhe kolegët tuaj, harruan t’ju marrin mendimin ju. Me Policinë e Shtetit jeni korrekt dhe mos e përbaltni me dyshime dhe fantazira.

LEXO EDHE:  Berisha paralajmëron Ramën/ Përgatitu për azil politik

Gazetarja: A është e ligjshme prania e forcave Renea aty?

Rama: Aty ku, aty ku, aty ku… Ata nuk kanë qenë në zonën e Teatrit, por kanë qenë te Ministria e Brendshme sepse nuk do konsultohen me mediat për punën e tyre. Ajo pamje është një spekulim i madh dhe një turp i madh për ju që xhironi forcat Renea kur s’kanë asnjë lidhje me Teatrin./ CNA.al

Video-Të armatosur me automatikë/ “Forcat Renea largojnë protestuesit nga Teatri Kombëtar”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama “thumbon” Bashën/ “Gjetën shesh për të bërë përshesh”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews Albania, tha se tërheqja e opozitës prej Këshillit Politik, nuk ka të bëjë me Teatrin, por se opozita nuk ka patur asnjëherë vullnet dhe me këtë rast, gjeti shesh për të bërë përshesh, pasi u ezaurua përsheshi i Astirit, Pazarit të Ri dhe parkut të lojërave.

“Teatri Kombëtar nuk është rekomandim i OSBE/ODIHR-it, as për t’u shembur e as për t’u ndërtuar. Opozita nuk ka treguar ndonjë vullnet për ta kryer Reformën Zgjedhore sepse tashmë ka vite që presim që ajo të thotë atë që ka për të thënë dhe ta mbarojmë këtë punë, por tek trualli ku është spostuar sot ka parë një shesh për të bërë përshesh pasi u euzaurua përsheshi i Astirit, Pazarit të Ri, parkut të lojërave,” theksoi Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më ngatërruan me Niçen e Shijakut”/ Alfred Lela: Nuk do ta fal Ramën dhe Veliajn

Publikuar

-

Nga

Gazetari Alfred Lela ka folur nga protesta për shoqërimin e tij mëngjesin e 17 majit, kur u shemb Teatri Kombëtar.

Lela tregoi se i kishin thënë se kanë ngatërruar me Niçen e Shijakut. Ai falenderoi të gjithë artistët dhe aktivistët që kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar, duke thënë se ia kupton sakrificën.

“Më thanë se më kishin ngatërruar me Niçen, u gëzova. Por më thanë më pas se më kishin ngatërruar me Niçen e Shijakut. Unë erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, me H të madhe, Edmond Budinën, Liçajn, Malkajn, e shumë e shumë të tjerë që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj. 27 duket si një numër, por unë që kam kaluar dy orë e gjysmë në komisariat e di se çdo të thotë 27 muaj. Shumëzoje me qindra e qindra herë. Jua respektojë sakrificën, dhimbjen, ju them se nuk ishte dështim. Shteti që udhëheq, erdhi hajdutçe në mes të natës, pa gdhirë agimi për të shembur një ndërtese që e kujt është? Është e shtetit dhe e jona, por nuk është e pushtetit. Është e njerëzve, e jona”, u shpreh gazetari.

LEXO EDHE:  “Sulme ekstreme ndaj SHBA”/ Shehu akuza qeverisë

Më tej, ai deklaroi se punonjësit e policisë do t’i falë për shoqërimin e tij, por theksoi se nuk do të falë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.

“I kam falur policët, pasi janë bija dhe bijë nënash. Na bënë kokë turku, por nuk jemi të parët. Nuk do ta fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin. Nuk do ta fal jo se u dhunova atë ditë, nuk do ta fal sepse ishin të pazotë për ta pranuar dhe njohur dhunën, për të qenë burra në Shqipëri e të thonë “na fal se ashtu ndodhi”. Nuk mundën se janë burracakë. Që të mos keqkuptohemi, s’kam ndërmend të marr pushkën. Ajo që ndodhi me Teatrin nuk ishte suksesi i parë i Edi Ramës. Dua të përmend disa prej tyre. Kanabizimi i vendit cep me cep. Detyrimi i shqiptarëve për të ikur dhe për të lënë këtë vend, si asnjë herë më parë.”, tha Lela.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zyrtare/ Sulmuesi i njohur spanjoll tërhiqet nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Aritz Aduriz ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli. Shkak për këtë janë bërë dëmtimet e shumta për 39-vjeçarin, teksa është shprehur se këto ia kanë bërë të pamundur të vazhdojë karrierën e tij.aduriz

Sulmuesi kishte si qëllim që të luante në finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Real Sociedadit, e cila do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit, por dëmtimet ia kanë bërë të pamundur dhe ditën e sotme njofton përfundimisht tërheqjen.

LEXO EDHE:  Rama “sulmon” opozitën për çeljen e negociatave

Në karrierën e tij, Aduriz ka arritur numra fantastikë, teksa ka zhvilluar 780 ndeshje në total, ku ka arritur të shënojë plot 285 gola. Një lajm jo shumë i mirë për tifozët e Atletik Bilbaos, të cilët e pëlqenin shumë sulmuesin spanjoll.

LEXO TE PLOTE