Connect with Us

Plas te skuadra e Kategorisë Superiore, lojtarët refuzojnë të dalin në stërvitje. Ja arsyeja

Sport

Plas te skuadra e Kategorisë Superiore, lojtarët refuzojnë të dalin në stërvitje. Ja arsyeja

Publikuar

-

Kriza financiare ka pushtuar futbollin shqiptar dhe sot alarmi është dhënë në Shkodër. Në ditën e ardhjes së trajnerit Mirsad Jonuz nga Maqedonia e Veriut, futbollistët kanë kërkuar që përpara se të dilnin në fushë, të vinte administratori i klubit, Suad Lici, t’i sqaronte për disa çështje shumë problematike.

Ekipi kërkonte garanci për pagat e pa marra. Prej katër muajsh futbollistët nuk janë paguar, por nga ana tjetër, ata kërkonin që të dinin nga administratori se çfarë do të bëhet me kontratat e tyre, pasi shumicës u përfundojnë më 31 maj.

Mirëpo, administratori Lici nuk është dukur në ambientin stërvitor dhe trajneri Jonuz është munduar të qetësojë lojtarët. Ai ka mbajtur një fjalim dhe më pas futbollistët kanë pranuar të dalin në fushë, por me kushtin që nesër të takojnë patjetër administratorin Lici. Një situatë e nderë, e cila mund të precipitojë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Nuk e kuptoj si e mora virusin”, flet lojtari i infektuar në Premier Ligë: Nuk kam dalë fare

Publikuar

-

Nga

Adrian Mariapa zbulon se është ai lojtari i infektuar me koronavirus në radhët e Utfordit, por nuk arrin ta kuptojë sesi ka ndodhur kjo gjë duke qenë se nuk ka dalë pothuajse fare nga shtëpia.

Qendërmbrojtësi xhamajkan shpjegon që e ka lënë shtëpinë gjatë periudhës së karantinës vetëm për ndonjë stërvitje të shkurtër apo shëtitje me fëmijët, prandaj dhe është e çuditshme si mund të jetë infektuar.

“Që kur mora vesh se jam i infektuar, unë kam vrarë mendjen sesi e kam marrë virusin. Ishte një surprizë e madhe, sepse nuk e kam lënë fare shtëpinë, përveçse për disa ushtrime apo për ecje me fëmijët,” tha 33 vjeçari për “The Telegraph”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dyshimet për sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, vendoset përfundimisht për 4 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Shpallen te pafajshem nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion kater personat e arrestuar si te dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Vendimi eshte marre sot nga Gjykata e Posacme Antikorrupsion per shtetasit Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, shkruan “Panorama”.

Ata u vune ne pranga ne vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Tashmë drejtësia shqiptare me pushimin e çështjes i ka shpallur të pafajshëm katër shtetasit e sipërmendur ndaj dyshimeve të mëparshme.

Këta shtetas dyshoheshin për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”.

Kërkesa për pushimin e kësaj çështjeje është bërë nga vetë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ose SPAK siç njihet të cilën Gjykata e pranoi duke pushuar masat e sigurisë ndaj tyre.

***

Katër shtetasit Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, bashkë me disa shtetas kosovar u arrestuan si të dyshuar se kishin kontakte me terroristë të ISIS në vitin 2015 si Lavdrim Muhaxheri apo edhe të tjerë xhihadistë dhe radikal nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Pavarësisht këtyre dyshimeve policia dhe prokuroria nuk arritën asnjëherë që të sigurojnë këto prova që pretendojnë dhe për të cilat bënë arrestimet duke bërë që pas më shumë se 3 vitesh të marrin pafajsinë.

Një vit pas arrestimit, në nëntor të 2017-ës Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani  u lanë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi prokuroria nuk dërgoi asnjë provë në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda duke bërë që të përfundojnë afatet ligjore për mbajtjen në paraburgim dhe duke detyruar gjykatën që të vendosë “arrest shtëpie” për të katërt.

Në kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes thuhet se janë administruar në cilësinë e provës materiale ligjëratat në rrjetet sociale për shtetasin Xhezair Fishti, janë kryer kontrolle banesash dhe janë pyetur shumë persona, janë sekuestruar telefona dhe kompjutera, janë kryer përgjime dhe janë pyetur vetë të arrestuarit të cilët nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave dhe se madje disa prej tyre nuk njihen me njëri-tjetrin, prova aspak të mjaftueshme as për t’i dënuar por as për t’i mbajtur në paraburgim katër shtetasit e sipërpërmendur.

Prokuroria thotë se nuk u arrit të provohej akti terrorist  dhe nuk është arritur të gjehen as mjetet përkatëse që organi i akuzës kishte dyshime siç janë armët, banesat apo edhe mjete të tjera logjistike për të kryer aktin terrorist.

Prokuroria është dorëzuar në fund duke thënë se me këtë nivel provash të grumbulluar në ngarkim të dyshuarve nuk mund të ngrihet akuzë ndaj tyre e jo më të dërgohen për gjykim duke bërë që tri akuzat ndaj tyre për terrorizëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael të bien poshtë përfundimisht dhe tashmë shtetasit Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani të dalin të pafajshëm pas një procesi që bëri shumë zhurmë dhe zgjati mbi 3 vite.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shansi i Muriqit, do ketë si trajner ish-in e Milanit

Publikuar

-

Nga

Aktualisht, ashtu si në të gjithë kampionatet e tjerë veç Bundesligës, edhe në Turqi futbolli është i stopuar prej koronavirusit. Mirëpo, kjo nuk i ndalon klubet të vazhdojnë punën për projektet e tyre mbi sezonin e ardhshëm, apo edhe për atë aktualin. Një rast i tillë vlen për Fenerbahçen, aty ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi.

Klubi turk është prej muajit mars pa trajner dhe drejtuesit po punojnë për të sjellë një emër të njohur, në mënyrë që t’i japë një tjetër shtysë skuadrës. Emri në qarkullim është ai ish-trajnerit të Milanit, Viçenzo Montela.

Në rast se bisedimet shkojnë në rrugën e duhur, Muriqi mund të kishte bashkëpunim të ngushtë me një ish-sulmues si Montela i cili mund t’i mësojë më shumë rreth zanatit dhe gjithashtu mund t’i ndryshonte mendjen 26-vjeçarit për të mos u larguar nga Turqia.

LEXO TE PLOTE